Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Njesia Vendore  e Kujdesit Shendetesor Permet Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim...
26/08/2026

Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim shëndetësor duke qëndruar sa më afër komunitetit.Për çdo problem shëndetësor që komuniteti paraqet raportohet tek Mjekët e Familjes. Personeli infermieror bën planifikime për shërbime të tjera shëndetësore si:
👉Kontrollin Mjekësor Bazë
👉Vaksinim të fëmijëve 0-14 vjeç.
👉Edukim Shëndetësor.
👉Shërbimin në banesë.
👉Kujdesi për të sëmurët kronik.
👉Planifikim tek Mjeku Specialist.
👉Injeksione dhe Mjekime
👉 M***e e TA
👉Promocion dhe edukim shëndetsor



Vazhdojnë takimet sensibilizuese, ndërgjegjësuese ndaj kujdesit dhe këshillimit për shëndetin e qytetarëve, me qëllim pa...
25/08/2026

Vazhdojnë takimet sensibilizuese, ndërgjegjësuese ndaj kujdesit dhe këshillimit për shëndetin e qytetarëve, me qëllim parandalimin e problematikave të ndryshme shëndetësore.

Në takime u kryen m***e të tensionit të gjakut dhe të nivelit të oksigjenit në gjak, ndërsa qytetarët morën këshilla të vlefshme për:
🔹 Kontrollin dhe monitorimin e tensionit të gjakut, si dhe rëndësinë e m***es së rregullt dhe ndjekjes së këshillave të mjekut.
🔹 Marrjen korrekte të medikamenteve, duke respektuar dozën dhe orarin e përcaktuar nga mjeku dhe duke mos ndërprerë trajtimin pa u këshilluar me profesionistin e shëndetit.
🔹 Kryerjen e analizave dhe kontrolleve periodike, të cilat ndihmojnë në vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe në evidentimin në kohë të problemeve të mundshme.
🔹 Menaxhimin dhe monitorimin e temperaturave të larta, duke u dhënë qytetarëve këshilla për kujdesin, hidratimin dhe rastet kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Ky shërbim synon të sjellë më pranë qytetarëve informacionin dhe këshillat e nevojshme për një kujdes më të mirë ndaj shëndetit, duke i kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe ndjekjes së këshillave profesionale.


Takim me qytetarët – Kujdesi për shëndetin gjatë temperaturave të lartaNë kuadër të kujdesit dhe parandalimit, u zhvillu...
24/08/2026

Takim me qytetarët
– Kujdesi për shëndetin gjatë temperaturave të larta
Në kuadër të kujdesit dhe parandalimit, u zhvilluan takime me qytetarët ku u diskutua rëndësia e mbrojtjes së shëndetit gjatë ditëve me temperatura të larta.
Gjatë takimit u theksua veçanërisht:
📌 Marrja e rregullt e medikamenteve, sipas rekomandimit të mjekut, pa ndërprerje apo ndryshime të dozave pa u konsultuar me mjekun.
📌Konsumi i mjaftueshëm i ujit lëngjeve të frutave
📌Një kujdes i shtuar duhet ndaj ekspozimit në diell dhe temperaturave të larta. sidomos nga ora 11-17
📌 Qëndrim në ambiente të freskëta dhe të ajrosura
📌Kryerja në mënyrë periodike e analizave dhe Check-Up-it, si një mënyrë e rëndësishme për parandalimin dhe evidentimin në kohë të problemeve shëndetësore.


🎀Mamografia në Përmet! 🎀Njësia lëvizëse e Mamografisë në qytetin e Përmetit pranë Spitalit Përmet.🎀NJVKSH Përmet fton të...
20/08/2026

🎀Mamografia në Përmet!
🎀Njësia lëvizëse e Mamografisë në qytetin e Përmetit pranë Spitalit Përmet.
🎀NJVKSH Përmet fton të gjitha nënat, gratë, vajzat që dëshirojnë të bëjnë kryejnë mamografinë falas të kontaktojnë me Mjekun e Familjes.
🎀Bashkë të rrisim ndërgjegjësimin për të kryer në kohë kontrollet dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
🎀Mamografia bën të mundur zbulimin në fazën e hershme të kancerit të gjirit ku simptomat nuk mund të shihen apo preken me palpim.
🎀 Për të kryer mamografinë duhen 20 minuta kohë.
🎀Rekomandohet të kryhet mbi moshën 40 vjeç çdo dy vjet.
🎀Ekzaminimi i rregullt i gjirit shpëton jetë!
🎀Mos neglizho, kryej mamografinë!
🎀Ja vlen të jetosh!
🎀Mamogfrafia falas pa sistem referimi!



Qendra Shëndetësore PërmetTemperaturat e larta të këtyre ditëve kanë kërkuar vëmendje të shtuar ndaj shëndetit të pacien...
19/08/2026

Qendra Shëndetësore Përmet
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë kërkuar vëmendje të shtuar ndaj shëndetit të pacientëve dhe vijimësi të shërbimit në familje.
* U kryen vizita në banesë për pacientët që kishin nevojë për ndjekje dhe kujdes shëndetësor.
* U monitorua gjendja e përgjithshme dhe parametrat shëndetësorë të pacientëve.
* U dhanë këshilla për hidratimin, ushqyerjen dhe shmangien e qëndrimit në diell gjatë orëve më të nxehta.
* Vëmendje e veçantë iu kushtua të moshuarve, fëmijëve dhe pacientëve me sëmundje kronike.
Sherbimi në familje vijoi të ofrohej pranë pacientëve, duke siguruar ndjekje, kujdes dhe këshillim shëndetësor në përputhje me nevojat e tyre.


