10/10/2023
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përcakton shëndetin mendor si një gjëndje e mirëqenies emocionale dhe psikologike ne të cilën, individi realizon qëllimet dhe obektivat e tii ne mënyrë të shëndetshme, mund të përballojë streset normale të jetës, të punojë në mënyrë produktive dhe të jetë në gjëndje të japë kontribut në zhvillimin e tij si individ, në familje dhe komunitet.
Shëndeti ynë mendor ndikon në jetën tonë të përditshme, në mënyren si mendojmë, në zakonet tona të sjelljes, te nxënit, të ushqyerit, të higjenës etj.
*Shendeti mendor nuk është Mit.
*Shëndetin mendor e hasim do ditë.
*Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm sa shendeti i tij fizik.
* Çrregullimet dhe sëmundjet mendore jane po aq reale sa sëmundjet fizike.
*Truri yne ka nevojë për përkujdesje po aq sa çdo organ tjetër jetësor.