QKMF Skenderaj

QKMF Skenderaj Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

QKMF Skenderaj ofron shёrbime parësore shëndetësore per popullatën e komunës, si një veprimtari me interes të veçantë, përmes zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare, në kuadër të sistemit unik shëndetësor të Kosovës.

Java Botërore e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri | 1–7 GushtMe rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, gjatë ...
06/08/2026

Java Botërore e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri | 1–7 Gusht

Me rastin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, gjatë kësaj jave në QKMF Skenderaj u organizuan aktivitete ndërgjegjësuese në mbështetje të nënave dhe promovimit të rëndësisë së gjidhënies.

Gjatë javës u realizuan vizita dhe aktivitete informuese në shërbimet e QKMF-së, si dhe në QMF dhe AMF, me qëllim të edukimit dhe mbështetjes së nënave për përfitimet e gjidhënies.

Në përmbyllje të aktiviteteve u mbajt edhe një ligjëratë e veçantë, kushtuar rëndësisë së gjidhënies, përfitimeve të saj për nënën dhe foshnjën, si dhe rolit të mbështetjes profesionale në promovimin dhe suksesin e ushqyerjes me qumësht gjiri.

🤱 Gjidhënia është dhurata më e çmuar për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.
QKMF Skenderaj – së bashku për një fillim më të shëndetshëm të jetës!

Falënderojmë z. Ilir Sylejmani nga Klina e Epërme për donacionin e dy aparateve të oksigjenit për QKMF-në tonë. Kontribu...
27/07/2026

Falënderojmë z. Ilir Sylejmani nga Klina e Epërme për donacionin e dy aparateve të oksigjenit për QKMF-në tonë. Kontributi juaj është shumë i çmuar dhe në shërbim të pacientëve. Mirënjohje!

Realizimi i aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), QKMF - SkenderajGjatë gjysmës së parë të vitit 20...
23/07/2026

Realizimi i aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), QKMF - Skenderaj

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, në QKMF Skenderaj janë realizuar me sukses aktivitetet e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), në përputhje me Planin Vjetor të akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK).

Nën koordinimin e Bashkim Mehës, Koordinator i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në QKMF Skenderaj dhe njëherësh Ligjërues , aktivitetet janë organizuar dhe zhvilluar sipas standardeve profesionale, me qëllim të avancimit të njohurive dhe kompetencave të stafit shëndetësor.

Realizimi i suksesshëm i planit dëshmon përkushtimin institucional ndaj zhvillimit profesional të vazhdueshëm, përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe investimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit shëndetësor.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Ne vazhdojmë me përkushtim në shërbim të zhvillimit profesional dhe kujdesit cilësor shëndetësor.

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë Shoqatën "Bereqeti" për realizimin e projektit të hapjes së bunarit në institucion...
17/07/2026

Me mirënjohje të veçantë falënderojmë Shoqatën "Bereqeti" për realizimin e projektit të hapjes së bunarit në institucionin tonë, një kontribut me vlerë të madhe për përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimeve.

Falënderim i sinqertë për Hoxhë Berat Shatrin për angazhimin, realizimin e këtij projekti dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të mbështetur institucionin tonë në nisma të tilla me interes për qytetarët.
Mirënjohës për besimin, bashkëpunimin dhe humanizmin tuaj. Zoti ju shpërbleftë!

Sot në QKMF-Skenderaj mirëpritëm përfaqësuesit e KFOR-it Slloven, të udhëhequr nga komandanti Smiljan Pernek. Gjatë taki...
14/07/2026

Sot në QKMF-Skenderaj mirëpritëm përfaqësuesit e KFOR-it Slloven, të udhëhequr nga komandanti Smiljan Pernek. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mundësitë e mbështetjes së QKMF-së përmes donacioneve në të ardhmen. Falënderojmë KFOR-in Slloven për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

13/07/2026

QKMF Skenderaj shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për z. Kastriot Hajrizi nga fshati Kotorr për donacionin e një karroce elektrike.
Humanizmi dhe përgjegjësia juaj sociale janë shembull i solidaritetit dhe bashkëpunimit në shërbim të komunitetit.

