04/09/2026
MOS E HUMBNI TRAJNIMIN E 21 SHTATORIT | GLUTEAL FILLER
Një nga trajnimet më të kërkuara në mjekësinë estetike rikthehet në Academy Panacea, nën drejtimin e Dr. Adnand Beqirit.
Gluteal with Body Fillers është një trajnim i konceptuar për profesionistët që duan të thellojnë njohuritë dhe të përvetësojnë në detaje teknikat e aplikimit të filler-it në zonën gluteale.
Gjatë trajnimit do të trajtohen në mënyrë të detajuar:
• Anatomia dhe vlerësimi i zonës gluteale
• Përzgjedhja e pacientit dhe planifikimi i trajtimit
• Teknikat e aplikimit të filler-it
• Zonat dhe mënyrat e aplikimit
• Protokollet dhe qasja profesionale ndaj procedurës
• Krijimi i një rezultati të harmonizuar dhe natyral
• Aspekte të rëndësishme të sigurisë dhe menaxhimit të procedurës
Përveç pjesës teorike, trajnimi do të përfshijë edhe demonstrim dhe praktikë në modele, duke i dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shohin nga afër procedurën dhe të aplikojnë njohuritë e marra nën drejtimin e Dr. Adnand Beqirit.
Një ditë intensive e dedikuar teknikave, praktikës dhe eksperiencës profesionale, për të avancuar më tej në fushën e body fillers.
📅 21 Shtator | 09:00–17:00
📍 Academy Panacea | Kompleksi Delijorgji
🎓 Certifikim në përfundim të trajnimit
📞 Për informacione dhe regjistrime: +355 69 854 2226
Vendet janë të limituara. Rezervoni vendin tuaj!