Spitali Amerikan - American Hospital Albania

Call Directions Website Contact the practice

Spitali Amerikan - American Hospital Albania Hospital - Medical Center - 24 h Emergency Care - Woman Health, IVF and Birth Center

13/10/2026

A mund të shfaqet një sëmundje reumatologjike autoimune me simptoma që nuk lidhen me kyçet?

Dr. Entela Memlika, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se cilat janë disa nga shenjat që mund të shoqërojnë sëmundjet reumatologjike autoimune, edhe kur ato nuk manifestohen me dhimbje artikulare.

▶️ Ndiqni videon për të dëgjuar shpjegimin e doktoreshës.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

13/10/2026

🎀 30% ULJE për ekografinë e gjirit në Spitalin Amerikan 3

Tetori Rozë na kujton se kujdesi për shëndetin e gjirit duhet të jetë prioritet gjatë gjithë vitit.

Kontrollet e rregullta janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit. Ekografia ndihmon në vlerësimin e strukturave të gjirit dhe identifikimin e ndryshimeve që mund të kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.

Mos e shtyni kujdesin për veten! Informohuni për kontrollet e përshtatshme për ju dhe konsultohuni me mjekun tuaj.

✨ Gjatë Tetorit Rozë, përfitoni nga 30% ulje për ekografinë e gjirit, pranë Spitalit Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Fruthi: parandalimi fillon me vaksinimin!Fruthi është një infeksion viral shumë ngjitës, i cili mund të shkaktojë kompli...
13/10/2026

Fruthi: parandalimi fillon me vaksinimin!

Fruthi është një infeksion viral shumë ngjitës, i cili mund të shkaktojë komplikacione serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël dhe personat e pavaksinuar.

🔎 Cilat janë simptomat?
• Temperaturë e lartë
• Kollë dhe rrjedhje hundësh
• Skuqje e syve
• Skuqje e lëkurës, që zakonisht fillon në fytyrë dhe më pas përhapet në trup

⚠️ Pse është i rëndësishëm parandalimi?
Fruthi mund të shkaktojë komplikacione, si pneumonia dhe, në raste të rralla, inflamacioni i trurit (encefaliti).

💉 Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër fruthit.
Vaksina MMR mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola. Kontrolloni kartelën e vaksinimit të fëmijës suaj dhe sigurohuni që dozat të jenë kryer sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.

📌 Çfarë duhet të bëni nëse dyshoni për fruth?
Kontaktoni mjekun dhe telefononi përpara se të paraqiteni në institucionin shëndetësor, për të shmangur ekspozimin e personave të tjerë.

📞 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

13/10/2026

GRAFI DIGJITALE – TEKNOLOGJI E RE, DIAGNOZË E SAKTË
Zbuloni standardin e ri në imazherinë radiologjike me aparaturë moderne 100% digjitale, që ofron cilësi të lartë imazhi me dozë të ulët rrezatimi, tashmë në Spitalin Amerikan 1.
---
ÇFARË EKZAMINIMESH OFROJMË?
✅ Grafi të kockave
– Fraktura (thyerje)
– Artikulacione (gjunjë, shpatull, bërryl, kyç)
– Kolonë vertebrale
✅ Grafi të kraharorit (Chest X-ray)
– Mushkëritë
– Infeksione (p.sh. pneumoni)
– Kontroll i përgjithshëm torakal
✅ Grafi të abdomenit
– Probleme gastrointestinale
– Vlerësim i organeve abdominale
✅ Grafi të ekstremiteteve
– Duar, këmbë, gishta
– Trauma dhe dëmtime
✅ Ekzaminime të përgjithshme radiologjike
– Kontroll rutinë
– Diagnostikë fillestare e shpejtë dhe e besueshme
---
📏 EKZAMINIME SPECIALE
✔️ Grafi e plotë e kolonës vertebrale
✔️ Vlerësim për skoliozë
✔️ M***e e gjatësisë së gjymtyrëve
✔️ Të gjitha projeksionet radiologjike të trupit
---
⚙️ ÇFARË E BËN TË VEÇANTË?
👉 Teknologji digjitale 100% – imazhe më të qarta dhe rezultate më të shpejta
👉 Dozë e ulët rrezatimi – më shumë siguri për pacientin
👉 Stitching (bashkim imazhesh) – ideal për kolonën dhe segmentet e gjata
👉 Analizë në kohë reale
👉 Transferim i menjëhershëm për raportim
---
📍Diagnozë e saktë, shpejt dhe me siguri maksimale.

