Klinika LogoMed

Call Directions

Klinika LogoMed Klinika Logopedike LogoMed

SHËRBIMET:
Terapi Logopedike
Terapi ABA
Terapi okupacionale
Psikomotricitet
Vleresim & Keshillim

Ky është një çrregullim neurozhvillimi i specifikuar tashmë ne DSM-V (Manualin Diagnostik statistikor të Çrregullimeve M...
13/09/2026

Ky është një çrregullim neurozhvillimi i specifikuar tashmë ne DSM-V (Manualin Diagnostik statistikor të Çrregullimeve Mendore) ku individi ka vështirësi të përdorë gjuhën verbale dhe joverbale në situata sociale.

🔹Shenjat kryesore përfshijnë:

➡️Rregullat sociale—- vështirësi në mbajtjen e rradhës, qëndrimin në bisedë apo të dish kur duhet të flasësh
➡️Përshtatjen sipas kontekstit—— Shembull: E folura në të njëjtin ton si me një shok/shoqe si me një oficer policie duke mos qenë flexibël ndaj personit , rrethanës në të cilën realizohet komunikimi.
➡️Gjuha joverbale—— Vështirësi në përdorimin dhe të kuptuarit e gjesteve, gjuhës së trupit dhe ekspresioneve faciale
➡️Gjuha figurative—— Marrja e shakave, metaforave, ironisë në kuptimin e parë prej mungeses së kapacitetit për t’i kuptuar

⚠️Kujdes!
Këta fëmijë/ individë kanë një zhvillim gjuhe thuajse normal, gramatikisht të saktë dhe i shqiptojnë saktë fjalët, prandaj shpesh herë me terapinë e duhur kamuflohen perfekt në shoqëri pa dallim.

Trajtimi më i shpeshtë përfshin përveç terapisë individuale logopedike specifike dhe terapinë në grup për të maximizuar aftësitë sociale të cilat duhet theksuar që preken më shumë nga ky çrregullim.

♨️Një temë shumë e kërkuar nga prindërit për të marrë informacion SIDOMOS nga ata të cilët kanë nisur terapinë logopedik...
10/09/2026

♨️Një temë shumë e kërkuar nga prindërit për të marrë informacion SIDOMOS nga ata të cilët kanë nisur terapinë logopedike dhe tashmë fëmija është në një nivel të avancuar gjuhësor dhe hapi i rradhës është pragmatika 😍

♻️Kur ua bëj të ditur se programet logopedike pragmatike do fillojnë te fëmija, pavarësisht lumturisë që fëmija i tyre ka progresuar kaq mirë nëpërmjet terapisë, e ndjej si detyrë t’ua shpjegoj hapat që do ndërmerren dhe pse është e rëndësishme të punohet me këtë komponent të gjuhës.

🗣️Pragmatika është një degë e linguistikës që studion se si konteksti influencon kuptimin e gjuhës në situata reale. Ajo vlerëson se si gjuha përdoret në situata dhe ndërveprime sociale .

❓Por, cilat janë shenjat që fëmija ka çrregullim pragmatik të komunikimit???

Ndiqni postimin e rradhës per më shumë ⬆️

Një tjetër vogëlush përfundon me sukses terapine ❤️Për ne terapistët e të folurit çdo përmbyllje e terapisë logopedike ë...
12/07/2026

Një tjetër vogëlush përfundon me sukses terapine ❤️

Për ne terapistët e të folurit çdo përmbyllje e terapisë logopedike është një miks i krenarisë profesionale, kënaqësisë së një pune të bërë mirë dhe një ndjesi të lehtë humbjeje nga mbyllja e një bondi të afërt , terapeutik afat-gjatë 🫶🏻

Blerta Baroti

30/06/2026
🗣️Gjatë ekzaminimit oral motor 🧐 vlerësojmë mekanizmin oral facial , muskujt dhe strukturat orale për të identifikuar pa...
21/01/2026

🗣️Gjatë ekzaminimit oral motor 🧐 vlerësojmë mekanizmin oral facial , muskujt dhe strukturat orale për të identifikuar patologji që prekin të folurin , ushqyerjen dhe gëlltitjen duke diagnostikuar çrregullime motore si disartria, apraksi ose struktura abnormale të lindura ( labioskizis, palatoskizis, peri i gjuhës, macroglossi , uvula bifida etj) .

