Lab Mjekesor “A. Shtylla”

Lab Mjekesor “A. Shtylla” Gama e analizave:
-klinike -biokimike -hormonale -gjenetike -mikrobiologjike -serologjike

Laborator mjekësor “Dr. Ameli Shtylla” krijuar në vitin 2010 me një eksperiencë të gjatë në diagnostikimin e sëmundjeve dhe kujdesin ndaj shëndetit të pacientëve.

13/01/2026

📢𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌
𝐕𝐄𝐓𝐄𝐌 𝐏𝐄̈𝐑 𝐆𝐑𝐀𝐓𝐄̈ 𝐄 𝐆𝐑𝐀𝐌𝐒𝐇𝐈𝐓🤗❤️🩷

Në kuadër të bashkëpunimit me Instituti i Shëndetit Publik dhe me angazhimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gramsh, është mundësuar sërish ardhja e mamografisë së lëvizshme në qytetin tonë.

Ftojmë të gjitha gratë e interesuara, veçanërisht ato mbi 50 vjeç, të përfitojnë nga ky shërbim i rëndësishëm për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.🙏

📍 Vendndodhja: NjVKSH Gramsh
📅 Data: 12-23 Janar 2026
🕒 Orari: 8:00 -14:00 nga e hëna në të premte

Kujdesi për shëndetin është dashuri për veten❤️



12/08/2025
👉 Paketa e kontrollit më poshtë vjen me një çmim të reduktuar duke ju oftuar mundësinë e kontrollit të shëndetit tuaj me...
17/06/2025

👉 Paketa e kontrollit më poshtë vjen me një çmim të reduktuar duke ju oftuar mundësinë e kontrollit të shëndetit tuaj me gamën e mëposhtme të analizave:

1- Check-up-i mjekësor, ose kontrolli i rregullt shëndetësor, është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar sëmundjet serioze.

2- TSH (Hormoni Stimulues i Tiroides) është një nga analizat më të rëndësishme për të vlerësuar funksionin e gjëndrës tiroide, që rekomandohet në:
• Simptoma si lodhje kronike, shtim ose humbje në peshë pa arsye, rrahje të shpejta të zemrës, ndjeshmëri ndaj të ftohtit ose të nxehtit, depresion, ankth.
• Gratë që planifikojnë shtatzëni ose janë shtatzëna.

3- Vitamina D është një nga vitaminat më të rëndësishme për trupin e njeriut.
Roli kryesor i Vitamines D:
• Thithja e kalciumit dhe ndërtimi i kockave.
• Fuqizimi i sistemit imunitar
• Mbështet shëndetin e muskujve
• Ndikon në shëndetin e zemrës dhe trurit
• Rregullon rënien e humorit apo depresion

4- Ferritina është një proteinë që ruan hekurin në trup. Ajo është treguesi kryesor i rezervave të hekurit në organizëm dhe përdoret gjerësisht për të vlerësuar mungesën e hekurit apo tepricën e tij.

5- Testi i HbA1C – i njohur gjithashtu si testi i hemoglobinës A1C ose Diabeti i fshehtë.

• HbA1c është një test i rëndësishëm laboratorik që përdoret për të vlerësuar mesatarisht nivelin e sheqerit në gjak gjatë 2–3 muajve të fundit. Ky test është një nga mjetet më të rëndësishme për diagnostikimin dhe monitorimin e diabetit.

‼️Cilat janë rreziqet e helmimit nga ushqimi për shkak të gëlltitjes së salmonelës?👉Çfarë është salmoneloza?Salmoneloza ...
26/05/2025

‼️Cilat janë rreziqet e helmimit nga ushqimi për shkak të gëlltitjes së salmonelës?

👉Çfarë është salmoneloza?

Salmoneloza është një sëmundje e shkaktuar nga bakteri Salmonella ose më e njohur si Salmonella. Këto janë enterobaktere që gjenden shpesh në zorrët e kafshëve dhe që transmetohen te njerëzit përmes ushqimit të kontaminuar. Këto baktere mund të jenë kryesisht shkaktarë të dy llojeve të sëmundjeve: gastroenteritit dhe etheve tifoide.

👉Simptomat kryesore.

