Laboratori Dr. Limbach Albania

Laboratori Dr. Limbach Albania Rrjeti më i madh i laboratorëve mjekësorë me qendër në Heidelberg, Gjermani, tashmë edhe në

14/07/2026

Mënyra më e mirë për të rritur testosteronin është natyralisht: stërvitje me pesha, aktivitet fizik, gjumë i mirë dhe ushqim i shëndetshëm.

💉 Injeksionet e testosteronit janë trajtim mjekësor dhe nuk duhen përdorur pa indikacion, pasi mund të ulin prodhimin natyral të hormonit dhe të ndikojnë në fertilitet.

✅ Nëse dyshon për testosteron të ulët, niveli i tij matet shumë lehtësisht në gjak. Rekomandohet që marrja e gjakut të kryhet në mëngjes nga ora 08:00-10:00.

🗣️Kujdes! Nuk është test që e masin vetëm burrat, është po aq i rëndësishëm edhe për gratë!

03/07/2026

🥛 A e dini se jo çdo intolerancë ndaj laktozës është e njëjtë?

Ekzistojnë forma të ndryshme të intolerancës ndaj laktozës. Disa persona lindin me mutacion në gjenin e enzimës laktazë, ndërsa tek shumica intoleranca zhvillohet me kalimin e viteve ose si pasojë e sëmundjeve që dëmtojnë mukozën e zorrës së hollë.

Simptomat më të shpeshta janë:
• Fryrje barku
• Gazra
• Dhimbje abdominale
• Diarre pas konsumit të qumështit ose produkteve të tij

Në Labor Dr. Limbach Albania, intoleranca ndaj laktozës mund të vlerësohet me disa metoda diagnostike, në varësi të rastit klinik dhe rekomandimit të mjekut.

Nëse dyshoni se vuani nga intoleranca ndaj laktozës, konsultohuni me mjekun dhe zgjidhni testimin e duhur për një diagnozë të saktë.

22/06/2026

Si gra dhe vajza, e kuptojmë peshën emocionale që shpesh shoqëron çështjet e fertilitetit. Për këtë arsye, shumë prej nesh i përjetojnë rezultatet e AMH-së (Hormonit Anti-Müllerian) me ankth dhe pasiguri. Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se AMH është vetëm një pjesë e mozaikut të fertilitetit dhe nuk përcakton i vetëm aftësinë për të mbetur shtatzënë. Vlerësimi i fertilitetit kërkon gjithmonë interpretim të kujdesshëm në kontekstin e moshës, historisë mjekësore dhe faktorëve të tjerë individualë.

A e keni matur ndonjëherë?

Ndonjëherë duket sikur lajmet e mira në mjekësi kalojnë pa u vënë re.Por pas çdo studimi, çdo zbulimi dhe çdo pacienti t...
15/06/2026

Ndonjëherë duket sikur lajmet e mira në mjekësi kalojnë pa u vënë re.

Por pas çdo studimi, çdo zbulimi dhe çdo pacienti të trajtuar me sukses, ka arsye për shpresë.

Vitet 2025–2026 kanë sjellë përparime të jashtëzakonshme: trajtime të reja kundër kancerit, teste më të hershme diagnostikuese, vaksina inovative dhe hapa të rëndësishëm drejt eliminimit të sëmundjeve që dikur konsideroheshin të pamposhtura.
❤️ Më shumë jetë të shpëtuara.
🧠 Diagnostikim më i hershëm.
🧬 Trajtime më të personalizuara.
🌍 Një të ardhme më premtuese për pacientët.

Shkenca nuk ecën përpara me hapa gjigantë çdo ditë, por me mijëra hapa të vegjël që, së bashku, ndryshojnë jetët e miliona njerëzve.

Dhe kjo është ndoshta lajmi më i mirë nga të gjithë: ka ende shumë arsye për të besuar se gjërat po ndryshojnë për mirë.

A ka diçka që ju ka zgjuar shpresën së fundmi?

Shumica prej nesh e lidhin mikrobiomën vetëm me tretjen.Por bakteret që jetojnë në zorrët tona mund të ndikojnë shumë më...
03/06/2026

Shumica prej nesh e lidhin mikrobiomën vetëm me tretjen.

Por bakteret që jetojnë në zorrët tona mund të ndikojnë shumë më tepër sesa kaq.

Ato ndihmojnë në fermentimin e fibrave, prodhimin e metabolitëve të rëndësishëm, komunikimin me sistemin imunitar, metabolizimin e hormoneve dhe madje kontribuojnë në prodhimin e disa vitaminave si vitamina K, biotina (B7) dhe disa vitamina të grupit B.

Me fjalë të tjera, mikrobioma nuk është thjesht një pasagjer në organizmin tonë. Ajo është një pjesë aktive e ekosistemit që quajmë trup.

Prandaj, kur kujdesemi për mikrobiomën përmes një diete të pasur me fibra, diversitetit ushqimor dhe një stili jetese të shëndetshëm, nuk po kujdesemi vetëm për zorrët tona, po investojmë në shëndetin e të gjithë organizmit.

Laboratori Dr. Limbach ka qenë i pari që ka sjellë në Shqipëri testimin e Mikrobiomës intestinale. Ju duhet më tepër informacion në lidhje me testin? Komentoni: Mikrobioma!

Cili nga faktet në këtë postim ju surprizoi më shumë?

