Besnik Jakaj

Besnik Jakaj Mjek Nefrolog, Funksionar Publik dhe Politikan. Sekretar per Diasporen i Partise se Lirise.

Shqipëria në protestë, kryeministri në shkëputje të plotë nga realitetiKam ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet e këtyre...
21/06/2026

Shqipëria në protestë, kryeministri në shkëputje të plotë nga realiteti

Kam ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet e këtyre ditëve në vendin tonë të dashur.

Jemi dëshmitarë të një prej protestave më masive, më qytetare dhe më domethënëse që ka njohur Shqipëria në historinë e saj.

Kryefjala e kësaj proteste është rinia, masiviteti dhe qytetaria, të shoqëruara me një zemëratë të papërmbajtur kundër korrupsionit, keqqeverisjes, oligarkisë dhe kapjes së shtetit nga një grup i vogël njerëzish në aleancë me krimin dhe interesat klienteliste.

Shqipëria është vendi ynë. Këtu kemi lindur, këtu po rrisim fëmijët tanë dhe për këtë vend të parët tanë kanë luftuar e kanë derdhur gjak ndër shekuj.

Po jetojmë një kohë të vështirë, të krijuar nga ata që ne vetë i votuam për të na qeverisur, e jo për të na grabitur.

Edi Rama u votua në vitin 2013 me shpresën për ndryshim dhe për një model të ri qeverisjeje. Por me kalimin e viteve, ai ndërtoi një sistem të mbështetur te oligarkia, klientelizmi dhe kontrolli i institucioneve.

Kur intelektualët dhe profesionistët ngritën zërin, ata u injoruan, u sulmuan, u shantazhuan ose u blenë. Kur shpresa dukej se po shuhej, ajo u ringjall nga rinia dhe qytetarët e zakonshëm.

Ata thanë: "Mjaft! Ky është vendi ynë dhe ne do ta mbrojmë."

Përballë këtij reagimi qytetar, pushteti vazhdon të sillet sikur asgjë nuk po ndodh. Në vend të reflektimit, zgjedh etiketimet, teoritë konspirative dhe gjuhën përçarëse.

Kjo dëshmon një shkëputje të thellë nga realiteti dhe nga hallet e qytetarëve.

Detyra jonë është të shpëtojmë vendin tonë nga keqqeverisja, korrupsioni dhe paaftësia, por edhe të mësojmë nga gabimet tona, në mënyrë që askush, pavarësisht emrit apo partisë, të mos e ketë më mundësinë ta marrë peng të ardhmen e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Nesër, më shumë.

02/05/2026

Një problem që në dukje është i thjeshtë: dezinsektimi.
Neglizhimi i tij shoqërohet me pasoja serioze për shëndetin publik, rritje të kostove dhe ndikim në sektorin e turizmit.
Ju ftoj të ndiqni intervistën time për Klan TV.

Te dashur familjarë, miq e shokë te besimit katolik.Ju uroj nga zemra me shëdet e GËZUAR Pashkët,Fat,mbarësi,lumturi e b...
04/04/2026

Te dashur familjarë, miq e shokë te besimit katolik.
Ju uroj nga zemra me shëdet e GËZUAR Pashkët,
Fat,mbarësi,lumturi e begati ne familjet tuaja.
NGA MOT GËZUAR PASHKËT.

17/03/2026

Kënaqësi të jem pjesë e stafit akademik të UNIVERSITETIT MESDHETAR TE SHQIPERIS.

Address

Bulevardi Bajram Curri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Besnik Jakaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Besnik Jakaj:

Shortcuts

Share

Category