Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë

Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë Prishtinë: www.kgjs.net
Tel: +383 (0)38 60 60 63
Mob: +383 (0)45 33 85 88


Klinika Gjermane e Syrit - [email protected] Prof. Ne jemi këtu për shëndetin tuaj.

Mirëserdhët në Institutin e Oftalmologjisë - Klinika Gjermane e Syrit

Ne hapëm dyert tona për shqiptarët dhe më gjerë, për herë të parë në Prishtinë në vitin 2005, dhe në vitin 2012 edhe në Tiranë. Që nga fillimi i punës sonë, u përkushtuam në përkujdesjen maksimale për pacientin. Te ne nuk ka kompromis me kualitetin dhe prandaj as që diskutohet mbi çmimet. Kalkulimet janë bërë në atë mënyrë që ç

mimi të jetë minimal për pacientin, edhe pse përdoren materiale te kualitetit superior. Lentet dhe të tjera materiale që përdoren në syrin e njeriut janë vetëm nga firmat më të njohura botërore, si Alcon; AMO; StaarSurgical, Zeiss. Për të gjitha implantimet dhe të gjitha materialet pacienti merr me vete edhe dokumentin përkatës, i cili është i koduar dhe unikal në gjithë botën. Këtë ju garanton Instituti i Oftalmologjisë dhe grupi DEmed! Në vitin 2005, ne futëm për herë të parë në rajon, Excimer Laser dhe Custom-mjekimin që do të thotë “të prerë individualisht vetëm për masën e syrit tuaj”. Ne futëm gjithë mikrokirurgjinë moderne të syrit, si Operacionet e Kataraktës me Phakoemulsifikacion; Viskokanaloplastikën; Operacionet e Retines dhe Vitrozit me 25 G; operacionet për të gjithë ata që kanë përfunduar me gabime të mëdha refraktive pas një operacioni traumatik diku tjetër, etj. Ne futëm kirurgjinë refraktive që nga mosha 18 vjeçare, mikrokirurgjinë e të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël. Ne, në të njëjtën kohë me klinikat më të njohura botërore, filluam trajtimin e sëmundjeve të retinës me AVGF. Ne jemi ndër të parët në Evropë që filluam mjekimin e Keratokonusit dhe sëmundjeve të kornesë me CLX dhe jo vetëm kaq: ne filluam të trajtojmë keratokonusat e shkallës së parë dhe të dytë me mjekim valor Laserik dhe CLX. Këtë e transmetuam edhe LIVE në konferencën e zhvilluar në Nëntor të vitit 2012 në Tiranë. Ne sollëm Laserin Excimer Ex 500; më të shpejtin dhe më precizin në botë. Janë vetëm 13 nga ky Laser të instaluara në Evropë. Dhe jo vetëm kaq, ne futëm edhe transplantimin e kornesë për herë të parë në rajon. Tanimë u autorizuam edhe nga shteti shqiptar për të bërë transplantime në Shqipëri. Transplantet tona janë të garantuara dhe vijnë nga bankat Gjermane. Dr. Meller është drejtor i Bankës për transplantim në Universitetin e Essenit dhe ai do të udhëheqë këtë repart në Tiranë. Ne jemi për Ju në Tiranë dhe Prishtinë si dhe në disa qytete të Gjermanisë. Mjekët tanë me profil botëror në kirurgjitë përkatëse të syrit, siç janë: Minir Asani; Daniel Meller, Andreas Weinberger; Gabor Scharioth; Tamer Tandogan e të tjerë, si edhe mjekët vendas, tanimë të trajnuar dhe nën përkujdesjen e përhershme të ekspertëve të lartpërmendur, janë garantë të perfeksionimit të kirurgjisë së syrit. Në klinikat tona janë të instaluara mjetet më moderne, vetëm të kualitetit gjerman, zvicerian dhe atij amerikan, të cilat mirëmbahen rregullisht nga kompanitë përkatëse. Ne ju garantojmë profesionalizëm maksimal, cilësi superiore në ambientet moderne të spitalit Hygeia. Ju mirëpresim
Stafi i Institutit të Oftalmologjisë
Klinika Gjermane e Syrit

27/08/2026

Fundus kamera dhe OCT janë vetëm disa nga pajisjet që përdor Klinika Gjermane e Syrit. Këto pajisje përdoren gjerësisht dhe janë ndër mjetet kryesore për kontrollin dhe zbulimin e hershëm të dëmtimeve të syrit te personat me diabet.

Pajisje të tilla janë jetike për pacientët me diabet sepse ato mundësojnë zbulimin e hershëm të dëmtimeve të syve para të shfaqen shenjat e para të humbjes së shikimit.

📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj
📞 +383 (0)38 60 60 63 | +383 (0)45 33 85 88
📩 [email protected]

Ndonjëherë, fëmijët nuk e kuptojnë që nuk po shohin mirë por disa sjellje të vogla mund t’ju tërheqin vëmendjen:🔴 Afrohe...
21/08/2026

Ndonjëherë, fëmijët nuk e kuptojnë që nuk po shohin mirë por disa sjellje të vogla mund t’ju tërheqin vëmendjen:

🔴 Afrohen shumë pranë televizorit ose librit.
🔴 Ngushtojnë sytë për të parë më qartë.
🔴Ankohen për dhimbje koke ose lodhje të syve.
🔴 Mbajnë librin ose telefonin shumë afër fytyrës.
🔴 Mbyllin njërin sy kur shikojnë larg.
🔴Pengohen shpesh ose kanë vështirësi të dallojë gjërat nga larg.

Këto mund të jenë shenja se fëmija juaj ka nevojë për një kontroll të syve dhe ne jemi këtu për ju.

📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj
📞 +383 (0)38 60 60 63 | +383 (0)45 33 85 88
📩 [email protected]

Çfarë është trajtimi me Laser Fotokoagulim dhe kur ju duhet?📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj📞 +383 (0)38 ...
20/08/2026

Çfarë është trajtimi me Laser Fotokoagulim dhe kur ju duhet?

📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj
📞 +383 (0)38 60 60 63 | +383 (0)45 33 85 88
📩 [email protected]

Ky është rezultati i punës së oftalmologes Dr. Belinda Pustina e cila ka kryer me sukses repozicionimin e kapakut të pos...
18/08/2026

Ky është rezultati i punës së oftalmologes Dr. Belinda Pustina e cila ka kryer me sukses repozicionimin e kapakut të poshtëm të syrit.

Kjo ndërhyrje ndihmon mbron sipërfaqen e syrit nga tharja dhe dëmtimet, lehtëson kullimin e lotëve dhe përmirëson simetrinë e fytyrës.

📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj
📞 +383 (0)38 60 60 63 | +383 (0)45 33 85 88
📩 [[email protected]](mailto:[email protected])

Në Klinikën Gjermane të Syrit, Dr. Belinda Pustina ka kryer me sukses ndërhyrjen për largimin e qeskave poshtë syve dhe ...
11/08/2026

Në Klinikën Gjermane të Syrit, Dr. Belinda Pustina ka kryer me sukses ndërhyrjen për largimin e qeskave poshtë syve dhe rrathëve të zinj, ku rezultati është i dukshëm te pacienti.

📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj
📞 +383 (0)38 60 60 63 | +383 (0)45 33 85 88
📩 [[email protected]](mailto:[email protected])

05/08/2026

👁️💉 Injektimi intravitreal është një procedurë ku ilaçi injektohet drejtpërdrejt në sy për të trajtuar sëmundje të retinës dhe për të ndihmuar në ruajtjen e shikimit.

Kjo procedurë kryhet edhe në Klinikën Gjermane të Syrit.

Oftalmologu ynë, Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabani, shpjegon se pas sa kohe fillojnë të shfaqen rezultatet nga injektimi intravitreal.

✨ Shikoni ndryshimin para dhe pas trajtimit me injeksion intravitreal.

Gushti njihet si Muaji i Shëndetit dhe Sigurisë së Syve te Fëmijët. Ky muaj na rikujton sa i rëndësishëm është shikimi p...
04/08/2026

Gushti njihet si Muaji i Shëndetit dhe Sigurisë së Syve te Fëmijët. Ky muaj na rikujton sa i rëndësishëm është shikimi për zhvillimin, mësimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Shumë probleme me shikimin nuk japin shenja të dukshme, ndaj një fëmijë mund të mos e kuptojë se nuk sheh mirë. Një kontroll i syve para fillimit të vitit të ri shkollor mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të problemeve me shikimin dhe trajtimin e tyre në kohë.

Një shikim i mirë i ndihmon fëmijët të mësojnë, të lexojnë dhe të marrin pjesë me besim në aktivitetet e përditshme.

📍 KM i 5-të i rrugës dytësore Prishtinë–Ferizaj
📞 +383 (0)38 60 60 63 | +383 (0)45 33 85 88
📩 [email protected]

Në punën tonë, vlerësimi më i madh është besimi i pacientëve.Së fundmi, morëm një mesazh falënderimi nga një pacient i t...
01/08/2026

Në punën tonë, vlerësimi më i madh është besimi i pacientëve.

Së fundmi, morëm një mesazh falënderimi nga një pacient i trajtuar nga Prof. Asoc. Dr. Afrim Shabani, i cili ndau historinë e tij pas më shumë se 20 vitesh nga trajtimi.

Pasi kishte kërkuar zgjidhje në vende të ndryshme, ai arriti të ruajë shikimin dhe sot vazhdon të gëzojë një gjendje të mirë shëndetësore.

Mirënjohja e pacientëve është motivimi ynë për të vazhduar të ofrojmë kujdes oftalmologjik me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

31/07/2026

Çfarë është tensioni i syrit dhe çfarë e shkakton atë?

30/07/2026

A është mit apo e vërtetë që syzet e përmirësojnë dioptrinë?

Oftalmologu i jep fund kësaj dileme.

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:30
Tuesday 08:00 - 19:30
Wednesday 08:00 - 19:30
Thursday 08:00 - 19:30
Friday 08:00 - 19:30

Telephone

+38345338588

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Gjermane e Syrit-Prishtinë:

Share