10/11/2021
Mbështeteni dhe shtyjeni fëmijën ta zhvillojë si aftësi pikturën apo vizatimin!
Shkumsa me ngjyra, bojra uji, lapsa apo stilolapsa, bojtusha, penel apo qoftë edhe një gur i rrugës që bën vija aq më mirë është për fëmijën!
E rëndësishme është që fëmija mos të detyrohet të pikturojë, por të jetë i lirë në zgjedhjen e tij, në kreativitetin e tij, lejojeni të jetë ai i pari që të marrë iniciativën të jetë krijues dhe më pas ju si prind mund të bashkoheni për ta çuar idenë me tej, për ta zgjeruar në detaje apo për ti dhënë një formë konkrete!
Argëtimi duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, dhe duke u argëtuar i paraprini fillimit të shkollës me shkrimin, vëmendjen e nevojshme dhe perceptimin e hapësirës!
Normalisht do të pyesni: Ç'lidhje ka kjo me zhvillimin gjuhësor të fëmijës?
-Përgjigja është: Një fëmijë që mund të kontrollojë emocionet e veta, që ka vëmendjen dhe përqëndrimin, që është i aftë për të qënë krijues, gjuhën e folur e ka si "buka me djathë" 😁😁
📌A i pëlqen fëmijës tuaj të pikurojë muret e shtëpisë? 😂