03/09/2026
🍎Muffins me mollë🍎
* 1¾ gotë (rreth 210 g) miell
* 1½ lugë e mesme pluhur për pjekje
* 1 lugë e mesme kanellë
* ½ lugë e mesme sodë buke
* ½ lugë çaji kripë
* 1 gotë (rreth 100 g) mollë e grirë
* 1 gotë (rreth 120 g) mollë e prerë në kubikë të vegjël
* ⅓ gotë (rreth 80 ml) vaj kokosi i shkrirë ose vaj ulliri ekstra i virgjër
* ½ gotë (rreth 120 mlg) shurup panje ose mjaltë (këtu unë i kam përdorë 1/2 gotë karamel prej hurmave) - receta e karamelit më poshtë*
* 2 vezë
* ½ gotë (rreth 120 g) kos i kulluar
* ½ gotë (rreth 120 g) pure molle
* 1 lugë e madhe sheqer i kaftë për sipër (opsional)
*Karamel prej hurmave:
4 - 5 hurma dhe 1 gotë qumësht i ngrohtë - lihen pë 10 minuta dhe bluhen bashkë
Përgatitja
1. Ngroheni furrën në 220°C. Përgatiteni një tavë me 12 forma për muffins.
2. Në një enë të madhe bashkoni miellin, pluhurin për pjekje, kanellën, sodën e bukës dhe kripën.
3. Shtoni mollën e grirë dhe mollën e prerë në kubikë dhe përziejini.
4. Në një enë tjetër përzieni vajin me shurupin e panjës ose mjaltin (ose karamelin e hurmave). Shtoni vezët dhe përziejini mirë.
5. Shtoni kosin dhe purenë e mollës . Përziejini bashkë.
6. Bashkoni përbërësit e lagësht me ata të thatë dhe përziejini vetëm sa të bashkohen.
7. Ndajeni masën në 12 forma për muffins.
8. Nëse dëshironi, spërkatini me pak sheqer të kaftë supër
9. Piqini për 13–16 minuta, ose derisa të marrin ngjyrë të artë.
10. Lërini të ftohen para se t’i shërbeni.
Ruajtja: Në temperaturë ambienti deri në 2 ditë, në frigorifer deri në 4 ditë, ose në ngrirje deri në 3 muaj.
* Nëse muffins-at janë për fëmijë nën 12 muaj, mos përdorni mjaltë.