Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare

Call Directions Website

Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare Misioni ynë është të ofrojmë shërbim sa më të mirë dhe sa më cilësor për pacientët. Presim sugjerimet tuaja mbi përmirësimin e shërbimeve.

30/10/2026

🎀 Tetori Rozë po mbyllet, por përkushtimi ynë për shëndetin tuaj vazhdon çdo ditë!

Falënderojmë onkologet, imazheristet, infermieret dhe stafin e administratës së Spitalit Rajonal Fier për kujdesin, bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë këtij muaji ndërgjegjësimi.

💗 Falënderojmë çdo grua që iu bashkua mesazhit tonë: kujdesi për veten është dashuri për jetën!

🎀 TETORI ROZË – SË BASHKU PËR SHËNDETIN E GRUAS! 💗Sot zhvilluam një veprimtari sensibilizuese me nxënësit e shkollës "De...
29/10/2026

🎀 TETORI ROZË – SË BASHKU PËR SHËNDETIN E GRUAS! 💗

Sot zhvilluam një veprimtari sensibilizuese me nxënësit e shkollës "Dertliu", në kuadër të Tetorit Rozë. Fëmijët shoqëruan mamatë e tyre për të kryer kontrollet e gjirit, duke përcjellë një mesazh të thjeshtë, por shumë të rëndësishëm:

🌸 "Nënë! Nëse më do, eja ma trego!" 🌸

Përmes kësaj nisme synuam të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe të inkurajojmë çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë. 🎗️

💗 Le të rrisim fëmijë që mësojnë të duan, të kujdesen dhe të jenë pranë njerëzve të tyre.💗
🎀

🌸 Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Luftën kundër Kancerit të Gjirit 🌸Tetori Rozë na kujton se parandalimi dhe d...
26/10/2026

🌸 Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Luftën kundër Kancerit të Gjirit 🌸

Tetori Rozë na kujton se parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë armët më të fuqishme në luftën kundër kancerit të gjirit.

Një kontroll i thjeshtë mjekësor mund të bëjë dallimin, duke shpëtuar jetë dhe duke sjellë shpresë.

Në kuadër të këtij muaji sensibilizues, Spitali Rajonal Fier, në bashkëpunim me NJVKSH Fier dhe DROSHKSH Vlorë, organizoi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues, ku u bashkuan profesionistë të shëndetësisë, mjeku onkolog, përfaqësues të Bashkisë Fier dhe qytetarë.

Gjatë aktivitetit u përcollën mesazhe force, solidariteti dhe shprese për të gjitha gratë që përballen me këtë sfidë. Po ashtu, u dhuruan korniza simbolike të përgatitura me dashuri për pacientet, si një mesazh i qartë se askush nuk është vetëm në këtë rrugëtim.

✅ Përgjatë gjithë muajit, mamografia ofrohet pa pagesë për gratë dhe vajzat, ndërsa njësia ditore e kimioterapisë vijon të ofrojë shërbim pa ndërprerje pranë Spitalit Rajonal Fier.

💗 Kujdesi për veten është akt force. Kontrollohu sot për një të nesërme më të sigurt.

🌸💗

08/10/2026

🎀 Tetori Rozë në Spitalin Rajonal Fier

Kontrolli është dashuri për veten. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. 🎀

🎀 Tetori Rozë – Një muaj për kujdesin, forcën dhe shpresënTetori na kujton rëndësinë e një mesazhi të thjeshtë, por jetë...
01/10/2026

🎀 Tetori Rozë – Një muaj për kujdesin, forcën dhe shpresën

Tetori na kujton rëndësinë e një mesazhi të thjeshtë, por jetësor: kujdesi për veten është një akt dashurie.

Gjatë këtij muaji bashkohemi për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit, për të mbështetur gratë dhe vajzat që po përballen me këtë sfidë, si dhe për të nderuar forcën dhe kurajën e atyre që kanë kaluar këtë rrugëtim.

Çdo kontroll i kryer në kohë është një hap drejt parandalimit. Çdo fjalë mbështetjeje është një burim force. Çdo histori shprese është një frymëzim për të gjithë ne. 💗

Le të kujtojmë se zbulimi i hershëm mund të bëjë dallimin. Të inkurajojmë njëra-tjetrën të kujdesemi për shëndetin, të informohemi dhe të veprojmë në kohën e duhur.

📍 **Gjatë muajit Tetor, mamografia është e hapur për të gjitha gratë dhe vajzat.**

Së bashku për më shumë ndërgjegjësim, më shumë kujdes dhe më shumë jetë të shpëtuara. 🌸

💕

18/09/2026

🏥 Në njësinë ditore të kimioterapisë në Spitalin Rajonal Fier, shërbimi vijon të ofrohet pa ndërprerje.

