Terapi Zhvillimi

Call Directions Contact the practice

Terapi Zhvillimi Terapi zhvillimi për fëmijë

10/10/2026

Kur erdhi për herë të parë pranë nesh, ishte vetëm 3 vjeç, me interesa krejt të ndryshme nga ato që ka sot. ❤️ Jemi rritur bashkë, kemi ndarë kaq shumë momente dhe sot kemi përballë një adoleshent të vërtetë! Po shohim si ndryshojnë interesat e tij, bisedat, mënyra si mendon dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të. Lodrat po ia lënë vendin telefonit, ndërsa ditëlindjet nuk i ëndërron më mes lodrave, por me shokët dhe miqtë e tij. Miqësia, shoqëria dhe dëshira për të qenë pjesë e grupit po zënë gjithnjë e më shumë vend në botën e tij. Dhe ne? Ne kemi privilegjin e bukur ta shohim të rritet, të ndryshojë dhe të bëhet dalëngadalë ai që është sot. 🥹❤️

06/10/2026

Gjatë seancës terapeutike është punuar me aftësinë e imitimit përmes komandës “Bëj kështu”, ku fëmijës i është kërkuar të vëzhgojë dhe të imitojë veprimet e kryera nga terapistja, fillimisht me objekte dhe më pas përmes lëvizjeve motorike.
Veprimtaria kërkon që fëmija të drejtojë vëmendjen ndaj terapistes, të krijojë vëmendje të përbashkët, të ndjekë modelin e dhënë, të përpunojë udhëzimin verbal dhe vizual dhe të riprodhojë veprimin e vëzhguar. Ushtrimet janë përshtatur sipas nivelit të fëmijës dhe janë përsëritur për të nxitur përgjigje sa më të pavarura.
Kjo veprimtari kontribuon në zhvillimin e vëmendjes së përbashkët, imitimit motor dhe funksional, ndjekjes së udhëzimeve, përpunimit vizual dhe dëgjimor, koordinimit motorik, të mësuarit përmes modelimit dhe gatishmërisë për të mësuar aftësi të reja. Imitimi përbën gjithashtu një bazë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të lojës funksionale, komunikimit dhe ndërveprimit social.
✅

19/09/2026

Vështirësitë në artikulim mund të vihen re që në një moshë më të hershme. Në rastin e këtij fëmije, nëna e tij i kishte evidentuar më herët disa vështirësi në të folur,në të kuptuar,në vëmëndje/përqëndrim, por fillimisht kishte shpresuar se, me rritjen, ato do të eliminoheshin vetë.
Me fillimin e klasës së parë, vështirësitë u bënë më të dukshme. Krahas artikulimit, fëmija shfaqte edhe vështirësi në përqendrim, të cilat ndikonin në procesin e të nxënit. Kjo çoi në një proces vlerësimi dhe diagnostikimi, ku u evidentua hiperaktiviteti.
Por, përveç këtyre vështirësive, edhe disa tinguj të të folurit vazhdonin të mos artikuloheshin në mënyrën e duhur.
🎯 Në videon konkrete po punojmë me tingullin "Dh"
Ajo që mund të duket si një “shkronjë që nuk e thotë mirë” kërkon në fakt punë të strukturuar: pozicionim të saktë të organeve të artikulimit, përsëritje, prova, gabime dhe korrigjime.
Në fillim, fëmija tentonte të ngatërronte rendin e tingujve brenda fjalës, nxirrte gjuhën dhe qeshte si një mënyrë për të reaguar ndaj vështirësisë. Por pikërisht përmes provës dhe gabimit, ai po mëson të dallojë, korrigjojë dhe ta prodhojë tingullin gjithnjë e më saktë.
✨ Sepse edhe në moshën 9 vjeç, përmirësimi është i mundur. Dhe mbi të gjitha, nuk është kurrë vonë për të punuar mbi një vështirësi që ka mbetur pa u trajtuar.
Mos prisni gjithmonë që një vështirësi të “kalojë vetë”. Kur ajo vazhdon, vlerësimi dhe ndërhyrja e përshtatur me nevojat e fëmijës mund të bëjnë ndryshimin.