Sot pranuam një donacion me produkte higjienike dhe material zyrtar shpenzues nga bashkatdhetari ynë me inicialet A.M. n...
09/07/2026

Sot pranuam një donacion me produkte higjienike dhe material zyrtar shpenzues nga bashkatdhetari ynë me inicialet A.M. nga fshati Marinë.

Ky donacion do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF Skenderaj.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të sinqertë për këtë gjest human dhe mbështetjen e dhënë. Faleminderit!

Sot mirëpresim menaxhmentin e ri në krye të institucionit tonë, duke i uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja...
22/06/2026

Sot mirëpresim menaxhmentin e ri në krye të institucionit tonë, duke i uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja:

Dr. Dardan Hamiti – U.D. Drejtor
Znj. Florentina Shala Gashi – U.D. Zëvendësdrejtoreshë

Jemi të bindur se me përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e tyre do të vazhdojë avancimi i shërbimeve dhe zhvillimi i institucionit në të mirë të qytetarëve.

Një falënderim i veçantë shkon për Ilir Havolli dhe Ferat Kabashi për angazhimin, menaxhimin e suksesshëm dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së udhëheqjes së tyre.

I urojmë menaxhmentit të ri punë të mbarë, suksese dhe arritje në realizimin e objektivave të përbashkëta.

QKMF SkenderajMe respekt të veçantë dhe mirënjohje të thellë, shënojmë pensionimin e Dr. Aferdita Pllana-Rama, një profe...
18/06/2026

QKMF Skenderaj
Me respekt të veçantë dhe mirënjohje të thellë, shënojmë pensionimin e Dr. Aferdita Pllana-Rama, një profesioniste e dalluar e cila për shumë vite i shërbeu me përkushtim, integritet dhe humanizëm shëndetit të qytetarëve tanë.

Gjatë karrierës së saj, Dr. Aferdita ka qenë shembull i profesionalizmit, etikës dhe përkushtimit ndaj pacientit, duke fituar respektin e kolegëve dhe besimin e komunitetit. Kontributi i saj në sistemin shëndetësor ka lënë gjurmë të vlefshme, ndërsa puna dhe angazhimi i saj do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së institucionit tonë.

Në emër të menaxhmentit dhe stafit të QKMF Skenderaj, e falënderojmë sinqerisht për të gjitha vitet e shërbimit, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe për vlerat profesionale e njerëzore që ka përcjellë ndër vite.

Pensionimi shënon fundin e një kapitulli të suksesshëm profesional, por njëkohësisht hapjen e një etape të re të jetës, të cilën i urojmë ta gëzojë me shëndet, lumturi, qetësi dhe krenari për gjithçka që ka arritur.

Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar, Dr. Aferdita Pllana-Rama. Puna, përkushtimi dhe shembulli juaj do të kujtohen gjithmonë me respekt.

Urime pensionimin!
QKMF Skenderaj

QKMF Skenderaj✅ U realizua me sukses ushtrimi fushor “Vërshimet 2026 – Skenderaj”Pas njoftimit të paradites së sotme, ju...
10/06/2026

QKMF Skenderaj
✅ U realizua me sukses ushtrimi fushor “Vërshimet 2026 – Skenderaj”

Pas njoftimit të paradites së sotme, ju informojmë se ushtrimi fushor “Vërshimet 2026 – Skenderaj” u realizua me sukses, me pjesëmarrjen e Komunës së Skenderajt, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Bankës Botërore, Kryqit të Kuq të Kosovës, Policisë së Kosovës, Shërbimit të Zjarrfikësve, Emergjencës së QKMF Skenderaj dhe përfaqësuesve të institucioneve komunale.

Ushtrimi u përcoll nga afër edhe nga nenkryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, Drejtori i Shëndetësisë, z. Hasan Hoti, Drejtori i QKMF-së, z. Ilir Havolli, si dhe drejtues e përfaqësues të tjerë institucionalë, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit në situata emergjente.

Falënderojmë ekipin e Emergjencës së QKMF Skenderaj për profesionalizmin, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë realizimit të këtij ushtrimi, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve reaguese në shërbim të qytetarëve.

👏 Bashkë për një komunitet më të sigurt dhe më të përgatitur.

Me respekt
QKMF Skenderaj

Address

Rruga Bekim Berisha/Abeja Pn
Skënderaj
41000

Telephone

+38348906395

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKMF Skenderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to QKMF Skenderaj:

Shortcuts

Share

Category