PCOS nuk është më vetëm “Sindroma e Vezoreve Policistike”.Sipas një publikimi të ri në The Lancet, ekspertët propozojnë ...
14/05/2026

PCOS nuk është më vetëm “Sindroma e Vezoreve Policistike”.
Sipas një publikimi të ri në The Lancet, ekspertët propozojnë termin PMOS : Polyendocrine Metabolic Ovarian Syndrome, për të reflektuar më mirë kompleksitetin hormonal dhe metabolik të kësaj sëmundjeje.
Sepse nuk preken vetëm vezoret dhe problemi i grave me PCOS nuk është vetëm fertiliteti. Shfleto postimin për të zbuluar më shumë dhe vizitoni website për artikullin e plotë.

analizahormonale

5 javë shumë intensive në laboratorin më të madh të citologjisë gjinekologjike në Europë. Nuk do rresht kurrë së qenuri ...
26/02/2026

5 javë shumë intensive në laboratorin më të madh të citologjisë gjinekologjike në Europë. Nuk do rresht kurrë së qenuri mirënjohëse Limbach Gruppe për mundësinë që të prek dhe punoj në këtë lloj mjekësie. Jam me shumë fat dhe e di!

Në CytoMol njoha shumë njerëz që ma bënë procesin e të mesuarit shumë të këndshëm. Prof Ahr, Dr. Zeiser, Dr. Pook, Frau Faber kanë parë dhe shpjeguar çdo rast me mua.

Megjithatë pa suportin dhe mësimet e Dr. Xhaja, shqiptares sonë, briliante në citologji, nuk do ishte kurrsesi njësoj. Une mendoj që ajo dhe qelizat kane një gjuhë të përbashkët sepse ajo gjithmonë e gjen lezionin e fshehur pas qelizave në dukje jo shumë problematike, edhe kur klinicistet nuk e „kapin“ dot në kolposkopi. Pasioni që ajo ka për punën dhe mënyra se si ajo mendon që pas çdo lame mikroskopie ka nje grua që shqetësohet për shëndetin e saj është shumë inspiruese.

Ndërsa unë lumturohem kur mësoj sepse si mjeke mund të shërbej më mirë, them shërbej sepse në Shqipëri shpesh gjej një lloj ndjenje superioriteti në ata që bëjnë mjekësi, në fund të ditës edhe pse me shumë vite shkollë, ne perseri jemi në shërbim të njerëzve.

Ajo ç‘ka më lumturon edhe më shumë është që këtë lloj kualiteti të diagnostikës laboratorike, që kërkon shumë dekada dhe shumë përkushtim ne shtete të zhvilluara si Gjermania, ne prej 5 vitesh e ofrojmë për pacientet tona në Shqipëri. Nuk do bëhej dot kurrë e mundur nëse nuk do ishim pjesë e familjes së madhe të Grupit Limbach.

13/02/2026

Shigjetat e Kupidit nuk janë vetëm mit: çdo emocion, çdo rrahje zemre dhe çdo buzëqeshje e Shën Valentinit ka një histori shkencore pas saj.
💘 Kjo video zbulon se si kënaqësia, tërheqja dhe dashuria lindin nga lojërat e hormoneve dhe aktivizimet neuronale në tru.

Në thelb të çdo ndjenje të bukur… është biokimia që punon në heshtje.

Pra dashuria është ndjenjë por ndonjëherë edhe një molekulë e matshme në laborator.

Ndër pyetjet më të shpeshta që na vijnë prej pacientëve janë ato të lidhura me risqet që na vijnë nga ekspozimi ndaj met...
13/01/2026

Ndër pyetjet më të shpeshta që na vijnë prej pacientëve janë ato të lidhura me risqet që na vijnë nga ekspozimi ndaj metaleve të rënda.

Alumini është më i përhapur nga ç’mendojmë ne. Uji që përdorim, perimet si karrotat apo patatet, disa medikamete si anti-acidikët mund të jenë burimet më të shpeshta prej nga ku ekspozhemi ndaj Aluminit.

Interesante është se shumë nga texheret dhe tepsitë e gjysheve tona, janë prej alumini dhetë gatuarit në enë të tilla, mund të rrisë ndjeshëm nivelin qarkullues, sidomos tek fëmijët e vegjël ose të sëmurit nga veshka.

E keni testuar ndonjëherë Aluminin?

10/01/2026

👏Në Website-in e ri të Limbach Albania do të gjeni enciklopedinë e vetme virtuale në shqip, të analizave laboratorike. Për çdo analizë do të gjeni informacione në lidhje me mostrat laboratorike, kushtet parapërgatitore, indikacionin klinik dhe si të interpretoni rezultatet e tyre.

😮Risi janë gjithashtu kalkulatorët: i shtatëzanisë, i cili të informon për testet dhe ekzaminimet e duhura bazuar në kohën e shtatëzanisë dhe kalkulatori i rezistencës insulinike.

😊Për këtë website kanë punuar një ekip i madh inxhinierësh, IT dhe mjekësh të disiplinave të ndryshme nga Shqipëria dhe Gjermania. Informacioni përmirësohet dhe përditësohet rregullisht.

Klikoni në www.labor-limbach.al !

Address

Rruga Tish Daija, Kompleksi Kika 2, Komuna E Parisit
Tirana
1019

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:30
Tuesday 07:00 - 19:30
Wednesday 07:00 - 19:30
Thursday 07:00 - 19:30
Friday 07:00 - 19:30
Saturday 08:00 - 17:00

Telephone

+355676813058

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Dr. Limbach Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Laboratori Dr. Limbach Albania:

Shortcuts

Featured

Share

Category