18/06/2026
🦷 A e dini cila është dhëmballa e parë e përhershme që del tek fëmijët?
Rreth moshës 6 vjeç, pas dhëmbëve të qumështit shfaqet molari i parë i përhershëm (i njohur edhe si “dhëmbi i gjashtë”). Ky dhëmb del pa zëvendësuar asnjë dhëmb qumështi, prandaj shpesh prindërit e ngatërrojnë me një dhëmb të përkohshëm.
Ky dhëmb ka një rol shumë të rëndësishëm në përtypje dhe në zhvillimin e kafshimit të rregullt. Për shkak të brazdave të thella në sipërfaqen e tij, ai është më i rrezikuar nga kariesi.
✨ Silantet dentare janë një mënyrë e sigurt dhe efektive për ta mbrojtur këtë dhëmb. Ato vendosen mbi sipërfaqen përtypëse, duke mbyllur brazdat ku grumbullohen ushqimet dhe bakteret, dhe duke ulur ndjeshëm rrezikun e kariesit.Nuk ka nevoje per gerryerje!
✅ Procedurë e shpejtë dhe pa dhimbje
✅ Mbrojtje afatgjatë ndaj kariesit
✅ Rekomandohet menjëherë pas daljes së molarëve të parë të përhershëm
📍Kontrolloni rregullisht dhëmbët e fëmijës suaj dhe pyesni mjekun stomatolog për vendosjen e silanteve dentare në kohën e duhur.
BuzëqeshjeEShëndetshme 🦷