Pacientët po marrin trajtimin e tyre rregullisht dhe në përputhje me planin terapeutik.

Ndërkohë, koordinimi me strukturat shëndetësore përkatëse vazhdon për të garantuar furnizimin dhe plotësimin në kohë të çdo nevoje për barna, duke siguruar vazhdimësinë e kujdesit ndaj pacientëve.

✅ Shërbimi mbetet i angazhuar për të ofruar kujdes të pandërprerë dhe mbështetje për çdo pacient.

Spitali Rajonal Fier shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve për  ndarjen nga jeta  të Doktorit Jani Pjet...
13/07/2026

Spitali Rajonal Fier shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të Doktorit Jani Pjetri.

Shprehim mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin Rajonal Fier si Mjek dhe si Drejtues.

Ai u dallua për profesionalizëm dhe përkushtim në punën e tij të përditshme në Spitalin Rajonal Fier.

📢 Sesione informuese për parandalimin e abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës tek adoleshentëtNë kuadër të akt...
05/06/2026

📢 Sesione informuese për parandalimin e abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës tek adoleshentët

Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, Spitali Rajonal Fier, stafi i Qendrës me Një Ndales, në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Fier, zhvilloi një cikël sesionesh informuese në shkollat publike të Qarkut Fier, me fokus parandalimin e abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional synoi rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e nxënësve mbi mënyrat e mbrojtjes nga abuzimi dhe dhuna, duke promovuar një mjedis më të sigurt dhe mbështetës për ta.

📍 Aktivitetet u zhvilluan në:
Shkolla Andon Xoxa
Shkolla Jakov Xoxa
Shkolla Kristaq Shtembari
Shkolla Jani Bakalli
Shkolla Penellopi Piro
Shkolla Mark Dashi
Shkolla Liri Gero
Shkolla Naim Frashëri

📃Në sesionet informuese morën pjesë nxënësit e klasave të VIII-ta dhe IX-ta, ku 419 fëmijë përfituan informacion dhe njohuri mbi parandalimin e abuzimit seksual dhe formave të rënda të dhunës, mekanizmat e mbrojtjes dhe rëndësinë e raportimit të rasteve shqetësuese.

Gjatë takimeve u trajtuan tema të rëndësishme si:
🔹 Promovimi i sjelljeve të shëndetshme dhe identifikimi i sjelljeve të pashëndetshme;
🔹 Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e njohjes dhe respektimit të hapësirës personale;
🔹 Kuptimi dhe respektimi i kufijve personalë;
🔹 Mbrojtja e integritetit individual dhe e sigurisë personale;
🔹 Njohja e formave të ndryshme të abuzimit dhe dhunës;

✍️Përmes diskutimeve të hapura dhe aktiviteteve ndërvepruese, nxënësit patën mundësinë të shprehnin mendimet e tyre, të ndanin përvoja dhe të forconin njohuritë mbi të drejtat, sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

🤝 Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, promovimin e një mjedisi të sigurt shkollor dhe fuqizimin e të rinjve për të njohur, parandaluar dhe denoncuar çdo formë abuzimi apo dhune.

Së bashku për fëmijë të informuar, të mbrojtur dhe të sigurt!

01/06/2026

👧🧒 Në këtë ditë të veçantë, 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 🎊, stafi i Spitali Rajonal Fier ju uron të gjithë fëmijëve shumë gëzim 😊, shëndet 💙, lumturi 🌟, suksese 📚 dhe pafund buzëqeshje 😄.

🌸 Qofshi gjithmonë të rrethuar me dashuri ❤️, kujdes 🤗 dhe ngrohtësinë e familjeve tuaja.

🎨🪁🎠 Le të jetë fëmijëria juaj e mbushur me lojëra, ëndrra, aventura dhe kujtime të bukura! 🌞🌻🌈

💫 Ju jeni shpresa, forca dhe e ardhmja më e bukur e vendit tonë 🇦🇱✨.

🎁🎂🎉 Gëzuar 1 Qershorin! 🎉🎂🎁

❤️🏥 Me dashuri dhe përkushtim!!!

👩‍⚕️👨‍⚕️ Stafi i Spitalit Rajonal Fier 🌷💙🌟🎈🧸🍭🎊🌸✨😊

29/05/2026

📌 Poliklinika e Specialiteteve – 3 mujori i parë

🏥 Poliklinika e Specialiteteve Fier vijon të ofrojë shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për komunitetin.

📊 Gjatë tremujorit Janar–Mars 2026, në poliklinikën tonë janë kryer 32,570 vizita.

🙏 Falënderojmë gjithë stafin mjekësor dhe mbështetës për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar çdo ditë në shërbim të qytetarëve. 💙

✨ Shëndeti juaj, misioni ynë! ✨

Address

Rruga Çamëria
Fier
9301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category

Nearby clinics