Edlira Durmishaj

Edlira Durmishaj “𝐋𝐮𝐦𝐞𝐧𝐣𝐭ë 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥ë 𝐯ë𝐫𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧ë 𝐧ë 𝐪𝐞𝐭ë𝐬𝐢.”
H.Murakami Psychologist / Psikologe Klinike

“Mikrofoni” nuk është provë e autoritetit; është provë e vetëpërmbajtjes, maturisë dhe përgjegjësisë publike.Ai nuk e bë...
02/07/2026

“Mikrofoni” nuk është provë e autoritetit; është provë e vetëpërmbajtjes, maturisë dhe përgjegjësisë publike.
Ai nuk e bën fjalën më të vërtetë, por vetëm më të dëgjueshme.
Pikërisht për këtë, përgjegjësia e atij që e mban është më e madhe se privilegji që i jepet.
Nëse ligjërimi nga mikrofoni nuk përcjell as etikë, as estetikë, as matematikë e as retorikë, sigurisht nuk mund të frymëzojë politikë.
E nëse nuk frymëzon, nuk edukon, nuk lartëson; vetëm zvogëlon.
Ndaj nuk kërkohet vetëm guxim, sepse:
- guximi pa etikë kthehet në zhurmë;
- guximi pa vetëdije kthehet në impuls, të destinuar të humbasë;
- guximi pa përgjegjësi kthehet në dëm

E nëse nuk i ke peshuar mirë këto, mos e kap!

Sot ishte një moment i veçantë dhe thellësisht domethënës për mua.Kisha nderin të prezantoja punimin tim në Konferencën ...
06/06/2026

Sot ishte një moment i veçantë dhe thellësisht domethënës për mua.

Kisha nderin të prezantoja punimin tim në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Fehmi Agani, me temë “Towards an Intelligent Society: Challenges and Opportunities”.

Në këtë kuadër prezantova studimin tim:

“Delegjitimimi i Heshtur në Demokracitë Hibride: Identiteti, Kapitali Moral dhe Përjashtimi Informal në Shqipërinë Postkomuniste.”

Ky punim nuk buron vetëm nga reflektimi teorik, por edhe nga përvoja ime e drejtpërdrejtë në jetën publike si anëtare e Këshillit Bashkiak dhe kandidate për Parlamentin Shqiptar, aty ku politika nuk është abstraksion, por përgjegjësi, sfidë dhe përballje e përditshme me realitetin.

Studimi propozon konceptin e “Delegjitimimit të Heshtur”, një mekanizëm përmes të cilit individë me integritet, kapital moral dhe legjitimitet shoqëror përfshihen formalisht në struktura demokratike, por kufizohen gradualisht në ndikimin e tyre real. Në këto raste, pjesëmarrja nuk përkthehet domosdoshmërisht në autoritet, ndërsa prania publike nuk garanton akses në vendimmarrje.

Ky fenomen ngre pyetje të rëndësishme mbi cilësinë e demokracisë, përfaqësimin substancial dhe raportin midis përfshirjes formale dhe fuqisë reale politike.

Demokracia nuk matet vetëm nga kush është i pranishëm në tryezë, por nga kush ka mundësi të ndikojë në vendimmarrje.

Shpresoj që ky studim të kontribuojë jo vetëm në debatin akademik, por edhe në punën e institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve politikë që synojnë ndërtimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha gratë dhe zonjat që ndanë me bujari përvojat, reflektimet dhe sfidat e tyre. Zërat e tyre i dhanë këtij punimi jo vetëm vlerë kërkimore, por edhe dimensionin e tij më të rëndësishëm: atë njerëzor.

Sot ndihem mirënjohëse, e emocionuar dhe më e bindur se kurrë se ndryshimi fillon kur njerëzit zgjedhin të jenë të pranishëm, të vërtetë dhe të palëkundur në bindjet e tyre.

Çdo zë ka rëndësi. Sidomos kur ai mbështetet mbi integritetin, dijen dhe përkushtimin ndaj së mirës publike..

Në këtë ditë të madhe, Kurban Bajrami na kujton se besimi nuk është vetëm ritual, por akt i dorëzimit të vetëdijshëm par...
27/05/2026

Në këtë ditë të madhe, Kurban Bajrami na kujton se besimi nuk është vetëm ritual, por akt i dorëzimit të vetëdijshëm para Fjalës dhe Ligjit të Zotit; se sakrifica nuk është humbje, por rruga drejt bekimit.

Kjo ditë na mëson të sakrifikojmë jo vetëm dëshirat personale, por edhe egon, indiferencën dhe individualizmin e tepruar, për të kultivuar përgjegjësi sociale, solidaritet të disiplinuar dhe kohezion të strukturuar mbi vlera.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë shqiptarë po i kthehen besimit, le të jetë ky kthim jo vetëm te forma, por te përmbajtja; jo vetëm te rituali, por te kuptimi; jo vetëm te tradita, por te gjurma identitare dhe memoria shpirtërore që na mban të lidhur me rrënjët tona.

Gëzuar Kurban Bajramin! 🎉
Paqe në zemra, dritë në mendje dhe bekim në familjet e çdo shqiptari.🤲

Një takim mjaft frymëzues me përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Fierit dhe Këshillit Bashkiak të Vlorës, në një hapësi...
22/05/2026

Një takim mjaft frymëzues me përfaqësues të Këshillit Bashkiak të Fierit dhe Këshillit Bashkiak të Vlorës, në një hapësirë shkëmbimi eksperiencash dhe rrjetëzimi institucional, me fokus qeverisjen e mirë dhe forcimin e rolit të këshilltarëve bashkiak në shërbim të komunitetit.
Këshilli Bashkiak Fier 🌹

16/04/2026

koha me femijet ...

31/03/2026

F I E R🤍💪

Whatever you hear about me, Please belive it . You can even add something if you want.You have my permission 😉👇për ata q...
26/03/2026

Whatever you hear about me,
Please belive it .
You can even add something if you want.
You have my permission 😉
👇
për ata që kanë nevojë ta kenë shqip
“Çfarëdo që të dëgjosh për mua,
të lutem besoje.
Madje mund të shtosh edhe diçka nëse dëshiron se ndoshta nuk të pëlqen versioni që ka ardhur te ti
Ke lejen time 😉”

20/03/2026

Mijëra zemra që rrahin në të njëjtin ritëm, të mbledhura nga thirrja e brendshme për të madhëruar dhe falënderuar Zotin.☝️

Kjo është madhështia e vërtetë:
kur njerëzit bashkohen në paqe, me disiplinë, me respekt, pa zhurmë, pa imponim …
Dashuria për Mëshirën e Krijuesit prodhon mrekulli.
Gëzuar🎉
❤️

Address

Kajo Karafili
Tirana
1001

Telephone

+355672083589

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Edlira Durmishaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Edlira Durmishaj:

Shortcuts

Share