Lira Psikologe

Lira Psikologe Lirije Haziraj

08/06/2026

A e keni pas ndonjëherë atë ndjesinë kur koka juaj është si një dhomë e mbushur plot, ku të gjitha mendimet shtyhen me njëra-tjetrën?
Unë e quaj këtë zhurmë
Dhe shpesh, zgjidhja nuk është te menduarit më shumë, por te zbrazja e asaj që kemi brenda.
Nuk keni nevojë për asgjë speciale—vetëm një fletore dhe një laps.
Kur i shkruaj gjërat në letër, ato ndalojnë së vërtituri në kokë dhe bëhen më të qarta. Nuk është magji, është thjesht një mënyrë për t’i dhënë vetes hapësirë për të marrë frymë lirshëm
Përpara se ta mbyllni ditën, provoni të shkruani vetëm dy gjëra që ju mundojnë ose që ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të shihni që kur mendimi del nga koka dhe prek letrën, pesha bëhet shumë më e lehtë për t’u mbajtur.

A keni ndonjë fletore ku shkruani mendimet tuaja, apo jeni më shumë nga ata që preferoni t’i mbani për vete?

18/05/2026

Ka ditë kur nuk ke forcë të përgjigjesh në telefon, të dalësh, apo edhe të shpjegosh si po ndihesh. Dhe shumë njerëz e quajnë këtë “dobësi”, “dembeli” apo “dështim”.

Por ndonjëherë, ajo që po përjetoni është një reagim i trupit dhe psikikës ndaj një mbingarkese që ka zgjatur shumë. Kur sistemi ynë lodhet, ai fillon të kursejë energji për të mbijetuar emocionalisht.

Ndoshta kjo lodhje nuk po ju pengon. Ndoshta po ju mbron nga diçka që nuk keni arritur ende ta përpunoni.

Në vend që ta luftoni veten çdo ditë, provoni ta dëgjoni pak më shumë:
“Çfarë po mundohet të më tregojë kjo gjendje?”

Shërimi nuk fillon gjithmonë me forcë.
Ndonjëherë fillon me ndalimin e luftës me veten.

Nëse dëshironi, më shkruani një “simptomë” tuajën në komente dhe do mundohemi ta shohim bashkë edhe nga një këndvështrim tjetër

11/05/2026

Durimi nuk është vetëm të presësh në heshtje.
Është një kapacitet psikik që lidhet me mënyrën se si e përballojmë stresin, zhgënjimin, presionin dhe emocionet e forta pa u shkatërruar nga to.

Në psikoterapi, durimi shihet si aftësi që ndërtohet gradualisht. Nuk lindim të gjithë me të njëjtin nivel të durimit. Shpesh, njerëzit që e humbin shpejt durimin kanë kaluar për periudha të gjata mbingarkese emocionale, mosdëgjimi të nevojave të veta, tension të vazhdueshëm apo shtypje emocionesh.

Punimi me këtë kapacitet fillon kur personi mëson:
• të njohë kufijtë e vet
• të kuptojë çfarë e ngarkon emocionalisht
• të mos reagojë menjëherë nga impulsi
• të krijojë hapësirë mes ndjenjës dhe reagimit
• të kujdeset për veten pa faj

Durimi nuk do të thotë të durosh gjithçka.
Do të thotë të ruash kontaktin me veten edhe në momentet kur brenda teje ka tension.

Ndonjëherë humbja e durimit nuk është dobësi. Është sinjal që diçka brenda teje ka kohë që kërkon vëmendje.

Ku mbaron përpjekja për tjetrin, aty fillon liria jote. Kufijtë nuk janë shenjë e mungesës së dashurisë, por dëshmi e nj...
07/05/2026

Ku mbaron përpjekja për tjetrin, aty fillon liria jote.

Kufijtë nuk janë shenjë e mungesës së dashurisë, por dëshmi e një respekti të thellë për veten. Kur mësojmë të mbrojmë hapësirën tonë emocionale, ne krijojmë mundësinë për të ndërtuar marrëdhënie më autentike dhe më pak rraskapitëse.

Zgjidhni veten sot, që të keni çfarë t’u ofroni të tjerëve nesër.Shpesh ndjejmë faj kur prioritizojmë veten, duke menduar se po tregohemi egoistë. Por e vërteta është se:

Respekti për veten është baza e çdo marrëdhënieje të shëndetshme.

Përpjekja e tepërt për të tjerët shpesh çon në burnout emocional.

Liria vjen vetëm kur kuptojmë se nuk jemi përgjegjës për lumturinë e të gjithëve.

