Intermedica Gjirokaster

Intermedica Gjirokaster Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Intermedica Gjirokaster, Diagnostic Center, Rruga Tepelene/Gjirokaster , perballe Urgjences , Spitali Rajonal Gjirokaster, Gjirokastër.

Hepatiti nuk jep gjithmonë shenja. Por dëmtimi i mëlçisë mund të përparojë në heshtje.Shumë forma të hepatitit mund të m...
29/07/2026

Hepatiti nuk jep gjithmonë shenja. Por dëmtimi i mëlçisë mund të përparojë në heshtje.

Shumë forma të hepatitit mund të mos shfaqin simptoma për një kohë të gjatë. Për këtë arsye, diagnostikimi i hershëm përmes analizave laboratorike është thelbësor për vlerësimin e shëndetit të mëlçisë dhe zbulimin në kohë të infeksioneve virale.

Në Intermedica, Paneli i Kontrollit të Hepatiteve përfshin analizat kryesore për vleëesimin e funksionit të melçisë dhe diagnostikimin e hepatiteve virale, duke ju ndihmuar të merrni përgjigje të sakta dhe të besueshme në kohën e duhur.

📞042 200 600
[email protected]


Dehidratimi nuk fillon kur ndjeni etje. Fillon shumë më herët.💦Gjatë muajve të verës, organizmi humbet mё shumë lëngje p...
22/07/2026

Dehidratimi nuk fillon kur ndjeni etje. Fillon shumë më herët.

💦Gjatë muajve të verës, organizmi humbet mё shumë lëngje përmes djersitjes dhe, në shumë raste, shenjat e dehidratimit kalojnë pa u vënë re.
Përveç simptomave si etja e vazhdueshme, lodhja,
marramendja apo urina më e erret, edhe analizat laboratorike mund të japin informacion të vlefshëm për ekuilibrin e lëngjeve dhe funksionin e veshkave.

Parametra si Natriumi, Kaliumi, Magnezi, Kreatinina dhe Urea ndihmojnë mjekun të vlerësojë gjendjen e
hidratimit dhe ndikimin që ajo mund të ketë në
organizëm.

📞042 200 600
[email protected]


Një pickim mund të duket i parëndësishëm... por jo gjithmonë është i tillë. 🐝Shumica e pickimeve nga bletët, grerëzat ap...
22/07/2026

Një pickim mund të duket i parëndësishëm... por jo gjithmonë është i tillë. 🐝
Shumica e pickimeve nga bletët, grerëzat apo insektet shkaktojnë vetëm skuqje dhe enjtje lokale. Megjithatë, tek disa persona ato mund të shkaktojnë reaksione alergjike serioze, që kërkojnë vlerësim të menjëhershëm.

Nëse pas pickimit shfaqet enjtje e përhapur, vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose simptoma të pazakonta, mos i neglizhoni.
Në Intermedica kryhet paneli i alergjenëve ndaj
helmeve të insekteve (Insect Venoms IgE), i cili ndihmon në identifikimin e alergjisë ndaj bletëve, grerëzave dhe insekteve të tjera.

📞 042 200 600
[email protected]


Në Ditën Botërore të Trurit, kujtojmë rëndësinë e kujdesit për shëndetin neurologjik dhe fuqinë e parandalimit. Një stil...
22/07/2026

Në Ditën Botërore të Trurit, kujtojmë rëndësinë e kujdesit për shëndetin neurologjik dhe fuqinë e parandalimit. Një stil jetese i shëndetshëm, kontrolli i faktorëve të rrezikut dhe diagnostikimi në kohë janë hapa të rëndësishëm për ruajtjen e funksionit të trurit në çdo moshë.

Në Intermedica, besojmë se kujdesi për shëndetin fillonme informacionin e duhur dhe diagnostikimin e besueshem.

📞 042 200 600
[email protected]

Vera sjell pushime... por edhe një rrezik më të lartë për infeksionet urinare.Temperaturat e larta, dehidratimi, qëndrim...
17/07/2026

Vera sjell pushime... por edhe një rrezik më të lartë për infeksionet urinare.
Temperaturat e larta, dehidratimi, qëndrimi me rroba banje të lagura dhe ndryshimet në rutinën e përditshme janë disa nga faktorët që mund të favorizojnë shfaqjen e infeksioneve urinare.

Nëse përjetoni djegie gjatë urinimit, urinim të shpeshtë, dhimbje në pjesën e poshtme të barkut ose urinë me erë të fortë, mos i neglizhoni simptomat.

Analiza e urinës dhe urokultura i japin mjekut informacionin e nevojshëm për të vendosur trajtimin e duhur.

📞042 200 600
[email protected]


Aldosteroni është një hormon që luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e nivelit normal të natriumit dhe kaliumit në gjak d...
17/07/2026

Aldosteroni është një hormon që luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e nivelit normal të natriumit dhe kaliumit në gjak duke kontrolluar volumin dhe presionin e gjakut. Renina është enzima që kontrollon prodhimin e Aldosteronit.
Nëse RAS është anormalisht aktiv presioni i gjakut është i lartë. Testimi i Reninës shërben për të kryer një diagnozë diferenciale të shkakut të hipertensionit nëse është esencial, renal apo renovaskular.

