02/11/2026
Sezoni i ullirit është më shumë se një periudhë prodhimi; është përkushtimi, tradita dhe puna që bashkon fermerët, prodhuesit dhe të gjithë ata që besojnë në potencialin e këtij sektori.
Këtë atmosferë patëm kënaqësinë ta ndanim edhe me Ministren Erjona Ismaili , e cila gjatë vizitës te Musai Olive Oil u njoh nga afër me procesin e prodhimit. Një takim që vlerëson rëndësinë e bashkëpunimit dhe të ardhmen e sektorit të ullirit në Shqipëri.
Vlerësojmë veçanërisht vëmendjen, kujdesin dhe frymën bashkëpunuese të Ministres ndaj këtij sektori, si dhe rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm mes institucioneve dhe prodhuesve. 🫒
Musai Olive Oil | The Essence of Excellence.