01/09/2026
Një thënie e vjetër që nuk vjetërohet:
“It is a joy to be hidden, and a disaster not to be found.”
— D. W. Winnicott
Në terapinë individuale, ndodh diçka e veçantë:
vetet takohen.
Ajo pjesë e jona që është mësuar të fshihet, të përshtatet, të jetë e fortë apo të duket ashtu siç pritet prej saj, gjen një hapësirë ku mund të shfaqet ndryshe.
Jo për t’u gjykuar.
Jo për t’u korrigjuar.
Por për t’u parë.
Ajo që na duhet nuk është të bëhemi dikush tjetër, por të kemi mundësinë të shohim veten me një sy tjetër.
Terapia krijon një realitet të ndryshëm nga ai që ndërtojmë jashtë — një hapësirë ku mund të takosh edhe ato pjesë të vetes që nuk kanë pasur ende mundësinë të njihen.