18/08/2026
🏥 Spitali Rajonal Durrës: Shërbimi i lavanderisë vijon pa ndërprerje
Spitali Rajonal Durrës sqaron se ka marrë në kohë të gjitha masat për garantimin e vijimësisë së shërbimit të lavanderisë, ndërsa procedura e re e prokurimit të përqendruar është pezulluar për shkak të një ankese pranë Komisionit të Prokurimit Publik.
Për të shmangur çdo ndërprerje të një shërbimi thelbësor për higjienën spitalore, kontrollin e infeksioneve dhe sigurinë e pacientëve, është ndjekur procedura ligjore me negocim pa shpallje paraprake, e miratuar nga Agjencia e Prokurimit Publik.
🔹 Shërbimi i përkohshëm do të mbulojë një periudhë tranzitore prej 90 ditësh.
🔹 Kontrata do të ndërpritet menjëherë sapo të përfundojë procedura konkurruese e zhvilluar nga Organi Qendror Blerës (OBP).
🔹 Për të garantuar konkurrencën dhe cilësinë e shërbimit, janë ftuar disa operatorë ekonomikë me eksperiencë në këtë fushë.
🔹 Procedura dhe përdorimi i fondeve publike do të jenë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
Spitali Rajonal Durrës garanton pacientët dhe opinionin publik se shërbimi i lavanderisë do të vijojë pa ndërprerje, duke vendosur në qendër higjienën, sigurinë dhe shëndetin e pacientëve. 🇦🇱