Mësoni të thoni “Po” vetes pa u ndjerë fajtorë. Kjo është pika ku fillon transformimi juaj.

Lirije Haziraj
Psikologe & Psikoterapiste
Kontakri: +383 49 238 766

04/05/2026

Nga pikëpamja psikologjike, kur përballemi me strese dhe trauma, mekanizmat tanë mbrojtës shpesh na bëjnë të fshehim vlerat tona më të mira. Ne mendojmë se duhet të krijojmë cilësi të reja për të mbijetuar, duke harxhuar një energji të jashtëzakonshme për të qenë dikush që nuk jemi

27/04/2026

Ku po rrjedh energjia jote sot?

Në Psikoterapinë Pozitive, ne besojmë se jeta është si një melodi që kërkon harmoninë e katër telave të violinës. Nëse njëri tërhiqet shumë, muzika prishet.

Modeli i Balancës nuk është thjesht një grafikë, është një mundësi për të parë ku po e hargjon jetën tënde:

Trupi: A po e dëgjon shtëpinë ku banon shpirti yt?

Puna: A po i shërben arritja jote lumturisë, apo po bëhet burgu yt?

Kontaktet: Kush janë njerëzit që ta ushqejnë zemrën?

Intuita & E ardhmja: Ku fluturojnë ëndrrat e tua kur mbyll sytë?

Simptomat, stresi apo ankthi shpesh janë vetëm “lajmëtarë” që na tregojnë se njëra nga këto fusha ka mbetur në hije. Shërimi nuk është të punosh më fort, por të jetosh më me balancë.

Cila nga këto katër fusha ka më shumë nevojë për vëmendjen tënde sot?
Më tregoni në komente!

23/04/2026

Ka momente kur nuk e njohim më veten. Jo sepse kemi ndryshuar thelbësisht, por sepse jemi lodhur më shumë sesa e pranojmë.

Kur mbajmë shumë përgjegjësi, kur përpiqemi të jemi gjithmonë “në rregull” për të tjerët dhe kur nuk i japim hapësirë dhimbjes apo lodhjes sonë, rezervuari emocional fillon të zbrazet.

Dhe kjo nuk kalon pa u vënë re.
Shfaqet në trup dhe në sjellje.
Në nervozë që nuk e kuptojmë nga vjen.
Në mungesë durimi.
Në dëshirën për t’u tërhequr nga gjithçka.

Nëse dikush ju thotë “nuk ke qenë kështu”, mos e merrni si kritikë. Mund të jetë një sinjal që keni mbajtur shumë për një kohë të gjatë.

Nuk keni nevojë të jeni të fortë me çdo kusht.
Lejoja vetes pak pushim.
Lejoje dikend të të ndihmojë

Balanca nuk vjen vetë. Ndërtohet, pak nga pak, çdo ditë.

10/02/2026

Ndonjëherë nuk është e lehtë të kuptosh pse lodhesh, pse irritohesh, pse ndihesh bosh edhe kur ke bërë gjithçka “si duhet”. Shpesh përgjigjja është e thjeshtë:
ke qenë shumë gjatë pa kufij.

Ky reel nuk të thot për t’u larguar nga njerëzit, por për t’u afruar me veten.
Kufijtë nuk janë mure.
Janë udhëzime se si të trajtohemi.

Kur fillon ta respektosh veten, marrëdhëniet ose bëhen më të shëndetshme, ose largohen vetë. Dhe të dyja janë në rregull

06/02/2026
03/02/2026

Disa dhimbje kthehen vazhdimisht sepse nuk janë vetëm fizike. Ato lidhen me stresin e grumbulluar, emocionet e pashprehura, lodhjen mendore dhe presionin që i bëjmë vetes çdo ditë. Trupi mban mend gjithçka që ne përpiqemi ta injorojmë dhe dhimbja bëhet mënyra e tij për të folur.

Nëse merremi vetëm me simptomën, lehtësimi është i përkohshëm. Për ta ndërprerë këtë cikël, është e rëndësishme të ndalemi dhe ta dëgjojmë veten. Pyete veten çfarë po të rëndon, ku po e tepron me veten dhe çfarë emocionesh po i mban brenda. Jepi vetes pushim të vërtetë, jo vetëm fizik por edhe mendor. Mëso të shprehësh atë që ndjen, të vendosësh kufij dhe të ulësh pritshmëritë e tepruara ndaj vetes.

Kur fillojmë të kujdesemi për shëndetin mendor, trupi nuk ka më nevojë të na dërgojë të njëjtin sinjal vazhdimisht.

Address

Vital Diagnostika Rr. Nënë Terezë
Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lira Psikologe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Lira Psikologe:

Shortcuts

Share

Category