Spitali Bashkiak Kavaje

Spitali Bashkiak Kavaje Spitali Bashkiak Kavaje

24/07/2026
16/07/2026

📢 Njoftim

Spitali ynë ka kënaqësinë të njoftojë se ekipit të shërbimit të Pediatrisë i është bashkuar Dr. Kristjana Dumani, mjeke pediatre.

Me ardhjen e Dr. Dumanit, shërbimi i Pediatrisë tashmë përforcohet me dy mjeke pediatre, duke rritur kapacitetet profesionale të spitalit dhe duke garantuar një kujdes shëndetësor edhe më cilësor, të vazhdueshëm dhe në kohë për fëmijët.

Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve që ofrojmë për komunitetin, me synimin për të përmbushur sa më mirë nevojat e pacientëve tanë.

I urojmë Dr. Kristjana Dumanit mirëseardhje dhe suksese në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të shëndetit të fëmijëve.

14/07/2026

Lidhur me publikimin e një fotografie që synon të krijojë përshtypjen e një situate kaotike në Spitalin e Kavajës, sqarojmë opinionin publik se një moment i izoluar nuk pasqyron domosdoshmërisht mënyrën se si funksionon institucioni gjatë gjithë ditës.

Shqetësimi i qytetarëve për pritjen në radhë është legjitim dhe merret seriozisht nga strukturat përgjegjëse. Përmirësimi i organizimit të shërbimit dhe ulja e kohës së pritjes mbeten objektiva të vazhdueshëm të punës sonë.

Vizitat në Spitalin e Kavajës organizohen sipas tre fashave orare, të përcaktuara nga mjeku i familjes: 08:00–10:00, 10:00–12:00 dhe 12:00–14:00. Në praktikë, një pjesë e qytetarëve paraqiten që në orët e para të mëngjesit, përpara orarit të caktuar për vizitën e tyre. Ky fenomen krijon grumbullime të përkohshme në ambientet e pritjes, të cilat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht fluksin real të pacientëve përgjatë gjithë ditës.

Pritja për shërbime shëndetësore është një sfidë me të cilën përballen edhe sistemet shëndetësore të vendeve evropiane. Në çdo vend, fluksi i pacientëve ndryshon sipas orareve dhe kërkesës për shërbim. Për këtë arsye, respektimi i orareve të përcaktuara dhe organizimi i vizitave janë elementë thelbësorë për shmangien e grumbullimeve dhe për ofrimin e një shërbimi sa më efikas.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se Spitali i Kavajës ndodhet në një fazë të rëndësishme ristrukturimi, pas shkëputjes nga Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi". Ky proces nënkupton ngritjen dhe konsolidimin e strukturave të tij organizative dhe funksionale, me synimin për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Në kuadër të kësaj riorganizimi, organika e spitalit do të plotësohet me mjekë dhe personel të ri shëndetësor. Ky fuqizim i burimeve njerëzore pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të shërbimit, uljen e kohës së pritjes dhe përmirësimin e mëtejshëm të kujdesit ndaj pacientëve.

Mirëpresim çdo kritikë dhe sugjerim që ndihmon në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Megjithatë, informimi i publikut duhet të mbështetet në fakte dhe në paraqitjen e plotë të situatës, duke shmangur interpretimet që krijojnë një perceptim të deformuar mbi funksionimin e institucionit. Angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: ndërtimi i një spitali më të fortë, me më shumë kapacitete dhe me shërbime gjithnjë e më cilësore për qytetarët e Kavajës.

Të nderuar pacientë, familjarë dhe staf i palodhur i Spitalit KavajëMe rastin e Kurban Bajramit, ju përcjellim urimet më...
27/05/2026

Të nderuar pacientë, familjarë dhe staf i palodhur i Spitalit Kavajë

Me rastin e Kurban Bajramit, ju përcjellim urimet më të përzemërta për shëndet, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Kjo festë e shenjtë le të sjellë më shumë mirësi, solidaritet dhe shpresë për të gjithë.

Falënderojmë stafin mjekësor për përkushtimin dhe humanizmin që tregojnë çdo ditë në shërbim të pacientëve. Urojmë që kjo festë t’ju gjejë pranë njerëzve më të dashur, me zemër të mbushur me gëzim dhe mirësi.

15/05/2026

Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe rritjes së cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve, pranë Spitali Bashkiak Kavajë i është shtuar stafit mjekësor një 👨‍⚕️ mjek radiolog.

Ky forcim i ekipit synon:
✅ rritjen e kapaciteteve diagnostikuese
✅ përshpejtimin e shërbimit për pacientët
✅ ofrimin e një kujdesi më cilësor në fushën e imazherisë dhe diagnostikimit 🩻

Drejtoria e spitalit mbetet e angazhuar për të vijuar përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve në funksion të komunitetit dhe shëndetit të qytetarëve 🤝💙

Address

Lagja Nr 3
Kavajë
2501

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Bashkiak Kavaje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Bashkiak Kavaje:

Share

Category