AINA Center

Call Directions Website

AINA Center Psychologist 27 yrs in autism & neurodivergent development
Founder

AINA Center, e para qender e neurodivergjences ne Shqiperi, vjen si zhvillim i natyrshëm i një udhëtimi që filloi me Autizmi Albania, themeluar nga Anjeza Dishnica ne vitin 2010 dhe vazhdoi me Inkubatorin e Autizmit. Me mbi 25 vite eksperiencë në ndërhyrjen e hershme dhe avokimin për fëmijët me autizëm, AINA përfaqëson një qendër novatore për neurodivergjencën. Misioni i saj është fuqizimi i individëve neurodivergjentë, mbështetja për prindërit dhe krijimi i komuniteteve gjithëpërfshirëse. Si një vazhdimësi e përkushtimit të Autizmi Albania për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj autizmit, AINA zgjeron misionin e saj për të përqafuar diversitetin në të gjitha gjendjet neurodivergjente, përfshirë ADHD, vështirësitë në të nxënë dhe sfidat zhvillimore. AINA përdor qasje inovative, terapi bashkëkohore dhe një filozofi të bazuar te forcat dhe potencialet unike të çdo fëmije. AINA ruan trashëgiminë profesionale duke promovuar rritjen, inovacionin dhe bashkëpunimin në këtë fushë. Ne ofrojme trajnime për edukatorë dhe profesionistë, zhvillojme burime edukative të përshtatura për nevojat shqiptare dhe bashkëpunojme me shkolla dhe institucione shtetërore për të zbatuar praktika gjithëpërfshirëse në arsim. Përmes programeve të personalizuara mbështetëse dhe mjeteve dixhitale, AINA synon të krijojë një ndikim të qëndrueshëm për familjet, edukatorët dhe komunitetet, duke frymëzuar një shoqëri që feston diversitetin dhe çliron potencialin e çdo fëmije.

05/11/2026

Shumë fëmijë me autizëm e zhvillojnë gjuhën sipas një procesimi gjuhësor që ka veçantitë dhe potencialin e tij, çka ndikon mënyrën si e ndihmojmë dhe mbështesim.

Terapia e drejtuar nga fëmija ( child led therapy) dhe procesimi gestalt, në trajnimin e rradhes qe fillon në 14 nëntor.

Trajnimi është tërësisht i bazuar në eksperiencën tonë profesionale dhe është një mundësi për të ndarë dhe reflektuar mbi qasje të të mesuarit natyral.



neuroafirmuese

31/10/2026
30/10/2026

Një lëvizje krahësh, një lëvizje koke, një fjalë që ende nuk e thotë. një gjest që nuk e bën, një video e një fëmije tjetër dhe shpesh mamat shqetësohen.




28/10/2026

Fëmija trajnohet të tregojë me gisht, të përsërisë ose thotë çka i kërkohet dhe e merr. Ky është objektiv i arrirë, por sa po e ndihmojmë të komunikoje?

Jepi hapësirë duke u bashkuar në lojë, duke folur natyrshëm.

Jepi hapësirë fjalës, gjestit dhe çdo mënyre komunikimi.





26/10/2026

Disa mënyra për të ndihmuar zhvillimin e gjuhës

1. Mos përdor: thuaj 
2. Mos e kushtëzo të përsërisë pas teje
3. Përdor modele gjuhësore
4. Mos jep komanda, por ftoje në lojë
5. Mos e pyet: Cfaré është kjo? 



24/10/2026

A ka fëmija objekte që do ti mbajë pranë ose ti marrë me vete? Po sikur kjo të jetë ajo që e ndihmon të ndihet i sigurt?

Kur fëmija nis një aktivitet të ri ose kalon në një ambient tjetër, një ose disa objekte të preferuar mund t’i j*pin qetësi dhe siguri.

Lërjani pranë, caktojini një vend të arritshëm dhe tregojini se mund ti marrë me vete.

Mos e kushtëzoni: Mbaro, pastaj ta j*p.
Siguria nuk fitohet si shpërblim.




20/10/2026

Kur fëmijës i thuhet «jo», ai reagon me të qara, madje edhe me shpërthime emocionale.
Prindi e pranon emocionin dhe vendos kufij, duke i ofruar alternativa.
Fëmija përsëri nuk qetësohet.
Prindi ndihet në faj, në dilemë dhe ndonjëherë dorëzohet.
Të pranosh emocionin nuk do të thotë që fëmija do të qetësohet menjëherë.
Pranimi i kufijve lidhet me përballjen me frustrimin.
Prindërimi është ta kuptosh dhe ta pranosh emocionin e fëmijës, si edhe ta mbështesësh në përballjen me frustrimin.



06/10/2026

Ka një dallim midis përsëritjes së trajnuar dhe përsëritjes natyrale gjatë lojës.

Le të vëzhgojmë: a po e përsërit sepse ia kërkuam, apo po e përdor vetë për të na thënë diçka?





Address

Farkë

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 17:00

Telephone

+355682085405

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AINA Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby clinics