16/04/2026
✨ Kur fillojnë të flasin fëmijët?
Fjalët e para zakonisht vijnë rreth muajit të 12-të, pra rrrth kësaj moshe fëmijët mund të thonë Mama, baba, ujë apo brr (edhe tinguj apo rrokje që i përdorin për të treguar diçka quhet fjalë) por para tyre, fëmijët komunikojnë shumë më tepër sesa mendojmë!
Gjestet janë forma e parë e komunikimit të bebave:
👉 Gjestet që vijnë para të folurit:
•Tregojnë me gisht atë që duan
• Bëjnë “bye-bye” 👋
• Tundin kokën për “po/jo”
•Zgjatin duart për t’u marrë në krah
🧠 Këto janë bazat e komunikimit dhe tregojnë që fëmija po arrin aftësitë e moshës që ka.
Por kur duhet të shqetësohemi në moshën 1 vjeç?
🚩 Nuk reagon ndaj emrit
🚩Nuk bën asnjë gjest (si tregimi me gisht apo “bye-bye”)• 🚩Nuk nxjerr tinguj / nuk belbëzon
🚩Nuk mban kontakt me sy
🚩Nuk tregon interes për komunikim me të tjerët
📌 Nëse vëren disa nga këto shenja, konsultohu me pediatrin dhe specialist përkatës që të vëzhgojnë fëmijën nga afër dhe t’ju këshillojnë se si ta ndihmoni fëmijën tuaj.