05/09/2026
🌿 KUJDESI PROFESIONAL TANI MË PRANË JUSH
Nëse po kërkoni kujdes gjinekologjik profesional, nuk keni nevojë të bëni kilometra, të prisni në kolona apo të udhëtoni deri në Prishtinë.
👩⚕️ Dr. Linda vjen tek ju qe 6 vite , në Skënderaj.
Përvoja e saj e përditshme në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, puna akademike dhe angazhimi shkencor, janë tashmë pranë jush në:
🏥 Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike “Dr. Linda” – Skënderaj
📍 Rr. Gjergj Fishta nr. 7, në afërsi të shesh*t “Adem Jashari”, përballë gjimnazit.
🏥 “Human+ “– Prishtinë
📍 Rruga B
📞 Kontakti: +383 44 477 518
📧 Email: [email protected]
Facebook: Ordinanca Gjinekologjike Obstetrike “Dr.Linda”
Më pak rrugë. Më shumë kohë për veten. Kujdes profesional, pranë jush.
🌿Kush është Dr. Linda?
Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu, PhD është specialiste e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Doktore e Shkencave të Mjekësisë dhe pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i përfundoi në vitin 2010, me notë mesatare 9.47. Specializimin në Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në vitin 2019, ndërsa në vitin 2023 fitoi gradën Doktor i Shkencave të Mjekësisë – Mjekësi Klinike (PhD) në Universitetin e Prishtinës.
🏥 Që nga viti 2021, Dr. Lindita Ibrahimi Veliu punon si mjeke specialiste në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku është e angazhuar në diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin gjinekologjik e obstetrik të pacienteve.
Paralelisht me angazhimin në QKUK, ajo ushtron profesionin edhe në Ordinancën Gjinekologjike Obstetrike “Dr. Linda” në Skënderaj, si dhe është e angazhuar në “Human+” në Prishtinë, duke ofruar kujdes të individualizuar për shëndetin e gruas, kontrolle gjinekologjike, diagnostikim dhe trajtim, si dhe përcjellje profesionale të shtatzënisë.
🎓 Përvoja e saj akademike përfshin angazhimin në mësimdhënie në Fakultetin e Mjekësisë, fillimisht në Histologji me Embriologji, Farmakologji e më pas në Gjinekologji dhe Obstetrikë. Që nga viti 2020 është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë, duke kontribuar në edukimin dhe formimin profesional të studentëve të mjekësisë.
🔬 Krahas punës klinike dhe akademike, Dr. Ibrahimi Veliu është e angazhuar në kërkime shkencore, veçanërisht në obstetrikë, komplikimet e shtatzënisë, çrregullimet hipertensive dhe preeklampsinë. Është autore dhe bashkautore e punimeve shkencore dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore ndërkombëtare.
🌍 Formimi i saj profesional përfshin edhe trajnime ndërkombëtare, ndër të tjera pranë Universitätsmedizin Mannheim në Gjermani.
Mjeke specialiste. Akademike. Hulumtuese.
Me një angazhim profesional që bashkon përvojën klinike, dijen akademike dhe shkencën, në shërbim të shëndetit të gruas.
P.S.Dr. Linda është e lindur në Vushtrri, e martuar me Liridon Veliun nga Polaci i Skënderajt i cili është profesor në Fakultetin e Ekonomisë UP dhe është nënë e dy fëmijeve Ari dhe Artit.