Manifestimet më të zakonshme janë ethe, diarre, të vjella, ngërçe në stomak dhe dhimbje barku gjatë një infeksioni me salmonelë. Periudha e inkubacionit është 1 deri në 2 ditë në shumicën e rasteve, por kjo mund të varet nga doza e baktereve të gëlltitura dhe gjendja shëndetësore e personit të infektuar. Në shumicën e rasteve, salmonela është e pranishme në ushqime të papërpunuara ose të papjekura, duke përfshirë mishin, vezën ose produktet e qumështit të papërpunuar.

👉Mjekimi.

Gastroenteriti mund të zhduket shpejt, mesatarisht pas 3 deri në 5 ditë, te personat e rritur në gjendje të mirë fizike. Për njerëzit më vulnerabël si foshnjat, të moshuarit ose imunokompromentuar, infeksioni mund të jetë më serioz apo edhe fatal dhe mund të indikohet terapi me antibiotikë. Vëmendje duhet t’i kushtohet gjithashtu dehidrimit që shoqërohet me sëmundjen, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

👉Këshilla dhe parandalimi.

🖐Mënyra më e mirë për të shmangur kontaminimin është të gatuani siç duhet ushqimin, veçanërisht mishin. Kini kujdes, i ftohti vetëm ndihmon në ndalimin e zhvillimit të baktereve, por nuk mund t’i vrasë ato. Kështu, mishi i grirë i ngrirë ose i ngrirë i thellë duhet të gatuhet drejtpërdrejt pa e shkrirë domosdoshmërisht për të zvogëluar rrezikun e shumëzimit të baktereve.

🖐Larja e rregullt e duarve mbetet thelbësore për të kufizuar rrezikun e kontaminimit. Përveç rregullave bazë të higjienës ushqimore.

🖐Për sa i përket objekteve industriale, parandalimi kërkon zbatimin e masave për kontrollin e salmonelës në të gjitha fazat e zinxhirit ushqimor, nga prodhimi bujqësor deri tek përpunimi.

Njoftim i rëndësishëm!Ne ju njoftojmë se “Laborator Mjekësor Dr. Ameli Shtylla” ka ndryshuar lokacion! 🌍Qëllimi ynë ësht...
16/12/2024

Njoftim i rëndësishëm!

Ne ju njoftojmë se “Laborator Mjekësor Dr. Ameli Shtylla” ka ndryshuar lokacion! 🌍
Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë shërbime edhe më të mira dhe një eksperiencë më të këndshme.

📍 Lokacioni i ri: Pallati i ri ngjitur me qëndrën shëndetësore “Esma Brace” (mjeku i familjes”, kati pare.
⏰ Oraret e punës mbeten të njëjta.

Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe ju presim në destinacionin tonë të ri!

Për çdo pyetje, na kontaktoni në nr e tel [ 0682345440].

Laborator Mjekësor “Dr. Ameli Shtylla” është krijuar në vitin 2010 dhe është laboratori i parë privat i hapur në qytetin...
11/10/2024

Laborator Mjekësor “Dr. Ameli Shtylla” është krijuar në vitin 2010 dhe është laboratori i parë privat i hapur në qytetin e Gramsh*t me një eksperiencë të gjatë në diagnostikimin e sëmundjeve dhe kujdesin ndaj shëndetit të pacientëve.

Nevoja për krijimin e një standarti më të lartë shërbimi mjekësor dhe zgjerimi i llojit të analizave që kryheshin deri atëhere në Gramsh ishin motivimi fillestar dhe sot një qëllim i arritur pasi gjithçka është e kompjuterizuar dhe në sinkron me teknologjinë më të fundit të pajisjeve mjekësore.

Diagnostifikimi në kohë i sëmundjeve dhe saktësia në rezultate kur pacientët të pajisur me analiza nga ne, i benin këto analiza dhe jashtë shtetit dhe perfitonin të njëjtin rezultat si tek ne na frymezonte për të ecur përpara. Sot si dëshmi e kësaj cilësie, kemi besimin e plotë të të gjithë qytetarëve kudo ndodhur.

Themeluesi dhe drejtuesi i laboratorit është Dr. Ameli Shtylla, mjek specialist laboratori klinik-biokimik, me eksperiencë 35 vjeçare në këtë fushë, prezent çdo ditë në ambientet e laboratorit.

Përkushtimi dhe cilësia tek ne janë të padiskutueshme ndërsa çmimet konkuruese.

Address

Rruga Sporti
Gramsh

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lab Mjekesor “A. Shtylla” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category