Infermieret 👩‍⚕️e NJVKSH Përmet vazhdojnë takimet sensibilizuese ,ndërgjegjësuese dhe informuese  në qëndërën e të moshu...
11/08/2026

Infermieret 👩‍⚕️e NJVKSH Përmet vazhdojnë takimet sensibilizuese ,ndërgjegjësuese dhe informuese në qëndërën e të moshuarve ku u diskutua për një verë të sigurt dhe të shëndetshme përsa i përket ndryshimeve klimatike dhe të nxehtit🌞në ekstrem si dhe u bë matja e presionit arterial (TA)të gjakut🩸.
U dhanë këshilla si dhe u shpërndanë fletëpalosje lidhur me shmangien e efekteve negative nga temperaturat e larta .
👉🏻Kujdesuni për veten dhe të tjerët për të qëndruar të hidratuar 💦.
👉🏻Shmangni ekspozimin në diell🌞
👉Mbani kapele apo cadër kur dilni në rrugë.
👉Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji,si zarzavatet dhe frutat.
👉Përdorni kripën në sasi minimale.
👉🏻Qëndroni në ambjente të ajrosura dhe të freskëta.
👉🏻Konsumoni sa më shumë lëngje dhe fruta.
👉Vishni rroba të lirshme,të lehta,me ngjyrë të çelura dhe të freskëta mundësisht prej pambuku
👉Mos përdorni pije alkolike,lëngje me shumë sheqer dhe kafeinë.
👉Qëndroni nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut të familjes ose specialistit.
mundim vapën


Puna në Qendrën Shëndetësore Përmet është zhvilluar në mënyrë të rregullt, duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve shënd...
10/08/2026

Puna në Qendrën Shëndetësore Përmet është zhvilluar në mënyrë të rregullt, duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit të nevojshëm për pacientët.

Shërbimet e ofruara:

1. Vizita dhe konsulta mjekësore për pacientët.
2. Kryerja e shërbimeve dhe procedurave infermierore.
3. Matja dhe monitorimi i parametrave jetësorë.
4. Administrimi i terapive sipas rekomandimeve mjekësore.
5. Vizita dhe ndjekje e pacientëve në banesë.
6. Vaksinime dhe shërbime për fëmijët.
7. Këshillim dhe edukim shëndetësor për pacientët dhe familjarët.
Shërbimet u realizuan në mënyrë të rregullt dhe me përkushtim.


Infermieret 👩‍⚕️e NJVKSH Përmet vazhdojnë takimet sensibilizuese ,ndërgjegjësuese dhe informuese  në qëndër të qytetit  ...
07/08/2026

Infermieret 👩‍⚕️e NJVKSH Përmet vazhdojnë takimet sensibilizuese ,ndërgjegjësuese dhe informuese në qëndër të qytetit ku u diskutua për një verë të sigurt dhe të shëndetshme përsa i përket ndryshimeve klimatike dhe të nxehtit🌞në ekstrem si dhe u bë matja e presionit arterial (TA)të gjakut🩸.
U dhanë këshilla si dhe u shpërndanë fletëpalosje lidhur me shmangien e efekteve negative nga temperaturat e larta .
👉🏻Kujdesuni për veten dhe të tjerët për të qëndruar të hidratuar 💦.
👉🏻Shmangni ekspozimin në diell🌞
👉Mbani kapele apo cadër kur dilni në rrugë.
👉Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji,si zarzavatet dhe frutat.
👉Përdorni kripën në sasi minimale.
👉🏻Qëndroni në ambjente të ajrosura dhe të freskëta.
👉🏻Konsumoni sa më shumë lëngje dhe fruta.
👉Vishni rroba të lirshme,të lehta,me ngjyrë të çelura dhe të freskëta mundësisht prej pambuku
👉Mos përdorni pije alkolike,lëngje me shumë sheqer dhe kafeinë.
👉Qëndroni nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut të familjes ose specialistit.
mundim vapën


Në qëndër të qytetit Këlcyrë u zhvilluan takime sensibilizuese dhe informuese u bë m***e e tensionit arterial, si pjesë ...
06/08/2026

Në qëndër të qytetit Këlcyrë u zhvilluan takime sensibilizuese dhe informuese u bë m***e e tensionit arterial, si pjesë e angazhimit tonë për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve.
Gjatë këtyre takimeve qytetarët morën këshilla për kujdesin ndaj shëndetit , temperaturave të larta, duke u informuar për rëndësinë e hidratimit, shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut dhe kujdesin e veçantë për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Njëkohësisht, u inkurajuan të kryejnë analizat e Check-Up-it, si një hap i rëndësishëm për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e problemeve shëndetësore.
Shëndeti fillon me kujdesin ndaj vetes.


Address

Permeti

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355672048745

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share