Ardian Fero

Ardian Fero Kandidat për Deputet në Fier
Profesionalizëm, përkushtim dhe vizion për një Fier më të mirë

Kur analisti shet ndërgjegjenSa herë që shqiptaret mbushin sheshet për të protestuar kundër një qeverie, ndodh një fenom...
30/06/2026

Kur analisti shet ndërgjegjen
Sa herë që shqiptaret mbushin sheshet për të protestuar kundër një qeverie, ndodh një fenomen i çuditshem. Nuk alarmohen vetëm zyrat e pushtetit. Aktivizohet menjëherë edhe "brigada e studiove televizive", një grup personazhesh që, si me komandë, dalin për të shpjeguar pse populli e ka gabim dhe pushteti gjithmonë ka të drejte.
Nuk dëgjon analiza mbi arsyet e protestës. Nuk dëgjon pyetje për korrupsionin, largimin masiv të të rinjve, varfërinë, taksat apo kapjen e institucioneve. Jo. E gjithë energjia harxhohet për të bindur qytetarët se problemi nuk është qeveria, por vetë qytetarët që protestojnë.
Çfarë ironie! Ata që për vite kanë përfituar nga fondet publike, nga emërimet, nga privilegjet dhe afërsia me pushtetin, sot dalin në ekran me petkun e "analistit të pavarur". Nuk mbrojnë të vërtetën; mbrojnë interesin që u ka siguruar rehati.
Analiza nuk është zanat për të larë borxhet ndaj pushtetit. Analiza kërkon integritet. Kërkon guxim për të kritikuar edhe atë që të ka favorizuar. Përndryshe nuk je analist, por zëdhënës pa mandat.
Më e trishta është se ata mendojnë se publiku nuk e kupton. Se mjafton ne kostum i shtrenjtë, disa terma akademikë dhe disa minuta në studio për të fshehur konfliktin e interesit. Por qytetarët e dallojnë kur fjala buron nga ndergjegjja dhe kur buron nga llogaria bankare.
Besueshmëria nuk blihet me kontrata. Respekti nuk fitohet me favore. Dinjiteti nuk jepet me vendim qeverie.
Në fund të ditës, pushtetet ndryshojnë. Kolltukët ndërrohen. Privilegjet mbarojnë. Ajo që mbetet është emri që ke ndërtuar. Dhe nuk ka pagesë që e pastron njollën e atij që zgjodhi të mbrojë të pambrojtshmen, jo nga bindja, por nga interesi.
Historia nuk i mban mend ata që justifikuan çdo dështim të pushtetit. Historia kujton ata që patën kurajën të flasin kur të tjeret heshtën.

19/06/2026
19/06/2026

Po të shohësh protestat e fundit në Tirane nga një këndvështrim tjeter, ato nuk mund të analizohen thjesht si protesta të një partie politike. Ato janë shndërruar gradualisht në një kanal ku derdhet pakënaqësia e akumuluar e qytetarëve për korrupsionin, emigrimin, koston e jetesës, çështjet e pronës dhe mungesën e besimit te institucionet. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, por motivet e pjesëmarrjes së shum protestuesve shkojnë përtej nje beteje të zakonshme partiake.
Nga ana tjetër, është e vështirë të mohohet se një pjese e madhe e temave që sot artikulohen në shesh janë ngritur prej vitesh nga opozita. Shumë nga denoncimet për korrupsionin, abuzimet me pushtetin dhe aferat publike janë bërë fillimisht nga opozita, ndërsa më pas disa prej tyre janë kthyer në çështje hetimore apo debate kombëtare. Për këtë arsye, shumë protestues dhe opozita ndodhen objektivisht në të njëjtën linjë politike: kërkojnë llogaridhënie, ndryshim qeverisjeje dhe fundin e një modeli që e konsiderojne të konsumuar.
Megjithatë, aleanca mes protestës qytetare dhe opozites nuk duhet të jetë një marrëdhënie nënshtrimi, por partneriteti. Protesta fiton forcë kur ruan karakterin qytetar dhe pavarësinë morale, ndërsa opozita fiton besueshmëri kur dëgjon dhe përfaqëson kërkesat e qytetarëve. Në demokraci, ndryshimi shpesh vjen pikërisht kur energjia qytetare dhe veprimi politik bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët.
Në këtë kuptim, protestuesit e sotëm dhe opozita nuk duhen parë si dy kampe të ndara. Ata janë dy pjesë të së njëjtës përpjekje: njëra shpreh revoltën në shesh, tjetra përpiqet ta përkthejë atë në aksion politik. Nëse qëllimi është largimi i një qeverie që konsiderohet e dështuar, atëherë bashkëpunimi mes tyre nuk është vetëm i natyrshëm, por edhe i domosdoshëm. Historia politike tregon se asnjë protestë e madhe nuk sjell ndryshim pa një përfaqësim politik, dhe asnjë opozitë nuk fiton besimin e qytetarëve pa mbështetjen e tyre në rruge

Erdhi ujiiii!
09/01/2026

Erdhi ujiiii!

