01/11/2026
🤍 Një fillim i shëndetshëm meriton kujdes të veçantë!
Javët e para të jetës janë një periudhë shumë e rëndësishme për zhvillimin e foshnjës. Në këtë fazë, kontrollet e specializuara ndihmojnë në vlerësimin e strukturave dhe organeve të ndryshme, duke i dhënë prindërve dhe mjekëve informacion të vlefshëm për shëndetin e të porsalindurit.
👶 Klinika Mjekësore “SAN LUKA” Lezhë ju prezanton Paketën e Screening Ekografik për të Porsalindur, e dedikuar për foshnjat nga java e parë deri në javën e 8-të të jetës.
Çfarë përfshin paketa?
🔹 Ekografi transfontanelare – Mundëson vlerësimin ekografik të strukturave të trurit përmes fontanelës, duke ndihmuar në identifikimin e ndryshimeve të mundshme.
🔹 Ekografi abdominale – Shërben për vlerësimin e organeve të barkut, si mëlçia, veshkat, shpretka dhe strukturat e tjera abdominale.
🔹 Ekografi e kanalit spinal – Mundëson vlerësimin e strukturave të kanalit kurrizor dhe palcës kurrizore nëpërmjet ultratingujve.
🔹 Ekografi e ijeve (koksofemorale) – Përdoret për vlerësimin e zhvillimit të artikulacioneve të ijeve dhe strukturave përbërëse të tyre.
🔹 Ekografi skrotale / pelvike – Mundëson vlerësimin e strukturave anatomike përkatëse, sipas gjinisë së foshnjës.
🔹 Konsultë me neonatologun – Për vlerësimin e përgjithshëm të të porsalindurit dhe diskutimin e rezultateve të ekzaminimeve.
Pse është e rëndësishme kjo paketë?
Kontrollet ekografike në periudhën neonatale mundësojnë vlerësimin e strukturave të ndryshme anatomike pa përdorur rrezatim jonizues. Ekzaminimet kryhen sipas protokolleve përkatëse dhe rekomandimeve mjekësore.
📍 Klinika San Luka – Lezhë
📩 Për informacione të mëtejshme dhe rezervime, na kontaktoni në DM