14/06/2021
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë.
Gjaku, përveçse është lëngu i jetës, është edhe një lëndë kuruese dhe i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit vullnetarë.
Nevoja për gjak:
1. Për t’i shpëtuar jetën dikujt.
2. Për ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji.
3. Si kurë shoqëruese për sëmundjet si anemitë, talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit etj.
Kur dhuroni gjak duhet të gëzoni shëndet të plotë dhe dhurimi nuk e dëmton shëndetin tuaj.
Pasi dhuroni, duhet të qëndroni disa minuta shtrirë dhe të pini të njëjtën sasi uji apo lëngjesh sa keni dhuruar, në mënyrë që ta zëvendësoni.
Gjaku i marrë egzaminohet për: HIV, Hepatitet dhe Sifilizi, gjaku komplet dhe parametrat biokimike.
Nëse ato janë brenda normave, atëherë gjaku kalon për përpunim.
Gjak mund të dhurojnë të gjithë ata që janë të shëndetshëm dhe kanë moshë 17 vjeç (me lejen e prindit,) 18-65 vjeç dhe peshë minimale 50 kg.
Dhurohet 450 ml gjak.
Vëndi i dhurimit janë Bankat e gjakut pranë spitaleve në çdo qytet.
Në këtë mënyrë ju keni kryer një akt heroik, pra keni shpëtuar jetën dikujt, apo keni ndihmuar dikë tjetër që të jetojë më gjatë dhe më mirë.
Organizmat që merren me sensibilizimin dhe promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut janë Degët e promocionit shëndetësor pranë Drejtorive të Shëndetit Publik në rrethe, Organizata e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Kryqi i Kuq.