Qendra Shëndetësore Çorovodë

Qendra Shëndetësore Çorovodë Qendra Shëndetësore Çorovodë

02/08/2026

Duke iu falenderuar per punen e kryer ne 1 jave ,ju uroj te kaloni nje dite te bukur ne vazhdim 🥰

Sytë janë një nga pasuritë më të çmuara të shëndetit tonë. Matja e rregullt e tensionit të syrit është një hap i rëndësi...
29/07/2026

Sytë janë një nga pasuritë më të çmuara të shëndetit tonë. Matja e rregullt e tensionit të syrit është një hap i rëndësishëm në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të glaukomës, një sëmundje që mund të dëmtojë shikimin pa shfaqur simptoma në fazat e para.

Sot, në Qendrën Shëndetësore Çorovodë, u zhvillua aktiviteti për matjen e tensionit të syrit, në bashkëpunim me Retina Institut. Ky shërbim u ofrua me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e kontrolleve periodike dhe kujdesit ndaj shëndetit të syve.

Falënderojmë Retina Institute për bashkëpunimin dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë nismë. Kujdesi për shikimin fillon me një kontroll në kohën e duhur.

Qendra Shendetesore Corovode ju ben me dije se  javen qe vjen do te vije  MAMOGRAFIA Levizese  prane Spitalit Bashkiak S...
06/07/2026

Qendra Shendetesore Corovode ju ben me dije se javen qe vjen do te vije MAMOGRAFIA Levizese prane Spitalit Bashkiak Skrapar.
Te gjithe te interesuarat ti drejtohen mjekut te tyre te familjes per tu regjistruar.

➡️Mamografia është një ekzaminim imazherik i gjirit me nivele shumë të ulëta të ekspozimit ndaj rrezatimit. Me anë të saj mund të ekzaminohen strukurat gjëndrore të gjirit si dhe të evidentohen ndryshimet në strukturën dhe dendësinë e gjirit. Në veçanti, mund të zbulohen formacione të kalcifikuara (mikro kalcifikime) të cilat shihen mirë në imazhe dhe shpesh identifikohen si të dyshimta për kancer gjiri. Mamografia shërben për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe është një ekzaminim plotësues, krahas palpimit dhe ekos së gjirit.

"Te parandalosh është më mirë se të kurosh!"

08/06/2026
SOT DITA E MJEKUTENVER CAKAJJU TREGOJME PER NJE MJEKEUnë që po bëj vlerësimin e kësaj mjeke dhe të tjerëve,kam provuarë ...
31/03/2026

