22/05/2026
REFLEKTIME JUNGJANE PËR RIZGJIM TË BRENDSHËM
Tema e sotme: PLAGA QË PËRSËRITET
Përshëndetje ju shpirtaa hyjnorë
Nganjëherë në jetë na duket sikur po përballemi gjithmonë me të njëjtat situata, vetëm me njerëz të ndryshëm.
E njëjta ndjenjë.
E njëjta dhimbje.
E njëjta frikë.
E njëjta pritje.
I njëjta zhgënjim.
Në psikologjinë jungjane, ajo që përsëritet shpesh nuk është rastësi.
Mund të jetë një pjesë e pavetëdijshme brenda nesh që kërkon të shihet, të kuptohet dhe të integrohet.
Ndoshta nuk është jeta që po na ndëshkon.
Ndoshta është shpirti që po na çon përsëri te e njëjta portë, derisa të guxojmë ta hapim me vetëdije.
Sot pyete veten me sinqeritet:
Cila plagë apo ndjenjë po më përsëritet më shpesh në jetë?
A) Ndjenja se nuk jam i/e mjaftueshëm/me
B) Frika se do të më braktisin
C) Dhimbja kur nuk më vlerësojnë
D) Tërheqja ndaj njerëzve që më lëndojnë
E) Nevoja për të provuar vlerën time
F) Përsëritja e të njëjtave modele në marrëdhënie
Shkruaj vetëm një shkronjë, nëse e ndien.
Nuk ka nevojë për shpjegim.
Këtu nuk jemi për të gjykuar plagët tona.
Jemi për t’i parë me sinqeritet, për t’i kuptuar dhe për të mos lejuar më që ato ta drejtojnë jetën tonë në heshtje.
Sepse ajo që përsëritet, shpesh nuk kërkon vetëm vëmendje.
Kërkon vetëdije, shërim dhe veprim ndryshe.
Këto janë disa nga temat që i prekim edhe në trajnimet dhe udhëzimet e mia shpirtërore, ku punojmë më thellë me veten, me hijet, maskat, projeksionet, plagët e brendshme, programimet dhe procesin e integrimit.
Kush e ndien se dëshiron të punojë më thellë me veten dhe të kuptojë modelet që i përsërit në jetë, mund të më shkruajë në privat për më shumë informacion rreth trajnimeve.
Bekimet e Zotit qofshin me ju
💫❤️🙏
Kreshnik Nama’Ba’Ronis Berisha
CarlJung PsikologjiJungjane Integrim Shpirti Dritëdashuri