04/09/2026

Pas 6 vitesh terapi, mund të mendosh se ka ardhur momenti për të thënë: “Mjafton, kemi bërë shumë,s'ka çfarë mëson më"
Por për një prind që ka qenë çdo ditë aty, që ka parë çdo hap të vogël, çdo vështirësi, çdo përparim dhe çdo aftësi të fituar, përgjigjja nuk është kaq e thjeshtë. ❤️
Janë 6 vite durim, këmbëngulje, lodhje, shpresë dhe shumë besim. Dhe edhe pse sot fëmija ka arritur një nivel shumë të mirë zhvillimor, ne vazhdojmë. Jo sepse nuk mjafton ajo që ka arritur, por sepse e dimë sa shumë mund të arrijë ende.
Nëse do të ishim të kënaqur vetëm me arritjen e një niveli të mirë, ndoshta do ta kishim ndërprerë terapinë. Por qëllimi ynë është të mos humbasim aftësitë e fituara, t’i forcojmë ato që janë ende në zhvillim dhe, mbi të gjitha, ta ndihmojmë të jetë sa më pranë potencialit dhe zhvillimit të tij kronologjik. 🌱
Në këtë video, fëmija përgjigjet ndaj disa situatave të thjeshta logjike,të përditshme duke treguar çfarë duhet të bëjë dhe pse duhet ta bëjë.
Edhe pse duken pyetje të thjeshta, pas tyre fshihen shumë aftësi: arsyetimi logjik, kuptimi i situatave të përditshme, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve dhe aftësia për të shpjeguar mendimin.
Në terapi, nuk është e rëndësishme vetëm të japësh përgjigjen e saktë. Është po aq e rëndësishme të kuptosh si arrin fëmija tek ajo përgjigje dhe nëse mund ta shpjegojë arsyetimin e tij.
Sepse çdo aftësi e vogël që ndërtohet sot, mund të bëhet një hap i madh drejt pavarësisë së nesërme. 🤍
✅ #

02/09/2026

Një aktivitet i thjeshtë, por i pasur me mundësi zhvillimi. 🧩✨
Vendosim kuba me ngjyra të ndryshme njëri mbi tjetrin dhe, përmes këngëve dhe ritmit, emërtojmë ngjyrën e secilit kub. 🎶🌈
Fëmija dëgjon, vëzhgon dhe plotëson fjalën që mungon, duke u nxitur të përfshihet aktivisht në komunikim dhe të përgjigjet me vëmendje.
💬 Çfarë stimulojmë përmes këtij aktiviteti?
🔹 Njohjen dhe emërtimin e ngjyrave
🔹 Vëmendjen dhe përqendrimin
🔹 Gjuhën receptive dhe ekspresive
🔹 Plotësimin e fjalive/fjalëve të munguara
🔹 Imitimin dhe pjesëmarrjen në këngë
🔹 Koordinimin sy–dorë dhe manipulimin e objekteve
🔹 Ndjekjen e udhëzimeve
🔹 Ndërveprimin dhe komunikimin përmes lojës
Sepse kur mësimi bëhet lojë, fëmija jo vetëm mëson… por përfshihet, komunikon dhe kënaqet gjatë procesit. ❤️

26/08/2026

Për një fëmijë me selektivitet të lartë ushqimor, të provojë një ushqim të ri nuk është gjithmonë diçka e thjeshtë. Sot, po provon kosim për herë të parë.
Përpara se të vendosë nëse do ta hajë apo jo, ai e nuhat ushqimin dhe çdo lugë që i ofrohet. 👃
Nuhatja është një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si disa fëmijë me autizëm përpunojnë informacionin shqisor. Aromat, teksturat, shija dhe temperatura e ushqimit mund të ndikojnë në mënyrën se si një fëmijë e pranon ose e refuzon ushqimim.
Prandaj, edhe ky moment i vogël është progres. Nuk është thjesht “po provon kosin”; është duke eksploruar një përvojë të re shqisore dhe duke ndërtuar gradualisht tolerancën ndaj ushqimeve të reja. 🤍
Çdo nuhatje, çdo prekje, çdo provë dhe çdo hap i vogël ka rëndësinë e vet.
✅

21/08/2026

Në këtë aktivitet, fëmijët u përballën me disa gota me ngjyra të ndryshme dhe një zile. Terapistja u lexoi një tekst të shkurtër, në të cilin përmendeshin ngjyra të ndryshme. Sa herë që dëgjonin një ngjyrë, fëmijët duhej të binin ziles dhe të preknin gotën me ngjyrën e dëgjuar.
Në fillim, fëmijët thanë se e kishin kuptuar detyrën dhe ishin gati për ta realizuar. Megjithatë, gjatë aktivitetit u vu re se ata vetëm po dëgjonin, pa reaguar apo pa kryer veprimin e kërkuar. Kjo tregoi se të thënit “e kuptova” nuk do të thotë domosdoshmërisht se kërkesa është kuptuar në mënyrë funksionale.
Pas ritregimit të udhëzimit dhe, mbi të gjitha, pas demonstrimit konkret të asaj që duhej të bënin, fëmijët e kuptuan më qartë kërkesën dhe arritën ta realizonin aktivitetin.
Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e: 🔹 vëmendjes dhe dëgjimit aktiv
🔹 kuptimit të udhëzimeve verbale
🔹 lidhjes mes informacionit të dëgjuar dhe veprimit
🔹 identifikimit dhe diskriminimit të ngjyrave
🔹 përpunimit të informacionit dhe reagimit në kohën e duhur
🔹 ndjekjes së një sekuence veprimesh
🔹 vëmendjes së përbashkët dhe kontrollit të impulsit.
Një element shumë i rëndësishëm që na tregoi ky aktivitet është se ndonjëherë fëmija nuk e realizon një detyrë jo sepse nuk e di, por sepse nuk e ka kuptuar ende kërkesën.
Sidomos te fëmijët me nevoja të veçanta, demonstrimi konkret është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të të nxënit. Të shohësh se çfarë kërkohet, ta përjetosh konkretisht dhe më pas ta përsëritësh, shpesh e bën kërkesën shumë më të qartë dhe e ndihmon fëmijën të kalojë nga “e dëgjova” → “e kuptova” → “e realizova”.
Prandaj, përpara se të themi se një fëmijë “nuk e di” një detyrë, është e rëndësishme të sigurohemi se ai e ka kuptuar vërtet atë që po i kërkojmë. ❤️