SOT DITA E MJEKUT
ENVER CAKAJ
JU TREGOJME PER NJE MJEKE
Unë që po bëj vlerësimin e kësaj mjeke dhe të tjerëve,kam provuarë qindra llojë mjekësh dhe kam dalë më një përfundim se si duhet të jetë mjeku.Në të vërtetë unë sa e kam cikur mjeken e familjes Armela Molla Spahiu me disa radhë,siç do të jetë dhe ky,por ajo meriton një shkrim të plotë,se mund të jetë e vetmja mjeke që e bën punën me merak dhe të plotë.Kisha ditë që i kisha kërkuar të pinim një kafe bashkë,po që atë ditë nuk u pamë më.Është natyra e punës time që kur kam për të shkruar për ndonjë,i ftoj për kafe.Disa kundërshtojnë se më qajnë hallin se jam pensionist,po të paktën deri tani jam marrë vesh me të gjithë dhe në shkrimet ata kanë gjetur veten e tyre.
Mjeken Armela Spahiu unë e ftova për t’i bërë vetëm një pyetje: “Sa numra telefoni të pacientëve keni në telefon?” Në të vërtetë këtë radhë vajta tok me gruanë,e cila ka probleme që Armela nuk i zgjidh dot,por sebepi ishte ajo pyetje.Ajo e hapi telefonë dhe e rrotullonte gishtin mbi ekran pambarimthi,por numrat nuk po mbaronin.Atëherë i thashë ta ndërprise dhe me një përshëndetje u larguam prej saj.Mora vesh se ajo nuk ka telefon të veçantë për të komunikuar me ta,por i ka rregjistruar në telefonin e saj.Kjo më bindi,se kjo mjeke kujdeset dhe i do pacientët baraz me njerëzit e saj të dashur. Se si janë,si punojnë e si duhet të jenë mjekët,më shumë se çdokush i njoh vetëm unë,që jam marrë një jetë të tërë më ta.Në përiudhën që jam mjekuar unë mjekët nuk të shikonin nga xhepat,por të fusnin në xhep një fletë orjentimi se ku duhet të vije e çfarë dutet të bëje.Ndonjëri prej tyre të merrte dhe për krahu dhe të shpnte tek mjeku.Unë kam provuar shumë prej tyre,por në asnjë telefon të tyre nuk kam gjetur emrin e ndonjë pacienti.Mbaj mend se kur bëra një biobsi në spitalin onkologjik në Tiranë,për të mos vajtur dy herë në Tiranë,i shkrova një letër mjekut që më ndiqte për të më treguar nëse kishte dalë përgjigjja,por ai nuk m’u përgjigj,kur unë i dërgova edhe zarfin e pullën postare brenda! Ky ishte një përjashtim dhe mjeku duhet të kërkojë çdo mundësi kontakti me të sëmurët.Nuk them të bëhet postjer,por të gjykojë si njeri.
Po kthehem sërish te mjekja jonë,Armela Spahiu.Ju mbase nuk e besoni,por ajo e ka në dorë gjendjen e të gjithë pacientëve që hyjnë e rregjistrohen në rregjistra e telefonin e saj.Dhe a e dini se kur familjarët përtojnë ta marrin në telefon për t’i treguar gjendjen e tyre,ajo nxjerr telefonin dhe komunikon me të gjithë pacientët që kanë probleme.Që nga shtëpia ajo u jep këshilla pacientëve dhe nervozohet kur neglizhojnë këshillat e saj.Të nervozuar e gjetëme dhe ne në ambullancën e saj,që mbase e kishte dhe me ne,se jo gjithmonë i kemi dëgjuar këshillat e saj.
Vendi i mjekut është vend pune delkate,ku nëse nuk e bën punën me korrektësi,lë shtigje të pariparueshme. Prandaj nuk do të jetë keq që në këtë pikë të gjithë mjekët të bëhen Armela.Mbase e thamë pak si rëndësh,por çdo mjek le ta gjykojë sipas mundësive të tij,po të paktën tek i sëmuri të mos gjejë shteg për të hyrë sëmundja.Unë e di si duhet të jetë mjeku,por sejcili le të bëjë ashtu sa e si i ka mundësitë e tij.Po nëse mjeku pret vetëm t’i venë të sëmurët,nuk e ka bërë detyrën e tij dhe duhet të shkojë në ndonjë punë ku nuk prish punë.Të paktën mos e ndyni ditën dhe figurën e nderuar të mjekut!

Urime për daljen në pension, Dr. Avdulla Terpo!Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe me të ...
10/02/2026

Urime për daljen në pension, Dr. Avdulla Terpo!
Faleminderit për përkushtimin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe me të cilën keni shërbyer ndër vite, duke u kujdesur për shëndetin dhe buzëqeshjen e mijëra fëmijëve. Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë i paharruar për familjet dhe komunitetin tonë.
Ju urojmë shëndet të plotë dhe ditë të mbushura me gëzim në këtë kapitull të ri të jetës suaj. Pensioni qoftë i gjatë dhe i bekuar!
Mirënjohje 👨‍⚕️

GËZUAR VITIN E RI 🥂Qendra Shëndetësore Çorovodë ju uron një vit të ri të mbushur me shëndet, paqe, mirësi dhe shpresë.Ur...
31/12/2025

GËZUAR VITIN E RI 🥂

Qendra Shëndetësore Çorovodë ju uron një vit të ri të mbushur me shëndet, paqe, mirësi dhe shpresë.
Urojmë që viti që vjen t’ju sjellë ditë më të mira, energji pozitive dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja!
Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush me përkushtim dhe përgjegjësi.
🌟 Gëzuar 2026! 🌟

Address

Ruga "Arkitekt Kasemi", Skrapar
Çorovodë
5401

Telephone

+355694571184

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Shëndetësore Çorovodë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Shëndetësore Çorovodë:

Shortcuts

Share