04/08/2026
Varfëria ishte dikur shumë më prezente, por zemrat ishin më të pasura, me rritjen e luksit njerëzit zakonisht harrojnë Krijuesin, bëhen arrogantë dhe kjo po ndodh e po shtohet. Për besimtarët muslimanë durimi duhet të jetë prezent edhe në mirësi edhe në fatkeqësi, në mënyrë që ta synojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, para çdo begatie tjetër të përkohshme.