A kemi një opozitë që bën sikur? Pyetja sot nuk është më nëse në Shqipëri ka konflikt politik, por sa real është ai. Sep...
12/12/2025

A kemi një opozitë që bën sikur?

Pyetja sot nuk është më nëse në Shqipëri ka konflikt politik, por sa real është ai. Sepse zhvillimet e viteve të fundit tregojnë një model të përsëritur: retorikë e ashpër për publikun, marrëveshje të buta në prapaskenë.

Rasti i Avokatit të Popullit është shembull tipik. Ky institucion, sipas Kushtetutës, duhet të jetë mburojë kundër pushtetit, jo produkt i një kompromisi mes tij dhe një opozite që pranon emra pa peshë reale. Fakti që mazhoranca e pranoi pa rezistencë kandidaturën e propozuar nga opozita ngriti dyshime të forta:
jo sepse u arrit konsensus, por sepse u zgjodh dikush që nuk përbën rrezik për pushtetin.

Ky nuk është rast i izoluar.

– Reforma në drejtësi u mbështet publikisht nga të gjitha palët, por në praktikë opozita shpesh ka reaguar vetëm kur goditjet preknin interesat e saj, jo kur drejtësia vepronte në mënyrë selektive.
– Komisionet parlamentare, përfshirë ato hetimore, janë përdorur më shumë si skenografi politike sesa si instrumente reale kontrolli. Shumë prej tyre kanë përfunduar pa pasoja konkrete.
– Bojkotet e opozitës (mandatet, parlamenti, zgjedhjet lokale) janë shoqëruar më pas me rikthime pa kushte, duke i dhënë mazhorancës atë që donte: pushtet pa pengesa reale.

Ndërkohë, çështje të mëdha publike si koncesionet, PPP-të, aferat e pronave, emigrimi masiv, kapja e mediave, rrallë kanë prodhuar përplasje të vërteta politike që të çojnë në përgjegjësi konkrete. Ka zhurmë, por jo rezultat.

Kjo krijon perceptimin – gjithnjë e më të përhapur – se në Shqipëri kemi:

një pushtet që sundon

dhe një opozitë që menaxhon pakënaqësinë, jo që e kanalizon drejt ndryshimit

Kur qytetarët shohin që palët bien dakord pikërisht aty ku duhet konflikt, lind bindja se pazari politik nuk është më i fshehtë, por i institucionalizuar. Dhe kur kjo ndodh, problemi nuk është vetëm politika, por fyerja e inteligjencës publike.

Sepse demokracia nuk vdes vetëm nga diktatura,
vdes edhe nga opozita që bën sikur.

8 Dhjetori – Dita kur Shqipëria mori frymë për herë të parë8 Dhjetori 1990 nuk ishte thjesht një datë në kalendar. Ishte...
08/12/2025

8 Dhjetori – Dita kur Shqipëria mori frymë për herë të parë

8 Dhjetori 1990 nuk ishte thjesht një datë në kalendar. Ishte momenti kur djemtë dhe vajzat e auditorëve, ende pa e ditur vetë, morën mbi supe barrën e një kombi të lodhur. Në një kohë kur frika ishte bërë pjesë e përditshmërisë, studentët ishin ata që guxuan të mos heshtnin më.

Aty, në atë natë të ftohtë dhjetori, shpresa lindi mes hapave të rinisë që brohoriste për liri. Në sytë e tyre shihje një dritë të re — dritën e një Shqipërie që donte të hapte dyert, të merrte frymë, të jetonte. Protestat e studentëve nuk ishin vetëm kundër diktaturës, por edhe për një ëndërr të përbashkët: një vend ku njeriu të jetonte me dinjitet, me të drejtën për të folur, për të zgjedhur, për të qenë i lirë.

Por koha iku… dhe ëndrra u lodh.

Sot, shumë prej atyre që dikur besuan tek liria, ndihen të zhgënjyer. Shpresa që dikur ndriçonte rrugët e Tiranës është zbehur nën peshën e korrupsionit, padrejtësive dhe një politike që shpesh duket se shërben veç vetveten. Shqipëria e sotme nuk është ajo që studentët e Dhjetorit ëndërruan. Demokracia u fitua në letër, por shpesh humbet në realitet.

Brezi i ri nuk kërkon më të rrëzojë diktatura — por largimet, emigrimet dhe dëshpërimi tregojnë se ata janë lodhur duke pritur një shtet që t’i përkasë njerëzve të vet. Njerëzit kërkojnë drejtësi, barazi, mundësi… por shpesh ndihen sikur kërkojnë shumë.

Dhe megjithatë, 8 Dhjetori mbetet kujtesë: kujtesa se ndryshimi fillon nga guximi. Nga ata që nuk pranojnë të heshtin. Nga ata që besojnë se Shqipëria meriton më shumë. Nga ata që nuk e lënë shpresën të shuhet, edhe kur duket se gjithçka rreth tyre është errësuar.

Sepse historia na mëson një të vërtetë të madhe:
Asnjë shpresë nuk vdes plotësisht… sa kohë ka dikush që e mban gjallë.

Address

Fier

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ardian Fero posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category