Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania The WHO Country Office in Albania was established in 1991 in Tirana.

Vdekshmëria amtare është ulur në Rajonin Europian të OBSH-së. Sot, më shumë se 98% e lindjeve kryhen në institucione shë...
27/08/2026

Vdekshmëria amtare është ulur në Rajonin Europian të OBSH-së. Sot, më shumë se 98% e lindjeve kryhen në institucione shëndetësore dhe 99% asistohen nga profesionistë të shëndetësisë.

Ky përparim është rezultat i përmirësimit të kujdesit klinik, forcimit të mbikëqyrjes dhe angazhimit të vazhdueshëm në nivel politik.

Megjithatë, kur gratë vlerësohen kryesisht për rolin e tyre riprodhues, ekziston rreziku që nevojat e tyre të tjera shëndetësore të mos marrin vëmendjen e duhur. Shumica e grave nuk e humbin jetën gjatë viteve të moshës riprodhuese. Në fakt, ato jetojnë më gjatë se burrat, por kalojnë më shumë vite me shëndet jo të mirë.

OBSH prezanton një seri të re me dëshmi të bazuara në të dhëna.

E nisim me: - https://www.facebook.com/hashtag/morethanamother — një analizë e thelluar e asaj që zbulojmë kur e shohim më gjerësisht shëndetin e grave dhe të personave të cilëve u është përcaktuar seksi femër në lindje.

- https://www.facebook.com/hashtag/eurodatastories

Lexoni analizën tonë: https://bit.ly/4ikjuhu
https://bit.ly/4ikjuhu

Eksploroni më shumë të dhëna shëndetësore nga Europa — https://www.facebook.com/hashtag/healthdata
https://bit.ly/3WJhZxu
https://bit.ly/3WJhZxu

Reagimi nis përpara se të ndodhë emergjenca.Kur ndodh një emergjencë, reagimi duhet të jetë i shpejtë. Por puna që e bën...
20/08/2026

Reagimi nis përpara se të ndodhë emergjenca.

Kur ndodh një emergjencë, reagimi duhet të jetë i shpejtë. Por puna që e bën të mundur këtë reagim nis shpesh shumë kohë përpara sinjalit të parë, mobilizimit të ekipeve apo mbërritjes së pacientit të parë.

Është puna e planifikimit, mbikëqyrjes, hartimit të udhëzimeve dhe trajnimit. Janë marrëdhëniet e ndërtuara përpara se të lindë nevoja për to. Janë sistemet e testuara përpara se të vihen nën presion. Është besimi te OBSH-ja, partnerët humanitarë dhe shkenca, i forcuar ndër vite përmes kërkimit shkencor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mësimeve të nxjerra nga krizat e mëparshme.

Në të gjithë Rajonin Europian të OBSH-së, kjo punë, që shpesh mbetet e padukshme, ndihmon OBSH-në dhe partnerët e saj ta kthejnë informacionin në veprim. Dhe procesi i të mësuarit nuk përfundon kur mbaron reagimi i menjëhershëm. Përvoja e fituar gjatë një emergjence rikthehet në planifikim, trajnime, udhëzime dhe sisteme, duke ndihmuar që reagimi ndaj emergjencës së ardhshme të jetë edhe më i fortë.

Me rastin e Ditës Botërore Humanitare, hedhim një vështrim pas skenës, te njerëzit, sistemet dhe partneritetet që bëjnë të mundur një reagim efektiv ndaj emergjencave.

Kështu duket në praktikë gatishmëria ndaj emergjencave.

https://bit.ly/3U4e0gV

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë 47% të të gjitha vdekjeve te gratë në Rajonin Europian të OBSH-së. Megjithatë, ende...
19/08/2026

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë 47% të të gjitha vdekjeve te gratë në Rajonin Europian të OBSH-së. Megjithatë, ende shumë gra përballen me vonesa në diagnostikim, trajtim të pamjaftueshëm dhe pasoja më të rënda për shëndetin.

Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson aftësitë tona njohëse dhe na ndihmon të zhvillojmë cilësi të rëndësishme për jetë...
17/08/2026

Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson aftësitë tona njohëse dhe na ndihmon të zhvillojmë cilësi të rëndësishme për jetën e përditshme. Këto janë përfitime nga të cilat mund të përfitojë kushdo. 🧠
https://bit.ly/44Wgy2f

🌡️ Moti i nxehtë nuk i prek të gjithë njësoj.Disa njerëz përballen me rrezik më të madh për t'u cënuar nga sëmundje që l...
13/08/2026

🌡️ Moti i nxehtë nuk i prek të gjithë njësoj.
Disa njerëz përballen me rrezik më të madh për t'u cënuar nga sëmundje që lidhen me të nxehtin, dhe ndër ta janë:
👵 Të moshuarit
👶 Fëmijët e moshave të vogla
🤰 Gratë shtatzëna

OBSH rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar në javë – do të thotë: vetëm 22 minuta në dit...
11/08/2026

OBSH rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar në javë – do të thotë: vetëm 22 minuta në ditë.

Edhe aktivitete të thjeshta të përditshme, si puna në kopsht, ecja deri në dyqan apo përdorimi i shkallëve, kontribuojnë në mirëqenien tuaj. Aktiviteti fizik nuk ka pse të jetë intensiv për të sjellë përfitime.

Hapat e vegjël sjellin ndryshime të mëdha – Jepi vlerë çdo lëvizjeje!

“Kushdo që bashkëvepron me familjet ka një rol për të luajtur”, thotë Angela Giusti nga Instituti Kombëtar Italian i Shë...
06/08/2026

“Kushdo që bashkëvepron me familjet ka një rol për të luajtur”, thotë Angela Giusti nga Instituti Kombëtar Italian i Shëndetit (ISS).
“Mund të jetë arkëtari në supermarket, parukierja, infermierja, fqinji. Prindërit i besojnë shumë njerëzve të ndryshëm dhe ne duhet të sigurohemi që këta njerëz të jenë pjesë e këtij komuniteti të kujdesshëm për prindërimin. Kjo është mënyra – këtu qasja e komunitetit miqësor ndaj foshnjave vërteton vlerën e saj.”
Së bashku me Anne Bærug nga Drejtoria Norvegjeze e Shëndetësisë, ajo bashkëdrejton detyrën e Komunitetit dhe Shërbimeve Shëndetësore Miqësore ndaj Foshnjave në kuadër të Veprimit të Përbashkët të financuar nga Bashkimi Europian (BE) për Parandalimin e Sëmundjeve Jo-Transmetuese (JA Prevent NCD).
https://bit.ly/40KYW8z

💧 Hidratimi i mirë është një nga mënyrat më të thjeshta për të mbrojtur veten gjatë ditëve të nxehta.Mos prisni derisa t...
04/08/2026

💧 Hidratimi i mirë është një nga mënyrat më të thjeshta për të mbrojtur veten gjatë ditëve të nxehta.
Mos prisni derisa t'ju marrë etja.
🥤 Pini ujë rregullisht (rreth 2-3 litra në ditë)
🚫 Shmangni pijet me kafeinë, sheqer dhe alkool.
Kushtojuni vëmendje të moshuarve, fëmijëve dhe kujtdo që mund të jenë në rrezik më të lartë për dehidratim dhe inkurajojini ata të pijnë lëngje.

Ushqyerja me gji u jep foshnjave fillimin më të mirë të mundshëm—rritje e imunitetit, mbështetje e zhvillimit të trurit ...
03/08/2026

Ushqyerja me gji u jep foshnjave fillimin më të mirë të mundshëm—rritje e imunitetit, mbështetje e zhvillimit të trurit dhe ulje e rrezikut të sëmundjeve jo-ngjitëse si , dhe kardiovaskulare—si për foshnjat ashtu edhe për nënat!
Mbështetja e nënave 👦👩🏽🧑🏽👩🏻‍🦰‍👧🏾 do të thotë familje dhe komunitete më të shëndetshme!

Nxehtësia i shkakton trupit ngarkesë shtesë.Për të mbrojtur veten, familjen dhe të dashurit tuaj nga efektet negative sh...
31/07/2026

Nxehtësia i shkakton trupit ngarkesë shtesë.

Për të mbrojtur veten, familjen dhe të dashurit tuaj nga efektet negative shëndetësore kur temperaturat rriten:

☀️ Shmangni ekspozimin direkt në diell
🌳 Qëndroni në hije
🧴 Aplikoni krem ​me faktor të lartë mbrojtës nga dielli

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share