Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër

Në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse dhe parandaluese për lehtësimin dhe reduktimin e efekteve dhe pasojave negative...
18/08/2026

Në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse dhe parandaluese për lehtësimin dhe reduktimin e efekteve dhe pasojave negative shëndetësore që vijnë si pasojë e ekspozimit të zgjatur në temperaturat e larta të stinës së verës 🌡️, specialistët e edukimit shëndetësor dhe promocionit të NJVKSH Gjirokastër janë duke punuar me grupet e ndryshme të popullatës,te qytetit ,duke i informuar ata ,mbi rreziqet dhe pasojat që sjell ekspozimi ndaj të nxehtit stinor

✅ Kujdes i veçantë po i kushtohet:
• Kujdesit personal në këto ditë të nxehta 🔥
• Menaxhimit të situatave emergjente që mund të ndodhin si pasojë e qëndrimit të gjatë në temperatura të larta, të cilat mund të shfaqen me:
🔸 Dhimbje të forta koke
🔸 Gjendje të fikti
🔸 Djersitje të tepruar 💦

🩺 Për çdo rast me ankesa shëndetësore, qytetarët udhëzohen të paraqiten pranë qendrave shëndetësore, tek personeli mjek–infermier, për të vlerësuar situatën dhe për të kontrolluar parametrat jetësorë si:
• Tensioni arterial
• Ritmi i zemrës ❤️
• Ritmi i frymëmarrjes 🌬️
• Niveli i vetëdijes dhe reagimeve 🧠

🚑 Në çdo moment, për çdo rast specifik, do të ofrohet ndihma e parë dhe rastet më serioze do të transportohen me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë të specializuar.

📞 Po ashtu, komuniteti informohet dhe instrukohet që për çdo rast urgjent, mund të telefonojnë numrin pa pagesë 127 për ndihmë urgjente mjekësore.

👵👶 Kujdes i veçantë duhet të tregohet ndaj:
• Personave të moshuar 👴👵
• Të sëmurëve kronikë ❤️‍🩹
• Grave shtatzëna 🤰
• Fëmijëve të vegjël 👶

Të gjithë duhet të bashkëpunojmë ngushtë me mjekët e familjes për çdo problematikë shëndetësore apo komplikacion të mundshëm.



📌 Masa personale mbrojtëse dhe parandaluese:

1️⃣ Evitoni lëvizjet nga ora 11:00 deri në 18:00 ☀️. Nëse është e domosdoshme, përdorni veshje të lehta pambuku, kryesisht të bardha 👕, kapele 👒 dhe syze dielli 🕶️.

2️⃣ Konsumoni ujë të pijshëm në sasi të mjaftueshme 💧 për të zëvendësuar lëngjet e humbura nga temperaturat e larta dhe djersitja.

3️⃣ Qëndroni në ambiente të freskëta, ose në hije, ose në dhoma me ajër të kondicionuar në temperatura 18–22°C ❄️.

-Konsumoni ushqimet jo me shume se 2 ose 3 ore mbas gatimit dhe ruajni ato, ne kushte frigoriferike...

4️⃣ Shmangni konsumimin e pijeve alkoolike 🍷, pijeve me kafeinë ☕ dhe atyre energjike, të cilat rrisin rrezikun për:
🔸 Aritmi të zemrës
🔸 Tension të lartë
🔸 Dehidrim
🔸 Kolaps hipovolemik
🔸 Pika dielli dhe insult cerebral, sidomos te pacientët kronikë.

5️⃣ Diskutoni me mjekun tuaj për çdo modifikim të mundshëm të dozave të medikamenteve që përdorni për sëmundjet kronike 💊.

NJOFTIMDuke marrë shkas nga njoftimet mediatike, të cilat i referohen situatës epidemiologjike në fshatin Golem, NJVKSH ...
06/08/2026

NJOFTIM

Duke marrë shkas nga njoftimet mediatike, të cilat i referohen situatës epidemiologjike në fshatin Golem, NJVKSH Gjirokastër ju bën me dije se:

1. Pasi u mor njoftimi nga personeli shëndetësor, Sektori i Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor mori masa të menjëhershme, duke ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës.
Më datë 03.08.2026, grupi i punës mori mostra në 9–10 pika të dyshuara për kontaminim, me qëllim verifikimin e ndotjes hidrike.
Komuniteti u njoftua të mos konsumonte ujin dhe disa familjeve iu sigurua ujë i pijshëm nga ana jonë.

2. Deri në marrjen e përgjigjeve të analizave të ujit, u kryen analiza hematologjike (gjaku) për personat që shfaqnin simptoma gastrointestinale.

