11/09/2026
PEMA VAZHDON ME SESIONET INFORMUESE PËR PRINDËRIT
NJOHURI BAZË PËR REAGIMIN NË SITUATA EMERGJENTE
Në Qendrën e Kujdesit Ditor - PEMA në Pejë u zhvillua një sesion informues me prindërit e fëmijëve të qendrës, me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës së Parë.
Përfaqësues të Kryqit të Kuq ligjëruan mbi parimet bazë të ndihmës së parë, duke ofruar udhëzime të rëndësishme se si të reagojmë dhe të veprojmë në mënyrë të duhur në raste emergjente.
Falënderojmë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq për kontributin dhe përcjelljen e këtyre njohurive të rëndësishme. Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega në Pejë