08/10/2026
Cfare ndodh pas lindjes ne trupin e gruas, kujdesu qe duhet pasur?
Pas lindjes, trupi i gruas kalon ne periudhen e quajtur puerperium (lehotesis), e cila zgjat rreth 6 jave dhe shoqerohet me ndryshime te medha fizike, hormonale dhe emocionale. Gjate kesaj periudhe, mitra fillon te tkurret per t’u kthyer ne madhesine e saj te meparshme (proces qe mund te shkaktoje dhimbje te lehta si kontraksione), ndersa trupi eliminon shkarkimet vaginale pas lindjes te njohura si lokie (lochia). Krahas renies se shpejte te nivelit te hormoneve te shtatzanise, fillon prodhimi i qumeshtit te gjirit, gje qe mund te sjelle ndjeshmeri ose fryrje te gjinjve. Ndryshimet hormonale shpesh ndikojne edhe ne gjendjen shpirtërore, duke shkaktuar luhatje emocionale ose ate qe njihet si “baby blues”.
Sa i perket kujdesit te nevojshem, vemendje e vecante duhet t’i kushtohet higjienes intime per te parandaluar infeksionet, vecanerisht nese ka pasur prerje (epiziotomi) ose carje gjate lindjes me rruge normale, apo nje incizion nga lindja me prerje cezariane. Eshte e rendesishme qe nena te mbaje nje diete te balancuar e te pasur me lenge, proteina e fibra, si dhe te pisoje sa me shume per te ndihmuar rigjenerimin e trupit. Rekomandohet te shmangen sforcimet fizike, ngritja e peshave dhe marredheniet seksuale derisa mjeku te konfirmoje sherimin e plote ne viziten e kontrollit paslindjes (zakonisht pas 6 javesh). Gjithashtu, duhet bere kujdes per cdo shenje rreziku si gjakderdhje e teperts, ethe/temperature, dhimbje e forte barku ose ere e egresire e shkarkimeve, te cilat kerkojne konsulte te menjhershme mjekesore.