08/10/2026
Vjeshta është koha kur aroma e shtëpisë bëhet pjesë e atmosferës. Pak më e ngrohtë, pak më e thellë, dhe ajo ndjesia që të bën të duash të rrish brenda.
Për këtë sezon kemi zgjedhur disa nga aromat tona të preferuara për shtëpinë, zyrën apo thjesht për t’ia dhuruar dikujt të dashur. Si gjithmone produktet tona jane low-tox.
Qirinjtë Isle of Skye Candle Co. bëhen me dorë në Skoci dhe janë pikërisht ai lloj qiriu që ndez dhe ndryshon menjëherë atmosferën e dhomës.
Vanilla & Fig — e butë, kremoze, pak e ëmbël. Shumë cozy.
Frankincense & Myrrh — e ngrohtë, rrëshinore, pak mistike dhe shumë vjeshtore.
KODO London vjen me formula të pastra, pa gjithë ato “nasties” që nuk duam t’i shpërndajmë në ajrin e shtëpisë.
Cherry Kisses — qershi e ëmbël, e ngrohtë dhe pak lozonjare.
Pick Me Up — çokollatë e zezë, lajthi, vanilje, biskotë dhe espresso. Praktikisht vjeshta në një shishe.
Dhe Elemental Herbology, për ata që duan aroma më botanike dhe më të qeta:
Harmony — ylang ylang, frankincense dhe cedarwood. E ngrohtë, drunore, qetësuese.
Soothe — jasmine, rose dhe sandalwood. E butë, elegante dhe relaksuese.
Zgjedhjet DINORIOS për këtë vjeshtë — për ta bërë shtëpinë pak më të ngrohtë, zyrën pak më të këndshme, ose për një dhuratë që realisht do të përdoret. 🍂🤍