18/08/2026

Në këtë veprimtari, poshtë kutise kemi vendosur elemente të ndryshme, që i përkasin kategorive të ndryshme. Fëmija ftohet të trokasë “tak-tak”, të hapë kutinë dhe të zbulojë surprizën brenda saj. Më pas, ai nxitet ta emërtojë elementin, të tregojë kategorinë së cilës i përket, ngjyrën apo një karakteristikë tjetër të tij.
Për vogëlushin tonë, sfida kryesore nuk qëndron vetëm te realizimi i detyrës, por mbi të gjitha te bashkëpunimi, ruajtja e interesit, vëmendja e përbashkët dhe menaxhimi i sjelljeve sfiduese, duke qenë se interesat e tij janë ende të kufizuara.
Megjithatë, përmes përshtatjes së veprimtarisë sipas interesave dhe nevojave të tij, kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm: ai ka krijuar interes për aktivitetin, ka marrë vetë iniciativën për të bërë “tak-tak” dhe ka dhënë përgjigje herë në mënyrë spontane dhe herë me nxitje. 🥰
Dhe pikërisht këto momente të vogla janë ato që tregojnë progresin: kur një fëmijë që më parë e kishte të vështirë të qëndronte në një aktivitet, fillon të angazhohet, të kërkojë të vazhdojë dhe të komunikojë brenda tij. ❤️

06/08/2026

Sa e sa herë na ndodh që të dalim nga dhoma e terapisë dhe në komunikim me prindërit duke I treguar aktivitetet e kryera apoSa e sa herë na ndodh që të dalim nga dhoma e terapisë dhe në komunikim me prindërit duke I treguar aktivitetet e kryera apo përgjigjet e fëmijës prindërit ndalojnë dhe thonë:-"Si nuk ka kthyer përgjigje për këtë,ai/ajo e di këtë përgjigje,kur e pyesim ndonjëherë kthen përgjigje"

Një fëmijë mund ta ketë fituar një aftësi, por të mos jetë ende në gjendje ta përdorë në mënyrë të qëndrueshme. Kjo ndodh sepse funksionimi i tij ndikohet nga:
niveli i vigjilencës dhe vëmendjes;
motivimi,imteresat!
lodhja;
kërkesat gjuhësore të pyetjes;
memoria e punës;
funksionet ekzekutive.
Për shembull, nëse e pyet: "Çfarë është kjo?" duke i treguar një mollë, sot mund të thotë "mollë". Nesër, për të njëjtën pyetje, mund të mos përgjigjet fare ose të përsërisë: "Çfarë është kjo?" (ekolali).
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk e di çfarë është molla. Mund të tregojë se në atë moment ka vështirësi në:
të kuptuarin e pyetjes
inicimin e përgjigjes;
përpunimin e informacionit;
ose po përdor ekolalinë si një strategji për të përpunuar gjuhën.

Prandaj, në terapi është më e rëndësishme të vlerësohet modeli i përgjigjeve në disa raste dhe në kontekste të ndryshme, sesa një përgjigje e vetme. Vetëm kur një aftësi shfaqet vazhdimisht dhe në situata të ndryshme mund të konsiderohet e gjeneralizuar.
✅

15/07/2026

🧠💬 Të mësojmë fëmijën të njohë dhe të shprehë dhimbjen e tij
Në terapi, një nga aftësitë e rëndësishme që punojmë me fëmijët është identifikimi i ndjesive trupore dhe shprehja e tyre në mënyrë ekspresive.
Përmes aktiviteteve të strukturuara, fëmija mëson të dallojë:�🤕 “Më dhemb koka”�🦷 “Më dhemb dhëmbi”�🤢 “Më dhemb barku”�🖐️ “Më dhemb dora/këmba”
dhe mbi të gjitha, të përdorë fjalët, figurat ose mënyra të tjera komunikimi për të treguar se çfarë po ndjen.
Ky program ka një rëndësi të madhe sepse ndihmon fëmijën:�✨ të zhvillojë ndërgjegjësimin për trupin e tij�✨ të rrisë komunikimin funksional�✨ të zvogëlojë sjelljet problematike që mund të shfaqen kur fëmija nuk arrin të shprehë një shqetësim�✨ të bëhet më i pavarur në kërkimin e ndihmës
Të kuptosh trupin tënd dhe të kesh mundësinë të thuash “kam dhimbje” është një hap i rëndësishëm drejt autonomisë dhe mirëqenies së fëmijës. 💙

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 16:00

Telephone

+355695543282

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Terapi Zhvillimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Terapi Zhvillimi:

Shortcuts

Sponsored

Share