Mr. Sc. Besnik Sherifi - Psikolog Klinik

Mr. Sc. Besnik Sherifi - Psikolog Klinik Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Mr. Sc. Besnik Sherifi - Psikolog Klinik, Medical and health, Gjilan, Gjilan.

Trajtimi i ankthit përmes seancave psikologjike zakonisht strukturohet në mënyrë progresive. Një qasje shumë e përdorur ...
25/08/2026

Trajtimi i ankthit përmes seancave psikologjike zakonisht strukturohet në mënyrë progresive. Një qasje shumë e përdorur është Terapia Kognitive-Sjellore (CBT), e cila punon me mendimet, emocionet, reagimet trupore dhe sjelljet që e mbajnë ankthin.
Specialist i Psikologjisë klinike!

24/08/2026

Jo çdo dhimbje shprehet me fjalë.
Ndonjëherë ankthi shfaqet si lodhje, heshtja si distancë, zemërimi si mbrojtje dhe sjellja e vështirë e fëmijës si një mënyrë për të kërkuar ndihmë.
Psikologjia nuk merret vetëm me atë që shohim, por përpiqet të kuptojë atë që fshihet pas saj.
Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi — është një hap drejt mirëkuptimit dhe ndryshimit.
Ma. Sc. Besnik Sherifi
Specialist i psikologjisë klinike

Hiperaktiviteti nuk është gjithmonë lazdrim, mosbindje apo mungesë edukate. Ndonjëherë pas lëvizjes së tepërt, impulsivi...
22/08/2026

Hiperaktiviteti nuk është gjithmonë lazdrim, mosbindje apo mungesë edukate. Ndonjëherë pas lëvizjes së tepërt, impulsivitetit dhe vështirësisë për t’u përqendruar fshihet një nevojë për vlerësim dhe mbështetje profesionale.

Shërbime të psikologjisë klinikeMa.sc. Besnik SherifiSpecialist i Psikologjisë Klinike📌Psikoterapi individuale dhe famil...
18/08/2026

Shërbime të psikologjisë klinike
Ma.sc. Besnik Sherifi
Specialist i Psikologjisë Klinike

📌Psikoterapi individuale dhe familjare;
📌Vlerësime psikologjike;
📌Testime psikologjike;
📌Terapi këshillimi për fëmijë dhe adoleshent;
📌 Këshillim online;
📌 Ekspertiza gjyqësore;
📌Terapi stimulimi për fëmijë me çrregullime neurozvillimore.
!

13/08/2026

Në jetën e secilit individ, shumë ndodhi pak a shumë të dhimbshme dhe domethënëse edhe pse të fshira nga vetëdija nëpërmjet largimit, mekanizmi kryesor i mbrojtjes i zbuluar nga Frojdi vazhdojnë të jenë vepruese në pavetedije, nga e cila mund të dalin në sipërfaqe në mënyrë të pakontrolluar dhe të paparashikueshme, me të gjithë ngarkesën e tyre ndjesore, sa herë që një situatë rastësore i rithërret në jetë.
(Gorgoni & Nuci).

 !
13/08/2026

!

12/08/2026

Një mendje e ngarkuar krijon stres dhe kur jeni të stresuar trupi prodhon më shumë kortizol!

11/08/2026

Shërbimet profesionale kërkojnë kompetencë të lartë profesionale, ku prioritet duhet t’i jepet cilësisë së shërbimit dhe jo sasisë së shërbimeve të ofruara.

11/08/2026
Stilet e prindërimitPrindërit agresiv siç thuhet nga (Biddulph, 2006) nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fë...
08/08/2026

Stilet e prindërimit

Prindërit agresiv siç thuhet nga (Biddulph, 2006) nxjerrin ose fëmijë të trembur e frikacakë, ose fëmijë rebel e të pa shtruar ose të dyja bashkë.

Prindërit pasiv për të cilën mungon bashkëpunimi me fëmijët, kreativiteti, angazhimi, komunikimi, duke u dorëzuar pranë fëmijës së tij, fëmija nuk sillet konform rregullave, kur fëmija bashkëpunon me prindin dihet se kjo ndikon pozitivisht tek fëmija në sferën e tij emocionale, sociale si dhe duke ndikuar pozitivisht në performancen mësimore.

Prindi kërkues është lloji i prindit që sipas psikologut Biddulph janë të qartë, të vendosur të sigurt të qetë dhe kjo qasje, sjellje reflekton pozitivisht në personalitetin e fëmijës. Dihet se fëmija përjeton emocione të ndryshme gëzim, pikëllim, i disponuar, i shqetësuar të gjitha këto janë normale.

Por nëse fëmija jeton në një mjedis të qetë, të rregulluar, të cilat përveç nevojave fiziologjike do të jenë të kënaqura edhe nevojat e saj emocionale për simpati, ngrohtësi, dashuri prindërore. Nëse mjedisi në të cilën jeton nuk gjen kënaqësinë e nevojave të cekura më lartë fëmija me sjelljen e vet do të tregojë se nuk ndihet mirë duke shfaqur agresivitet, probleme emocionale, probleme në sjellje vështirësi në procesin mësimor etj.

Angazhimi, puna dhe përkushtimi i prindërve në këto mënyra pozitive ndikojnë në të ardhmen e fëmijës, ku duhet të inkuadrohet në një shoqëri më të gjerë ku fëmijët do t’u shërbejnë me besim të thellë, të sigurt, të fuqishëm në aftësitë e veta si dhe duke ndikuar në formimin e një personaliteti të shëndoshë.

Address

Gjilan
Gjilan

Telephone

+38344872866

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mr. Sc. Besnik Sherifi - Psikolog Klinik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Mr. Sc. Besnik Sherifi - Psikolog Klinik:

Share