Logopede Xhesika Muça

Logopede Xhesika Muça Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Logopede Xhesika Muça, Speech Pathologist, Tirana.

🗣️ Belbëzimi është një çrregullim i të folurit i cili paraqet probleme të shpeshta dhe domethënëse të rrjedhshmërisë dhe...
16/11/2022

🗣️ Belbëzimi është një çrregullim i të folurit i cili paraqet probleme të shpeshta dhe domethënëse të rrjedhshmërisë dhe rrjedhës normale të të folurit .

✅ Fëmijët e vegjël mund të belbëzojnë kur aftësitë e tyre të të folurit dhe gjuhës nuk janë zhvilluar ende siç duhet .
Është e zakonshme për fëmijët 2-5 vjeç të kalojnë periudha kur mund të belbëzojnë , ku për pjesën më të madhe të fëmijëve është pjesë e të mësuarit të të folurit dhe përmirësohet pa ndërhyrje . Megjithatë , belbëzimi persistent mund të kërkojë trajtim për përmirësimin e rrjedhshmërisë së të folurit .

🛑 Por , kur duhet të shqetësohemi ?

📌 Nëse belbëzimi zgjat më tepër se 6 muaj
📌 Shoqërohet me probleme të tjera të gjuhës e të folurit
📌 Bëhet më frekuent e persistent me rritjen e fëmijës
📌 Shoqërohet me shtrëngim muskujsh ose vështirësi të dukshme të të folurit
📌 Ndikon në aftësinë për të komunikuar në mënyrë efektive në ambjente të tjera si kopësht , shkollë .
📌 Shkakton ankth apo probleme emocionale si frikë apo shmangie e situatave ku kërkohet komunikimi verbal .

🗣️ Disfagia pediatrike ndodh kur një fëmijë ka vështirësi në gëlltitjen e ushqimeve dhe lëngjeve , e cila mund të rezult...
24/10/2022

🗣️ Disfagia pediatrike ndodh kur një fëmijë ka vështirësi në gëlltitjen e ushqimeve dhe lëngjeve , e cila mund të rezultojë në aspirim ( kalimin e ushqimit , pështymës , lëngut në trake )

⁉️ Por, cilat janë shenjat dhe simptomat e saj

Teksa simptomatika ndryshon nga fëmija në fëmijë , simptoma kryesore është pamundësia e një fëmije për të gëlltitur siç duhet teksa ha apo pi .

⭕️ Sipas ASHA , simptoma të tjera mund të jenë :

📌 kollitje apo mbytje gjatë/pas gëlltitjes
📌 vështirësi në frymëmarrje gjatë ngrënies ( të cilat mund të sinjalizohen nga një rritje e ritmit të frymëmarrjes , ndryshime në ritmin normal të zemrës , ndryshime në ngjyrën e lëkurës , ndërprerje e përkohshme e frymëmarrjes )
📌 vështirësi në përtypjen e teksturave të ushqimeve që janë të përshtatshme për moshën ( mund të pështyjnë , mbajnë ose gëlltisin ushqim të përtypur pjesërisht)
📌 e qarë e tepërt gjatë ushqyerjes
📌 vështirësi në menaxhimin e sekrecioneve
📌 ndjesia e të pasurit ushqim të ngecur në fyt
📌 humbje peshe / mungesë e shtimit në peshë
📌 të vjella ( më tepër se pështyma tipike e foshnjave)
📌 cilësi vokale të zhurmshme
📌 refuzim i teksturave të ndryshme
📌 frymëmarrje e zhurmshme
📌 kërkon më shumë kohë se zakonisht për të përfunduar vaktin.

✅Përgjigjia është ' po ' 🍲 Vetë ushqyerja është shumë e rëndësishme në zhvillimin aftësive të motorikës fine . Kjo përfs...
06/10/2022

✅Përgjigjia është ' po '

🍲 Vetë ushqyerja është shumë e rëndësishme në zhvillimin aftësive të motorikës fine . Kjo përfshin të mësuarit e kapjes së ushqimit me duar , gishta dhe enë kuzhine , gjë e cila në fakt kërkon lëvizje mjaft komplekse . Fëmijët gjithashtu mësojnë si të kapin dhe mbajnë ushqime e objekte të përmasave të ndryshme .

🍲 Vetë ushqyerja ndërton pavarësi dhe vetëbesim tek i vogli .

🍲 Pavarësisht rrëmujës ku ushqimi mund të përfundojë në dysheme dhe orareve të çrregullta të vakteve , vetë ushqyerja ndihmon fëmijët të eksplorojnë ushqimin me shqisat e tyre dhe të përjetojnë erëra , shije , tekstura të reja .

📝Mendohet të jetë kjo si mënyra më e mirë për të mësuar fëmijën të pëlqejë ushqimet e reja që i prezantohen .

🍲 Vetë ushqyerja është e rëndësishme që të vegjlit të kuptojnë shenjat e tyre të brendshme mbi urinë dhe ngopjen . Nëse i lejoni ata të hanë në mënyrë intuitive , ata do të hanë vetëm aq sa ju nevojitet .

🍲 Vetë ushqyerja promovon aftësitë e koordinimit sy-dorë .

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede Xhesika Muça posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Logopede Xhesika Muça:

Shortcuts

Share