✅Ekzaminimi përfshin observimin e simetrisë faciale, buzëve, gjuhës, nofullave nëse janë abnormale dhe gjithashtu vlerësimin e lëvizjeve dhe koordinimit motor për të diagnostikuar dëmtime neurologjike që mund të vijnë nga goditjet në tru, Parkinson apo traumat e trurit.

Gjjthashtu vlerësohet funksioni respirator dhe identifikohet një proçes frymëshkëmbimi atipik.

A.një tjetër rast suksesi i cili u paraqit në klinikë 7 muaj më parë me një gjuhë ekspresive dhe receptive të dëmtuar, a...
11/08/2025

A.një tjetër rast suksesi i cili u paraqit në klinikë 7 muaj më parë me një gjuhë ekspresive dhe receptive të dëmtuar, aftësi konjitive dhe të lojës gjithashtu të prekura si dhe me sjellje sfiduese herë herë dhe agresive.

Një rast i cili progresoi shpejt nëpërmjet ndërhyrjes intensive me terapi ABA dhe logopedike si në reduktimin e sjelljeve, si në ndërveprim, si në rritjen e kohëzgjatjes së vëmendjes dhe eventualisht në gjuhën receptive dhe ekspresive.

Krenare për ty ❤️

Phone Buddy 👂Auditory Feedback 😍 për:1- Përmirësimin e leximit dhe rrjedhshmërisë në të folur2-Ndërtimin e ndërgjegjësim...
25/07/2025

Phone Buddy 👂Auditory Feedback 😍 për:

1- Përmirësimin e leximit dhe rrjedhshmërisë në të folur
2-Ndërtimin e ndërgjegjësimit fonemik
3-Përmirësimin e shqiptimit dhe dallimit mes tingujve të ngjashëm

Dita e fundit në terapi për një vogëlush tjetër  🙏A. erdhi pranë nesh 1 vit më parë dhe tashme me sukses e përfundoi ter...
11/06/2025

Dita e fundit në terapi për një vogëlush tjetër 🙏

A. erdhi pranë nesh 1 vit më parë dhe tashme me sukses e përfundoi terapinë logopedike.

Tashmë i uroj suksese A. dhe familjes së tij në hapat e ardhshëm të jetës që shpresoj të jenë akoma më të ndritura aq sa rrugëtimi i tij në terapi.

Faleminderit për besimin ! 🤗

CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ) raportoi së fundmi një rritje me 3% të rasteve të diagnostiku...
17/04/2025

CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ) raportoi së fundmi një rritje me 3% të rasteve të diagnostikuara me autism të fëmijëve .

Kështu 1 në 31 fëmijë deri në moshën 8 vjeç diagnostikohet me autism në USA.

⬆️Kjo rritje e prevalencës vjen edhe prej:

-rritjes së sensibilizimit
-përmirësimit të instrumenteve të screening
- diagnostikimit në moshë të hershme

🚨Në muajin prill të ndërgjegjësimit ndaj autism ajo cka vlen për tu përmendur duke marrë parasysh rritjen e rasteve ditë pas dite është identifikimi, diagnostikimi dhe marrja sa më e hershme e ndërhyrjes terapeutike !

Behind every child who believes in themselves is a speech therapist who believed in them first 🥰Prapa çdo fëmije që beso...
27/03/2025

Behind every child who believes in themselves is a speech therapist who believed in them first 🥰

Prapa çdo fëmije që beson në vete fshihet një logoped që ishte i PARI që besoi në të 😇

Address

Rruga Marie Kraja,, Tiranë, Shqipëria
Tirana
1005

Telephone

+355677367190

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika LogoMed posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Sponsored

Share