Kodi Lajmor

Kodi Lajmor Kodi Lajmor

11/14/2026

PARATË NË PRIVAT, PËRGJEGJËSIA NË PUBLIK!

Fillimisht, ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e jetës së zonjës në Klinë.

Pa paragjykuar rrethanat e këtij rasti, është koha të flasim për një problem që e hasim shpesh në shëndetësinë tonë.

Pacientët shkojnë në ordinanca private, marrin receta me injeksione e të ashtuquajturit “koktej infuzioni”, ndërsa për t’i marrë këto terapi drejtohen në QMF e QKMF.

Paratë mbesin në privat, ndërsa barra e administrimit dhe menaxhimit të komplikimeve i mbetet sektorit publik!

Po nëse ndodh një reaksion alergjik apo shok anafilaktik? Kush e menaxhon pacientin dhe si ndahet përgjegjësia?

Mjeku publik nuk është i obliguar ta zbatojë verbërisht çdo recetë private. Ai ka të drejtë dhe detyrim ta rivlerësojë terapinë dhe sigurinë e saj.

Edhe pacientët duhet ta kuptojnë se jo çdo sëmundje kërkon injeksion apo infuzion. Terapinë e përcakton mjeku sipas nevojës, jo sipas dëshirës së pacientit.

Na duhen rregulla të qarta, përgjegjësi profesionale dhe koordinim mes sektorit privat e atij publik.

Sepse në fund, kur diçka shkon keq, pasojat më të rënda i bart pacienti!

11/13/2026
11/12/2026

534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani

🔗 Lajmi në koment

Address

New York, NY

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kodi Lajmor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share