Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza

Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza Institucion privat qe strehon te moshuar . Sherbim Infermieror 24 Ore , Hoteleri , Perkujdes , Ar

17/06/2026

Dëshirojmë të shprehim një falënderim të veçantë për një çift shumë bujar që me zemër të madhe dhuruan një drekë për të moshuarit e qendrës sonë.

Gjesti i tyre solli jo vetëm një vakt të ngrohtë, por edhe gëzim, respekt dhe ndjenjën se të moshuarit tanë nuk janë kurrë vetëm. Momente të tilla kanë një vlerë të madhe, sepse ushqejnë shpirtin po aq sa edhe trupin.

I jemi thellësisht mirënjohës për kujdesin dhe humanizmin e treguar, dhe urojmë që ky shembull i bukur të frymëzojë edhe të tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë bamirësie.

Faleminderit nga zemra për këtë akt të çmuar!
Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza

09/05/2026

Ne sot humbem një paciente terminale, me epikrizë spitali, në koma prej muajsh, me trakeostomi, sondë gastrike dhe mbi 12 plagë dekubiti — qe ishte e strehuar te ne per me pak se nje muaj, pra një situatë klinike e rëndë dhe e dokumentuar.

Mënyra si u menaxhua situata nga institucionet krijoi ndjesinë sikur qendra jonë u trajtua si “skenë ngjarjeje”, jo si qendër kujdesi paliativ për fundin e jetës.

Ka disa probleme që duhen ndarë:
Kur personi ndërron jetë jashtë spitalit, sidomos në institucione private apo sociale, shpesh:
* njoftohet 127,
* bëhet konfirmimi i vdekjes,
* policia mund të vijë për verifikim administrativ,
* kërkohet skeda e vdekjes nga mjeku i familjes ose mjeku përgjegjës.

Pra, ardhja e policisë nuk do të thotë automatikisht dyshim penal. Në shumë raste ata bëjnë procedurë standarde sepse vdekja nuk ka ndodhur brenda repartit spitalor.

Por…

1. Problemi që ngre une nuk është “a erdhi policia” por:
* mënyra,
* intensiteti,
* mungesa e ndjeshmërisë,
* dhe barra që iu hodh qendrës tonë.

Një strukturë kujdesi për të moshuar nuk duhet të traumatizohet në mesnatë me atmosferë presioni, zhurmë, urdhra dhe panik, sidomos kur:
* pacientja ishte terminale,
* kishte dokumentacion spitalor,
* kishte histori të gjatë sëmundjeje,
* kishte konfirmim nga 127,
* nuk kishte shenja të një ngjarjeje të papritur apo të dyshimtë.

Këtu mungon protokolli institucional për pacientët paliativë në qendra rezidenciale.
Pika më problematike
“Mjeku i familjes nuk është 24 orë në punë.” Dhe nuk mund t’i lihet një qendre sociale barra:
* të ndjekë mjekun natën,
* të zgjidhë boshllëqet e sistemit,
* të mbajë trupin pezull, ndërsa familja pret funeralin.

Në praktikë, sistemi po rendon mbi stresine kujdestarëve.

Kjo që po përshkruaj është shumë serioze:
* kujdestaret u terrorizuan,
* banorët e tjerë mund të jenë frikësuar,
* është cenuar dinjiteti i momentit të vdekjes,
* dhe ne që kujdesemi çdo ditë për pacientë të rëndë u ndjemë të trajtuar si nën dyshim duke krijuar:
* burnout emocional,
* frikë tek stafi për të pranuar pacientë terminalë,
* pasiguri për institucionet që bëjnë realisht kujdes paliativ.

Mendoj se kemi shumë të drejtë të kërkojmë:
* protokoll të qartë kombëtar për vdekjet në qendra përkujdesi,
* përcaktim kush mban përgjegjësi për skedën e vdekjes,
* respektim të dinjitetit të pacientit dhe stafit,
* koordinim më njerëzor mes 127, policisë dhe mjekut të familjes.

Sepse pyetja është:

Si është e mundur që një qendër që merr përsipër kujdesin më të vështirë njerëzor — fundin e jetës — të lihet pa mbështetje procedurale në momentin më delikat?

Dhe pyetja tjetër:

Pse një paciente terminale me epikrizë spitali dhe prognozë të rëndë trajtohet administrativisht sikur vdekja e saj ishte një surprizë?

Ne nuk e kundërshtuam ligjin. Ne po kërkojmë, dinjitet dhe protokoll njerëzor. Dhe kjo është krejt legjitime.

08/04/2026

“Të kujdesesh për……. ” nuk është thjesht një veprim, por një qëndrim i brendshëm ndaj jetës dhe ndaj tjetrit. Është aftësia për të parë përtej nevojave të dukshme dhe për të kuptuar edhe ato që nuk shprehen me fjalë.

Të kujdesesh për dikë do të thotë të marrësh përgjegjësi jo vetëm për trupin e tij, por edhe për emocionet, dinjitetin dhe ndjenjën e sigurisë që ai ka në praninë tënde.

Kujdesi është kombinim i mendjes, zemrës, veprimit:
• Me mendje kupton çfarë duhet bërë
• Me zemër ndjen si duhet bërë
• Me veprim e realizon atë në mënyrë konkrete

Te kujdesesh nuk është vetëm një detyrë, por një marrëdhënie që ndërtohet çdo ditë, me durim, respekt dhe përkushtim.

Imagjino një i moshuar që nuk flet shumë, duket i qetë, sikur nuk ka nevojë për asgjë të veçantë. Por të kujdesesh për të nuk do të thotë vetëm t’i japësh ushqimin në kohë apo ilaçet sipas orarit.

Do të thotë:
• Të ulesh pranë tij disa minuta, ta pyesësh si ndihet
• Të vësh ndonjë trishtim të lehtë në sy
• Të kuptosh nëse i mungon dikush apo diçka nga jeta e tij e mëparshme
• T’i flasësh me respekt, edhe kur ai nuk përgjigjet.
• T’i japësh ndjesinë që ai ka ende vlerë dhe nuk është i harruar.

Ndoshta ai nuk do ta thotë me fjalë, por prania jote, ajo vëmendje e vogël, mund të jetë gjëja më e madhe që merr atë ditë.

Në thelb, të kujdesesh për është:
Të jesh syri që sheh nevojën, zemra që e ndjen dhe dora që vepron – pa pritur falënderim, por duke bërë diçka për një jetë tjetër.

Address

Qendra E Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza
Tirana
1001

Telephone

+355692312906

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza:

Share