Klinike Logopedie " Speak Up"

Directions Contact the practice

Klinike Logopedie " Speak Up" PhD.Cand.MSC.Dea Fezollari PhD.Cand.MSC.Griselda Cela

Ofrojme :
Terapi logopedike
Terapi individuale dhe ne grup
Plan individual
Teste gjuhesore
Programe individuale Online
Artikuj informues

10/10/2026

Terapia nuk i mëson fëmijës vetëm si të kryejë një veprim, por e ndihmon të kuptojë, të përvetësojë dhe ta zbatojë atë në jetën e përditshme, duke zhvilluar gradualisht aftësitë dhe pavarësinë e tij. 🤍

📞Kontakti me klinikën : +355 67 693 5974/ +355 67 680 2760

Kur flasim për zhvillimin e fëmijës, shpesh përqendrohemi te një pyetje: “Kur do të fillojë të flasë?”Por zhvillimi ësht...
08/10/2026

Kur flasim për zhvillimin e fëmijës, shpesh përqendrohemi te një pyetje: “Kur do të fillojë të flasë?”

Por zhvillimi është shumë më tepër sesa fjalët që fëmija arrin të thotë. 🤍

Është aftësia për të shprehur nevojat dhe dëshirat e tij, për të kuptuar të tjerët, për të ndarë vëmendjen, për të luajtur, për të ndërvepruar dhe për të krijuar marrëdhënie.

Është të mësojë të zgjidhë probleme të vogla, të shprehë emocionet, të ndjekë udhëzime dhe, gradualisht, të bëjë gjithnjë e më shumë gjëra vetë.

Prandaj, në punën me fëmijët, qëllimi nuk është vetëm të mësojmë fjalë të reja. Është të mbështesim zhvillimin e tyre në tërësi, duke u nisur nga aftësitë që kanë, nevojat që shfaqin dhe potenciali që mbartin.

✨ Çdo gjest që shpreh një dëshirë.
✨ Çdo përpjekje për të komunikuar.
✨ Çdo lojë e përbashkët.
✨ Çdo aftësi e re që e ndihmon të kuptojë dhe të eksplorojë botën.

Të gjitha janë pjesë e rrugëtimit të zhvillimit.

Dhe nëse vëren se fëmija yt ka vështirësi në komunikim apo në fusha të tjera të zhvillimit, mos prit vetëm që të kalojë koha. Një vlerësim profesional mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë nevojat e tij dhe për të përcaktuar mbështetjen e përshtatshme.

Sepse qëllimi nuk është thjesht që fëmija të flasë. Është që ai të ketë mundësinë të komunikojë, të mësojë, të lidhet me të tjerët dhe të zhvillohet sipas potencialit të tij. 🤍

06/10/2026

“Është thjesht përtaci, do flasë kur të dojë.”

Kjo është një nga fjalitë që dëgjojmë shpesh kur një fëmijë ka vështirësi në të folur ose në komunikim. Por një fëmijë që nuk flet, flet më pak nga sa pritet për moshën, ka vështirësi të shprehet apo të kuptohet, nuk duhet etiketuar menjëherë si “përtac”.

Pas këtyre vështirësive mund të ketë arsye të ndryshme dhe çdo fëmijë ka ritmin dhe nevojat e tij.

Nëse keni vënë re se fëmija juaj ka vështirësi në të folur, në kuptimin ose shprehjen e gjuhës, në komunikim apo në shqiptimin e tingujve, mund të ketë nevojë për një vlerësim logopedik.

Një vlerësim na ndihmon të kuptojmë më mirë se ku qëndron vështirësia dhe cilat janë nevojat e fëmijës, në mënyrë që ndërhyrja të jetë sa më e përshtatur për të.

Mos prisni vetëm që “t’i kalojë”.
Fillimisht kuptoni arsyen. 🤍

📍 Speak Up Clinic
📩 Na shkruani për të rezervuar një vlerësim.

28/09/2026

“E kupton gjithçka që i them… por nuk flet.”

Kjo është një nga fjalitë që dëgjojmë më shpesh nga prindërit.

Të kuptuarit e gjuhës dhe të shprehurit me fjalë janë dy aftësi të ndryshme. Një fëmijë mund të kuptojë shumë më tepër nga sa arrin të shprehë.

Nëse fëmija juaj komunikon kryesisht me gjeste, ju tërheq nga dora për të marrë atë që dëshiron, ka pak fjalë ose nuk i kombinon ende fjalët, një vlerësim logopedik mund të ndihmojë për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë mbështetjeje i nevojitet.

Mos prisni gjithmonë “të flasë vetë”. ❤️

📩 Për vlerësim dhe informacion mbi terapinë, na shkruani në DM.