Falë këtyre testeve, jemi në gjendje të përcaktojmë origjinën e tensionit dhe në varësi të tij, trajtimin specifik për pacientin.

📞042 200 600
[email protected]

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda mund të ndodhë përmes mjedisit, ushqimit, ujit apo aktiviteteve të ndryshme.Grumbullimi...
27/06/2026

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda mund të ndodhë përmes mjedisit, ushqimit, ujit apo aktiviteteve të ndryshme.
Grumbullimi i tyre në organizëm mund të shoqërohet me simptoma të ndryshme që ndikojnë në mirëqënien
dhe cilësine e jetës.

Studime të ndryshme theksojnë se ekspozimi ndaj
metaleve të rënda mund të lidhet ngushtësisht me
aktivitetin zhvillimor të femijës, për ketë arsye testimi
ndaj tyre është shumë i rëndesishëm.

Dy paketat e kontrollit të metaleve ju vijnë në ndihmë për të kuptuar nivelin e ekspozimit dhe vlerësuar rolin
e tyre si një faktor që meriton të analizohet më tej.

📞Per informacion ju lutemi të kontaktoni në:
042 200 600
[email protected]

analiza laborator diagnostikim shendeti kujdesipershendetin intermedicaalbania

Biletat i keni prerë. Hoteli është rezervuar. Po shëndetin e keni kontrolluar? 🌞 Para se të niseni për pushime, sigurohu...
24/06/2026

Biletat i keni prerë. Hoteli është rezervuar. Po shëndetin e keni kontrolluar? 🌞 Para se të niseni për pushime, sigurohuni që organizmi juaj është po aq gati sa valixhja juaj.
Me Check-Up Bazë në Intermedica, mund të vleresoni disa nga treguesit më të rendësishëm të shëndetit,
duke përfshirë gliceminë, profilin lipidik, funksionin e mëlçisë dhe veshkave, për ta nisur verën me më
shumë siguri dhe qetësi.

Sepse pushimet janë më të bukura kur e dini që shëndeti juaj ka marrë vulën e duhur. ✈️🩺

✅Konsultë FALAS me mjekun patolog.
📞Për informacion dhe rezervime:
042 200 600
📩[email protected]

Një jetë e re lind vetëm pas kujdesit të duhur. Ashtu sikurse një pemë ka nevojë për rrënjë të shëndetshme për të lulëzu...
19/06/2026

Një jetë e re lind vetëm pas kujdesit të duhur. Ashtu sikurse një pemë ka nevojë për rrënjë të shëndetshme për të lulëzuar, edhe shëndeti riprodhues ka nevojë për një bazë të
shëndetshme hormonale.

Ekuilibri hormonal përbën elementin thelbësor në
fertilitet dhe lidhet ngushtësisht me planifikimin e shëndetshëm dhe të sigurt për të ardhmen.

Kontrolli i Shëndetit Riprodhues pranë Intermedica ju ofron një vlerësim të plotë të parametrave hormonalë
që lidhen me mirëqenien riprodhuese.

Çdo jetë e re fillon me planifikimin e duhur.

📞 Për informacion ju lutemi të kontaktoni në:
042 200 600
[email protected]

Jo çdo lodhje ka si shkak stresin. Jo çdo temperaturë është një virozë. Ndonjëherë, pas simptomave që duken të zakonshme...
17/06/2026

Jo çdo lodhje ka si shkak stresin. Jo çdo temperaturë është një virozë. Ndonjëherë, pas simptomave që duken të zakonshme, fshihet një diagnozë që nuk duhet neglizhuar.
Bruceloza është një infeksion bakterial që transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe shpesh kalon pa u identifikuar menjeherë, pasi simptomat e saj mund të ngatërrohen lehtësisht me sëmundje të tjera të zakonshme.

Diagnostikimi i hershem luan një rol kyç në parandalimin e komplikacioneve dhe në përcaktimin e trajtimit të duhur. Për këtë arsye, njohja e mënyrave të transmetimit, simptomave dhe metodave të testimit është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit.
Në ketë seri postimesh do të mësoni gjithçka që duhet të dini për brucelozën: si transmetohet, kur duhet të dyshoni për infeksion, si diagnostikohet dhe cilat janë mundësite e testimit që ofron Intermedica.

Diagnoza e saktë është hapi i parë drejt trajtimit të duhur.

📞Për informacion ju lutemi të kontaktoni në:
042 200 600
[email protected]

serologji analizalaboratorike shendeti laboratormjekesor kujdesipershendetin

Address

Rruga Tepelene/Gjirokaster , Perballe Urgjences , Spitali Rajonal Gjirokaster
Gjirokastër
6001

Opening Hours

Monday 07:00 - 20:00
Tuesday 07:00 - 20:00
Wednesday 07:00 - 20:00
Thursday 07:00 - 20:00
Friday 07:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Telephone

+355692099058

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Intermedica Gjirokaster posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Intermedica Gjirokaster:

Shortcuts

Share