LogoTtisa

Directions

LogoTtisa Logopede MSc. Mettisa Guleksi

Fluturon apo nuk fluturon?Zhvillojmë aftësinë për të dalluar, krahasuar dhe grupuar figurat sipas veçorive të tyre.
29/10/2026

Fluturon apo nuk fluturon?
Zhvillojmë aftësinë për të dalluar, krahasuar dhe grupuar figurat sipas veçorive të tyre.

👐 Mësojmë, krijojmë dhe bashkëpunojmë!
23/10/2026

👐 Mësojmë, krijojmë dhe bashkëpunojmë!

💜 22 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për BelbëziminTë flasësh nuk do të thotë të flasësh gjithmonë rrjedhsh...
22/10/2026

💜 22 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Belbëzimin

Të flasësh nuk do të thotë të flasësh gjithmonë rrjedhshëm. Çdo fëmijë meriton të dëgjohet, të kuptohet dhe të shprehet pa frikën e gjykimit. 🗣️💜

Belbëzimi nuk përcakton aftësitë, inteligjencën apo potencialin e një fëmije. Prandaj, le të mësojmë të dëgjojmë me durim, të mos e ndërpresim, të mos ia plotësojmë fjalët dhe t’i japim kohën që i nevojitet për t’u shprehur.

🧠 Në klinikën tonë Logottisa, trajtimin e belbëzimit e mbështesim në metodën holistike të LOCP PRODUCT.

📍 Logottisa – Logopede MSc. Mettisa Guleksi
📞 0685108944
📌 Mbrapa Poliklinikës, Durrës

🌞🌙 Përshëndetjet dhe përdorimi i tyre në kontekstin e duhur!Kur përdoret “Mirëmëngjes” dhe kur “Mirëmbrëma”? Po “Natën e...
21/10/2026

🌞🌙 Përshëndetjet dhe përdorimi i tyre në kontekstin e duhur!

Kur përdoret “Mirëmëngjes” dhe kur “Mirëmbrëma”? Po “Natën e mirë”, në cilën situatë e themi?

Përmes këtij programi, fëmija mëson të dallojë dhe të zgjedhë përshëndetjen e duhur sipas kohës së ditës, situatës dhe kontekstit të komunikimit.

Kjo veprimtari synon më shumë sesa njohjen e shprehjeve: nxit përdorimin spontan dhe të përshtatshëm të gjuhës, arsyetimin verbal dhe aftësinë për të shpjeguar zgjedhjen e tij.

⏰ Njëkohësisht, forcohet koncepti i kohës dhe lidhja e tij me rutinat e përditshme, duke e ndihmuar fëmijën të kuptojë jo vetëm kur përdoret një shprehje, por edhe përse.

Nga njohja e shprehjeve te përdorimi i tyre i pavarur dhe funksional në komunikimin e përditshëm!

🍂 Në terapinë në grup, përmes lojës dhe materialeve vizuale, fëmijët zhvillojnë gjuhën, vëmendjen dhe aftësinë për të nd...
16/10/2026

🍂 Në terapinë në grup, përmes lojës dhe materialeve vizuale, fëmijët zhvillojnë gjuhën, vëmendjen dhe aftësinë për të ndjekur udhëzimet.
Duke identifikuar dhe vendosur gjethet sipas modelit, ata ushtrojnë emërtimin, diskriminimin vizual, përqendrimin dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin.

Klasifikimi i objekteve sipas funksionit të tyrePërmes këtij aktiviteti, fëmija mëson të grupojë objektet sipas përdorim...
13/10/2026

Klasifikimi i objekteve sipas funksionit të tyre

Përmes këtij aktiviteti, fëmija mëson të grupojë objektet sipas përdorimit të tyre në jetën e përditshme, si ushqimet që hamë dhe produktet që përdorim për pastrim. 🍎🧼

Zhvillojmë gjuhën receptive, pasurimin e fjalorit dhe kuptimin e funksionit të objekteve.

🧠 Loja “Kush jam unë?”Përmes lojës dhe gjëegjëzave, fëmijët zhvillojnë gjuhën shprehëse, pasurojnë fjalorin dhe ushtrojn...
13/10/2026

🧠 Loja “Kush jam unë?”

Përmes lojës dhe gjëegjëzave, fëmijët zhvillojnë gjuhën shprehëse, pasurojnë fjalorin dhe ushtrojnë aftësinë për të përshkruar e identifikuar objektet. 💬✨

🐠 Luajmë, strukturojmë dhe zhvillojmë gjuhën!Përmes këtij aktiviteti, fëmija punon me ndjekjen e strukturës së modelit, ...
07/10/2026

🐠 Luajmë, strukturojmë dhe zhvillojmë gjuhën!
Përmes këtij aktiviteti, fëmija punon me ndjekjen e strukturës së modelit, orientimin hapësinor dhe kuptimin e udhëzimeve, duke e shoqëruar aktivitetin me zhvillimin e strukturës së fjalisë dhe të shprehurit verbal.
⬆️“Peshku është sipër.”
➡️“Vendosa peshkun blu në të djathtë.”
⬇️“Peshku i kuq është poshtë.”
Nga loja drejt një gjuhe më të strukturuar.

✂️ Në terapinë në grup, edhe një aktivitet i thjeshtë si prerja bëhet një mundësi për të zhvilluar shumë aftësi!Përmes p...
26/09/2026

✂️ Në terapinë në grup, edhe një aktivitet i thjeshtë si prerja bëhet një mundësi për të zhvilluar shumë aftësi!
Përmes prerjes sipas vijave dhe formave, fëmijët përmirësojnë motorikën fine, koordinimin sy–dorë, përqendrimin dhe ndjekjen e udhëzimeve, ndërsa në grup zhvillojnë edhe komunikimin, bashkëpunimin dhe aftësitë sociale.

Address

Durrës

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LogoTtisa posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby clinics