Fizioterapi dhe Masazh by Izzy Physio Care

Directions Website Contact the practice

Fizioterapi dhe Masazh by Izzy Physio Care E liçensuar | Shërbim në shtëpi & studio | Që në 2013 | Terapi për trupin, fytyrën dhe flokët.

❤️‍🩹 Ndërkohë biseda;Pse ke frikë të guxosh? Mbështetju Allahut, mos prit të tjerët të të bëjnë të lumtur ose të të zgji...
30/09/2026

❤️‍🩹 Ndërkohë biseda;
Pse ke frikë të guxosh? Mbështetju Allahut, mos prit të tjerët të të bëjnë të lumtur ose të të zgjidhin hallet, kujdesu për veten, mos të të interesojë çfarë mendojnë të tjerët nëse me Zotin nuk bie në kundërshtim ajo që ti po bën, e sidomos kur opinioni vjen nga njerëz që nuk të duan. Dhe kështu menjëherë filloi të ndihej më optimiste. Nuk më besohet se ka njerëz në këtë botë që nuk u është thënë një herë një fjalë e mirë, ose t’u japin kurajo familjarët. 🥺

Na falni që ngelëm duke postu çdo ditë kështu mesazhesh, se jemi çik mbrapa me publikimin e përshtypjeve pas seancave te ne. 🤭

ElhamdulilLah! 💞
29/09/2026

ElhamdulilLah! 💞

🤭 Kisha kohë që e ruaja këtë audion për ta përdorur, dhe më në fund i erdhi radha në rastin më perfekt. 😍
28/09/2026

🤭 Kisha kohë që e ruaja këtë audion për ta përdorur, dhe më në fund i erdhi radha në rastin më perfekt. 😍

27/09/2026

🫠 Kam qënë në shkollë të mesme kur kam filluar të projektoj në mendje e ta shpreh hapur për herë të parë këtë qëllim. Se sa isha fëmijë fare, thoja dua të bëhem pakuriere (parukjere 😅). Po pastaj duke u rritur i shtova pritshmëritë ndaj vetes 🤭, ama gjithmonë më ka pëlqyer të rregulloj, të zbukuroj e të përmirësoj, sidomos pamjen e njerëzve, e më vonë posturën. Si shumë fëmijë të tjerë “eksperienca e parë” ka qënë me babin duke i masazhuar kurrizin e kokën darkave e duke i pastruar thonjtë e këmbët në legen me ujë të nxehtë. Dhe babi që thoshte gjithmonë se do bëhesh doktoreshë që të shërosh babin kur të plaket. (Mos më thoni që për një pjesë të madhe prej jush nuk ju kanë thënë të njëjtën gjë prindërit ose gjyshërit kur ish*t fëmijë?) 🥹 Kujdesi ndaj trupit e dhimbjeve të babit ishte diçka që si fëmijë e bëja pa përtesë, ndërsa detyrat e tjera bëheshin për të zbatuar urdhrat, dhe kështu që në atë kohë fillova të kuptoj për herë të parë se cilat ishin dhuntitë e mia. 😄

Nejse, si për ta mbyllur më lini t’ju them se për mua veç sa ka filluar të realizohet ëndrra, in shaa Allah. 🤍

25/09/2026
Ju presim në DM të “na bezdisni” nga mëngjesi deri në darkë me përshtypje të tilla dhe prenotime. 😌
22/09/2026

Ju presim në DM të “na bezdisni” nga mëngjesi deri në darkë me përshtypje të tilla dhe prenotime. 😌

🌿 Shpesh e kërkojmë ndjesinë e “lehtësisë” vetëm kur trupi fillon të ndihet i rënduar, i fryrë apo i lodhur. Por pas kës...
20/09/2026

🌿 Shpesh e kërkojmë ndjesinë e “lehtësisë” vetëm kur trupi fillon të ndihet i rënduar, i fryrë apo i lodhur. Por pas kësaj ndjesie ekziston një sistem që punon çdo ditë, në heshtje: sistemi limfatik.

Masazhi limfatik nuk ka të bëjë me premtime për “detox magjik”. Është një teknikë e butë që synon të mbështesë rrjedhjen limfatike dhe proceset natyrale të trupit.
Dhe pikërisht këtu qëndron ndryshimi: nuk po përpiqemi ta detyrojmë trupin të bëjë diçka. Po e mbështesim në atë që ai di të bëjë vetë. 🤍

Nëse ndihesh shpesh e rënduar ose ke ënjtje, vlerësimi i shkakut është i rëndësishëm, sepse jo çdo ënjtje trajtohet njësoj.

📩 Na shkruaj për të mësuar nëse masazhi limfatik është i përshtatshëm për ty.

Ruaje këtë postim për herën tjetër kur të dëgjosh se limfa thjesht “nxjerr toksinat”. ✨

😍 Janë pikërisht këto mesazhe që na kujtojnë pse e duam kaq shumë atë që bëjmë.📩 Për rezervime, na shkruani në DM.
13/09/2026

😍 Janë pikërisht këto mesazhe që na kujtojnë pse e duam kaq shumë atë që bëjmë.

📩 Për rezervime, na shkruani në DM.

Ka ditë kur nuk e kupton sa shumë tension ke mbledhur… derisa trupi fillon të ta tregojë. 🤍Një qafë që ndihet gjithmonë ...
11/09/2026

Ka ditë kur nuk e kupton sa shumë tension ke mbledhur… derisa trupi fillon të ta tregojë. 🤍

Një qafë që ndihet gjithmonë e rënduar, shpatulla që nuk relaksohen, ngurtësi pas një dite të gjatë apo ajo ndjesia sikur trupi është vazhdimisht “në gatishmëri”.

Shpesh mësohemi me këto ndjesi dhe i konsiderojmë pjesë normale të lodhjes së përditshme. Por trupi nuk harron ngarkesën që mban.

Masazhi i rregullt nuk është vetëm një moment relaksi. Mund të jetë një mënyrë për t’i dhënë trupit hapësirën që i duhet për t’u çliruar nga tensioni, për të lëvizur më lirshëm dhe për t’u ndier më i qetë.

Mos prit gjithmonë që dhimbja të bëhet e fortë për t’u kujdesur për veten. Ndonjëherë sinjalet më të vogla janë pikërisht ato që ia vlen t’i dëgjosh. 🌿

💌 Nëse trupi yt po të jep këto sinjale, më shkruaj për të rezervuar seancën tënde.

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 19:00
Tuesday 08:30 - 19:00
Wednesday 08:30 - 19:00
Thursday 08:30 - 19:00
Friday 08:30 - 19:00
Saturday 08:30 - 19:00
Sunday 08:30 - 19:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fizioterapi dhe Masazh by Izzy Physio Care posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Fizioterapi dhe Masazh by Izzy Physio Care:

Shortcuts

Sponsored

Share