20/11/2026
Fertiliteti është një proces kompleks, i ndikuar nga faktorë të ndryshëm që lidhen si me shëndetin riprodhues të gruas, ashtu edhe me atë të burrit.
Kur shtatzënia nuk arrihet në mënyrë natyrale, vlerësimi i specializuar i çiftit është hapi i parë për të identifikuar shkakun dhe për të përcaktuar strategjinë e duhur terapeutike.
Një nga alternativat më të rëndësishme të mjekësisë riprodhuese është Fertilizimi In Vitro (IVF).
Kjo teknikë mundëson fekondimin e vezës nga spermatozoidi në kushte laboratorike, ndjekjen e zhvillimit embrional dhe transferimin e embrionit në kavitetin uterin.
Vendimi për IVF merret pas një vlerësimi të plotë klinik, hormonal dhe ekografik, duke marrë në konsideratë moshën, rezervën ovariane, faktorët mashkullorë dhe historinë riprodhuese të çiftit.
Çdo çift ka një profil të veçantë fertiliteti. Prandaj, edhe qasja diagnostike dhe terapeutike duhet të jetë e individualizuar.
Në Hera Clinic, ju ndihmojmë të kuptoni mundësitë tuaja dhe hapat e mëtejshëm drejt prindërimit.
🌸 Hera Clinic : Dedikuar shëndetit të gruas,dedikuar krijimit të familjes!
Na kontaktoni :
📞 +355697002077
📍Përballë maternitetit Koço Gliozheni
゚