3. Duke qenë se rezultatet e analizave hematologjike rezultuan negative, ndërsa analizat e ujit evidentuan kontaminim të freskët, u bashkëpunua ngushtë me autoritetet përkatëse nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm.
Si rezultat, situata shëndetësore gjatë tre ditëve të fundit është përmirësuar ndjeshëm, pa u shfaqur raste të reja dhe me shërimin e personave të prekur.

4.Duke parë se masat e marra nga autoritetet që prej datës 3.8.2026 do të vijohet vlerësimi i indikatorëve fiziko-kimik dhe bakterologjik të ujit në vazhdimësi .

Falënderojmë institucionet për bashkëpunimin dhe angazhimin në zgjidhjen e shpejtë të situatës:

* Bashkia Gjirokastër
* Prefektura Gjirokastër
* Ujësjellës Kanalizime
* ISHSH
* si dhe institucionet e tjera të përfshira.

Në vijmësi të dhënies të shërbimit të KSHP nga Qsh prej personelit shëndetësor mjek - infermier, po tregohet gjithmon e ...
06/08/2026

Në vijmësi të dhënies të shërbimit të KSHP nga Qsh prej personelit shëndetësor mjek - infermier, po tregohet gjithmon e më shumë ,gadishmëri dhe përgjegjësi profesionale në lidhje me :

• Vlerësimin e problematikave shëndetësore të cilat hasen me frekuencë të shtuar në stinën e nxehtë të verës në popullatë ..
• Ofrimi me cilësi dhe sipas standardeve i kujdesit mjekësor në banesë për personat që e kanë të pamundur ta marrin këtë shërbim në QSH.
• Kujdesi dhe kontrolli në vazhdimësi për të sëmurët kronikë gratë shtatzëna fëmijët e vegjel dhe zbatimi i sistemit të referimit te mjekët specialistë për çdo rast që ka nevojë për ndërhyrje dhe konsulta të specializuara
• Dokumentimi korrekt i të dhënave në sistemin e informacionit shëndetësor dhe biostatistikor, i lidhur me aktivitetin profesional të mjekëve dhe infermierëve në çdo Qsh dhe ambulancë
• Aplikimi i kujdesit parandalues për vajzat dhe gratë mbi moshën 35 vjeç, me qëllim kryerjen e testit depistues të tipizuar HPV, për evidentimin e pranisë ose jo të virusit të papilomës humane në rrugët gjenitale, shkaktar i kancerit të qafës së mitrës.
• Marrja e masave mbrojtëse dhe parandaluese dhe vijimi i përgatitjeve specifike të QSH-ve për stinën e verës dhe problematikat shëndetësore shoqëruese, si dhe furnizimi me medikamente të listës së urgjencës.
• Menaxhimi dhe ofrimi në çdo kohë i shërbimit KSHP për popullatën nga personeli shëndetësor për çdo nevojë të paraqitur sidomos ato të karakterit emrgjent.

Rëndësi i kushtohet bashkëpunimin të ngushtë të të gjitha strukturave shëndetësore në rreth, me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e indikatorëve të shëndetit publik në nivel komunitar.

NJVKSH Gjirokastër po i kushton rëndësi të veçantë monitorimit të aksesit në shërbimet mjekësore për komunitetin dhe, në...
04/08/2026

NJVKSH Gjirokastër po i kushton rëndësi të veçantë monitorimit të aksesit në shërbimet mjekësore për komunitetin dhe, në veçanti, për turistët që vizitojnë qytetin. Këta të fundit mund të paraqesin problematika shëndetësore me frekuencë të shtuar, të lidhura me stinën e nxehtë të verës dhe ekspozimin e zgjatur në diell, me ndërlikimet bashkëshoqëruese të sëmundjeve kronike, pickimet nga insektet dhe alergjitë, virozat stinore, intoksikacionet alimentare etj.

E vendosur në qendër të Pazarit Karakteristik të qytetit, Qendra Shëndetësore Verore Gjirokastër po zhvillon një aktivitet profesional, duke ofruar kujdes shëndetësor 24/7 nga stafi i mjekëve dhe infermierëve.

Specialistët e shërbimit KSHP të NJVKSH Gjirokastër, në çdo kohë, ndjekin dhe monitorojnë periodikisht aktivitetin e kësaj qendre, duke kontrolluar zbatimin e protokolleve të shërbimit dhe kujdesit shëndetësor, listën e medikamenteve në dispozicion, disponueshmërinë e mjeteve dhe pajisjeve mjekësore, si dhe informacionin shëndetësor e biostatistikor.

Evidentimi i problematikave dhe përcaktimi i zgjidhjeve adekuate përbëjnë thelbin e bashkëpunimit për menaxhimin efikas, efektiv dhe të koordinuar të tërësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara për turistët që vizitojnë qytetin tonë.

