Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje

Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje Monitorimi i kujdesit të shëndetit parësor të rrethit.

11/06/2026

PROJEKTI “THUAJ PO BAMIRËSISË”

Doors of Life Albania, në bashkëpunim me Fundjavë Ndryshe, organizon aktivitetin humanitar në kuadër të projektit “Thuaj Po Bamirësisë”, në shërbim të komunitetit të Thumanës.

📅 Data: 13 Qershor 2026
🕘 Ora: 09:00 – 20:00
📍 Vendi: Qendra Shëndetësore Thumanë

Në kuadër të këtij aktiviteti do të ofrohen eko dhe konsultë gjinekologjike falas për gratë dhe vajzat e zonës, me qëllim promovimin e shëndetit të gruas, parandalimin e sëmundjeve dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve periodike.

Kontrollet do të realizohen nga staf i kualifikuar mjekësor, duke garantuar profesionalizëm, konfidencialitet dhe kujdes të veçantë për çdo përfituese. Ekzaminimet ekografike dhe konsultat gjinekologjike janë një mundësi e rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të problemeve shëndetësore dhe për orientimin e grave drejt trajtimit të duhur kur është e nevojshme.

Ky aktivitet synon të lehtësojë aksesin në shërbimet shëndetësore për gratë e komunitetit, veçanërisht për ato që kanë vështirësi ekonomike ose akses të kufizuar në kontrolle specialistike. Përmes kësaj nisme, Doors of Life Albania dhe Fundjavë Ndryshe vazhdojnë angazhimin e tyre për të mbështetur komunitetet në nevojë dhe për të promovuar mirëqenien, dinjitetin dhe kujdesin ndaj çdo individi.

Ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara të përfitojnë nga ky shërbim falas dhe të kontribuojnë në kujdesin për shëndetin e tyre.

Së bashku themi PO bamirësisë, PO shëndetit dhe PO jetës!

30/05/2026

🌿 Përveç trajtimit mjekësor, ndryshimet e stilit të jetesës përmirësojnë gjendjen tuaj dhe mbajnë nën kontroll sklerozën multiple.

😴 Pushoni mjaftueshëm - 🛌 Krijoni një rutinë të rregullt gjumi. Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje.
🥗 Ushqehuni shëndetshëm - Një dietë e balancuar ndihmon trupin të përballojë më mirë sëmundjen. 🍅 Dieta mesdhetare — fruta, perime, drithëra, bishtajore, arra dhe vaj ulliri — mund të ulë rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes.
🌞 Vitamina D mund të jetë e dobishme, por rekomandohet të flisni me mjekun përpara se të merrni suplemente.
🏃‍♀️ Kryeni aktivitet fizik të rregullt dhe të moderuar - Në varësi të shkallës së sëmundjes, ushtrimet mund të forcojnë muskujt dhe të përmirësojnë ekuilibrin. 🚶‍♂️ Ecja, 🤸‍♀️ shtrirjet e gjymtyrëve, 🧘‍♀️ joga, 🚴‍♀️ biçikleta fikse dhe aerobia e lehtë janë të rekomanduara.
🧘 Mbani nën kontroll stresin, përkeqësimin e simptomave. 💆 Praktika të thjeshta si joga, meditimi, shtrirjet e gjymtyrëve, masazhi i lehtë dhe shpenzimi i kohës me familjen dhe miqtë ndihmojnë në reduktimin e stresit.
🚭 Shmangi duhanin dhe kufizo alkoolin. ⚠️ Duhanpirja dhe alkooli përkeqësojnë simptomat dhe përshpejtojnë përparimin e sëmundjes.

30/05/2026

🧠 Dita Botërore e Sklerozës Multiple për këtë vit e vendos theksin tek diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë.

⏱️ Diagnostikimi i hershëm mundëson fillimin e shpejtë të trajtimit dhe hap rrugën për:
👥 Kujdesin multidisiplinar, 🛡️ Parandalimin e dëmtimeve të parikthyeshme, 💛 Uljen e pasigurisë dhe ankthit, 🤝 Mbështetje psikologjike dhe sociale

🔍 Një diagnozë e qartë për pacientët:
✔️ I jep fund pasigurisë
✔️ Mundëson të kuptojnë çfarë po ndodh me trupin e tyre
✔️ Ndihmon të marrin vendime të informuara për jetën dhe shëndetin.

19/05/2026

❤️ Ata mbështeten tek ti — kujdesu për veten, për ta.

Çdo moment i çmuar me familjen është një arsye më shumë për t’i kushtuar rëndësi shëndetit tuaj. Një kontroll i thjeshtë i presionit arterial mund të bëjë diferencë të madhe.

🩺 Gjatë këtij muaji, merrni pak kohë për veten:
kontrolloni presionin e gjakut dhe kujdesuni për zemrën tuaj.

Sepse çdo hap, çdo arritje dhe çdo kujtim i bukur ka më shumë vlerë kur jeni mirë me shëndet.

19/05/2026

🤱 Qumështi i gjirit – dhurata më e çmuar për bebin tuaj!
Ushqyerja me gji është mënyra më natyrale dhe më e sigurt për një fillim të shëndetshëm në jetë.
Ajo i siguron foshnjës ushqimin ideal, mbrojtje nga sëmundjet dhe forcon lidhjen nënë–fëmijë. 💛

✅ Ushqyerje vetëm me gji gjatë 6 muajve të parë
✅ Mos i jepni ujë apo ushqime të tjera
✅ Pas 6 muajsh shtohen ushqimet, duke vazhduar gjidhënien deri në 2 vjeç

Ushqyerja me gji:
Natyrale • E shëndetshme • E pazëvendësueshme

18/05/2026

🌍 18 Maj – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Vaksinën kundërHIV/AIDS �
Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Vaksinën kundërHIV/AIDS, theksojmë rëndësinë e kërkimit shkencor dhepërpjekjeve globale për parandalimin e HIV-it.

Megjithëse ende nuk ekziston një vaksinë e aprovuar kundër HIV-it, progresi i vazhdueshëm shkencor ka sjellë zhvillime të rëndësishmenë diagnostikim, trajtim dhe parandalim. Kjo ditë shërben për tërritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e edukimit shëndetësor, testimit të hershëm dhe luftës kundër stigmës ndaj personave qëjetojnë me HIV/AIDS.

📌 Parandalimi, informimi dhe solidariteti mbeten elementë kyç nëmbrojtjen e shëndetit publik.

18/05/2026
15/05/2026
15/05/2026

🧘‍♀️💚 Relaksohuni dhe kujdesuni për mirëqenien tuaj!

Stresi i vazhdueshëm mund të ndikojë në rritjen e presionit të gjakut dhe në shëndetin e përgjithshëm. 📈

Gjeni kohë për veten:
🌿 pushoni
🚶‍♂️ bëni aktivitet fizik
🎶 dëgjoni muzikë
🫶 kaloni kohë me njerëzit e dashur

✨ Edhe pak minuta relaks çdo ditë mund të bëjnë ndryshim për trupin dhe mendjen tuaj.

Address

Rruga Donika Kastrioti
Krujë
1501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35551122279

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje:

Shortcuts

Share

Category