25/10/2022
EZOFAGU BARRET
✅Ezofagu Barret është gjendja që karakterizohet nga hollimi dhe skuqja e mukozës veshëse të ezofagut si pasojë e refluksit acidik të përsëritur.
✅Midis ezofagut dhe stomakut është një strukturë shumë e rëndësishme, ajo e sfinkterit të poshtëm ezofageal. Me kalimin e kohës, ky sfinkter mund të dobësohet dhe të lejojë kalimin e përmbajtjes acidike të stomakut duke çuar në dëmtimin e mukozës së ezofagut.
✅Simptomat e Ezofagut Barret janë:
•Djegia e vazhdueshme në kraharor •Vështirësia në gëlltitje
•Më rrallë, dhimbje gjoksi
✅Për të identifikuar diagnozën e refluksit dhe komplikacioneve të mundshme rekomandohet: FIBROGASTROSKOPIA nëpërmjet së cilës mjeku mund të vërejë nëse indi normal ezofageal paraqitet i zbehtë dhe i ndritshëm ndërsa në ezofagun Barret indi paraqitet i kuq dhe i ashpër. Gjatë ekzaminimit mjeku merr dhe material për biopsi, e cila përcakton gradën e ndryshimit.