Në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse dhe parandaluese për lehtësimin dhe reduktimin e efekteve dhe pasojave negative...
16/07/2026

Në kuadër të marrjes së masave mbrojtëse dhe parandaluese për lehtësimin dhe reduktimin e efekteve dhe pasojave negative shëndetësore që vijnë si pasojë e ekspozimit të zgjatur në temperaturat e larta të stinës së verës 🌡️, specialistët e edukimit shëndetësor dhe promocionit të NJVKSH Gjirokastër organizuan me nje grup femijësh pjesë e kampit veror ,pranë QKF- Bashkia Gjiokastër ,duke i informuar ata ,mbi rreziqet dhe pasojat që sjell ekspozimi në diell ndaj të nxehtit stinor .

✅ Gjatë bashkëbisedimit dhe informimit shëndetësor ju kërkua fëmijëve të tregojnë kujdes personal në këto ditë të nxehta dhe të aplikojnë masa personale mbrojtëse dhe parandaluese si:

1️⃣ Evitoni lëvizjet nga ora 11:00 deri në 18:00 ☀️. Nëse është e domosdoshme, përdorni veshje të lehta pambuku, kryesisht të bardha 👕, kapele 👒 dhe syze dielli 🕶️.

2️⃣ Konsumoni ujë të pijshëm në sasi të mjaftueshme 💧 për të zëvendësuar lëngjet e humbura nga temperaturat e larta dhe djersitja.

3️⃣ Qëndroni në ambiente të freskëta, ose në hije, ose në dhoma me ajër të kondicionuar në temperatura 18–22°C ❄️.

-Konsumoni ushqimet jo me shume se 2 ose 3 ore mbas gatimit dhe ruajni ato, ne kushte frigoriferike.

4️⃣ Shmangni konsumimin e pijeve energjike.

Për të gjithë fëmijët pjesmarrës në takim,u shpërndanë flet-palosje me informacion specifik, për kujdesin që duhet treguar në stinën e nxehtë të verës.

📢❤️ Vazhdojnë aktivitetet edukuese dhe promovuese për MMM – kontrollin dhe vlerësimin e presionit arterial, si dhe infor...
30/06/2026

📢❤️ Vazhdojnë aktivitetet edukuese dhe promovuese për MMM – kontrollin dhe vlerësimin e presionit arterial, si dhe informimin shëndetësor mbi risqet dhe rreziqet e stinës së nxehtë të verës! ☀️🌡️

Në kuadër të kontrollit dhe parandalimit të hipertensionit arterial (HTA), si dhe promovimit të masave mbrojtëse ndaj temperaturave të larta të stinës së verës, specialistët e Shërbimit të Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor të NJVKSH Gjirokastër zhvilluan një aktivitet informues dhe sensibilizues në zonën e tregut industrial të qytetit Aktiviteti u fokusua tek personat e rritur dhe grupet në risk, veçanërisht tek adultet me sëmundje kronike dhe të moshuarit, të cilët frekuentojnë këto mjedise publike në Gjirokastër. 👨‍⚕️👩‍⚕️🏛️

Temperaturat e larta stinore kanë një impakt negativ në organizmin e njeriut. Për këtë arsye, informimi shëndetësor, kontrolli i vazhdueshëm i parametrave vitalë, i vlerave të presionit arterial dhe i glicemisë, sidomos tek personat me sëmundje kronike si hipertensioni arterial dhe diabeti, përbëjnë një komponent të rëndësishëm për kujdesin personal shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. ❤️🩺🩸

Ndjekja e një stili të shëndetshëm jetese, ushqyerja e ekuilibruar, konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit dhe hidratimi i organizmit gjatë ditëve të nxehta, qëndrimi në ambiente të freskëta dhe reduktimi i lëvizjeve në orët e pikut (nga ora 11:00 deri në 18:00) ndikojnë drejtpërdrejt në mbajtjen e presionit arterial dhe glicemisë në parametra optimalë, duke bërë të mundur ruajtjen e mirëqenies shëndetësore. 💧🥗☀️🏠

Nga ana tjetër, kontrollet periodike pranë mjekut të familjes ndihmojnë në zbulimin e hershëm të formave të fshehta të sëmundjeve, si hipertensioni arterial dhe diabeti. Veçanërisht gjatë stinës së verës, këto kontrolle ndihmojnë në parandalimin e problematikave shëndetësore që mund të shkaktojnë komplikacione në organe dhe sisteme të ndryshme të organizmit. 👨‍⚕️📋🔍

Në çdo rast, promovimi i masave parandaluese dhe mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike mbetet mjaft i rëndësishëm. ✅❤️

Një nga masat që strukturat shëndetësore rekomandojnë, sidomos gjatë kësaj periudhe, është matja e rregullt e vlerave të presionit arterial dhe glicemisë, veçanërisht për personat që vuajnë nga këto sëmundje kronike. 🩺🩸📈

☀️💙🏥

Address

Bulevardi 18 Shtatori
Gjirokastër
6001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share