Fëmija yt nuk ka nevojë për një nënë perfekte.Ka nevojë për një nënë që e dëgjon.Që i flet, edhe kur është e lodhur.Që l...
27/09/2026

Fëmija yt nuk ka nevojë për një nënë perfekte.

Ka nevojë për një nënë që e dëgjon.
Që i flet, edhe kur është e lodhur.
Që luan me të, edhe kur ka një mijë gjëra për të bërë.
Që e përqafon kur nuk arrin të shprehet.
Që i jep kohë të provojë, të gabojë dhe të mësojë.

Nuk ke pse të kthesh çdo moment të ditës në “aktivitet zhvillues”.

Edhe një bisedë gjatë ushqimit, një këngë në makinë apo 10 minuta lojë në dysheme janë mënyra për ta stimuluar gjuhën dhe komunikimin.

Mos kërko të jesh nëna perfekte.
Ji e pranishme. Kjo ka më shumë rëndësi.

21/09/2026

MAMA, kujton atë momentin kur fëmija yt bëri diçka për herë të parë dhe ti mendove: “UA… sa shpejt po rritet!” 🥹❤️

Mund të ketë qenë fjala e parë, hapat e parë, një përqafim, një “mami”, një vizatim apo edhe diçka fare e vogël që për ty ishte GJITHÇKA. 🥹

👇🏻 Na e tregoni:
Sa vjeç ishte dhe çfarë bëri?

Le ta mbushim komentet me momentet më të bukura të vogëlushëve tanë. 🤍

18/09/2026

🗣️ Të folurit nuk fillon me fjalën e parë. Fillon shumë më herët.

Që në muajt e parë, foshnja po ndërton bazat e komunikimit përmes:
👀 kontaktit me sy
👂 dëgjimit dhe reagimit ndaj zërave
😊 imitimit të shprehjeve
🗣️ tingujve dhe belbëzimeve
🤍 ndërveprimit me prindërit

Flisni me të, këndoni, imitoni tingujt e saj, përshkruani atë që po bëni dhe mbi të gjitha… ndërveproni me të.

Sepse çdo “bisedë” me foshnjën është një hap drejt fjalëve të para. 🩷

Ruaje këtë postim për ta pasur si kujtesë dhe dërgoja një prindi që duhet ta shohë.

🎒📚 Fillimi i kopshtit apo shkolles eshte nje moment i rendesishem edhe per zhvillimin e komunikimit.Femija duhet te jete...
08/09/2026

🎒📚 Fillimi i kopshtit apo shkolles eshte nje moment i rendesishem edhe per zhvillimin e komunikimit.

Femija duhet te jete ne gjendje te shprehe nevojat, deshirat dhe emocionet e tij, te kuptoje udhezime dhe te komunikoje me femijet dhe mesuesin.

🗣️ Ne varesi te moshes dhe zhvillimit, presim qe femija:
• te perdore fjali per te shprehur ate qe mendon dhe deshiron
• te beje dhe t’u pergjigjet pyetjeve
• te tregoje nje ngjarje ose te pershkruaje dicka me fjale
• te kuptoje dhe te ndjeke udhezime me disa hapa
• te kerkoje ndihme kur ka nevoje
• te komunikoje ne menyre sa me te kuptueshme per te tjeret

✨ Por mos harroni: çdo femije ka ritmin e tij. Nese vini re veshtiresi ne te folur, kuptim apo komunikim, mos prisni qe ato te zhduken vetvetiu.

Nje vleresim i hershem mund t’ju ndihmoje te kuptoni se ku ndodhet femija juaj dhe si mund ta mbeshtesni me mire. ❤️

29/08/2026

👀 E ke vënë re që fëmija yt shikon shpesh nga cepi i syrit?

Te disa fëmijë autikë, shikimi periferik mund të jetë një formë e stimulimit vizual (visual stimming). Fëmija mund ta kërkojë këtë lloj stimuli sepse e përjeton si të këndshëm, qetësues ose sepse e ndihmon në vetërregullim. 🤍

Kjo sjellje, në vetvete, nuk është diçka që duhet ta ndalojmë menjëherë. Më e rëndësishme është të kuptojmë pse po e bën dhe çfarë funksioni ka për fëmijën.

✨ Çdo sjellje ka një arsye. Detyra jonë është ta kuptojmë, jo thjesht ta ndalojmë.

🟢 Kontakti me klinikën: +355 67 693 5974| +355 67 680 2760
🔹 Adresa: Rruga Kongresi i Manastirit, Pranë Spitalit te Neurokirurgjise, Tiranë

Address

Rr. Kongresi I Manastirit
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinike Logopedie " Speak Up" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinike Logopedie " Speak Up":

Shortcuts

Sponsored

Share