Kujdesi për shëndetin tuaj fillon me një imazh të qartë.

📞 Rezervoni në: +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë

12/10/2026

Vështirësi në frymëmarrje, kollë e vazhdueshme apo ndjesi mungese ajri gjatë aktivitetit fizik?

Këto simptoma mund të kenë shkaqe të ndryshme, ndaj vlerësimi i funksionit të mushkërive është një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë gjendjen tuaj respiratore.

🔬 Pletizmografia pulmonare është një ekzaminim që mat vëllimet e ajrit në mushkëri dhe i jep mjekut informacion të rëndësishëm për funksionin pulmonar, duke ndihmuar në identifikimin e çrregullimeve të frymëmarrjes dhe në monitorimin e disa sëmundjeve kronike.

Pse është e rëndësishme?

✅ Vlerëson vëllimet pulmonare.
✅ Ndihmon në sqarimin e çrregullimeve të funksionit të mushkërive.
✅ Mbështet ndjekjen e sëmundjeve kronike dhe planifikimin e trajtimit.

Ekzaminimi është jo invaziv dhe pa dhimbje, dhe kryhet sipas udhëzimeve të personelit shëndetësor.

📍 Në Spitalin Amerikan 3, realizohet me teknologjinë PulmOne.

Mos i neglizhoni simptomat e frymëmarrjes. Konsultohuni me mjekun për të kuptuar nëse ky ekzaminim është i përshtatshëm për ju.

📞 Telefononi: 042 357 535
🌐 Rezervoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Heqja e lezioneve komplekse të rektumit pa kirurgji të hapur, përmes teknikës së avancuar ESDNë Spitalin Amerikan 3 u re...
12/10/2026

Heqja e lezioneve komplekse të rektumit pa kirurgji të hapur, përmes teknikës së avancuar ESD

Në Spitalin Amerikan 3 u realizuan katër procedura të avancuara për heqjen e lezioneve komplekse të rektumit me teknikën ESD (diseksion endoskopik submukozal). Kjo teknikë mundëson heqjen e disa lezioneve përmes një endoskopi, pa pasur nevojë për prerje kirurgjikale në bark, kur rasti është i përshtatshëm.

Tri nga rastet paraqitën vështirësi të konsiderueshme teknike, ndërsa njëri përfshinte një lezion me përmasa 125 × 120 mm.

Procedurat u kryen nga gastrohepatologët Dr. Altin Hysa dhe Dr. Xhensila Pemaj, në bashkëpunim me Dr. Shunya Takayanagi, i cili ka përvojë në NTT Medical Center në Tokio, Japoni, dhe aktualisht punon në Haukeland University Hospital në Bergen, Norvegji.

Të katër procedurat përfunduan pa komplikacione të raportuara. Pacientët patën ecuri të mirë të menjëhershme pas ndërhyrjes dhe u larguan nga spitali.

Pas heqjes, materiali dërgohet për analizë histopatologjike, e cila ndihmon mjekët të përcaktojnë nëse nevojitet trajtim i mëtejshëm.

Spitali Amerikan 3 vijon të investojë në ekspertizën mjekësore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për t'u ofruar pacientëve mundësi të avancuara trajtimi.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

12/10/2026

Kujdesi për veten fillon me një kontroll! 🎀

Mamografia 3D (Tomosinteza) është teknologjia më e fundit që ofron imazhe tejet të detajuara të gjirit, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm të çdo ndryshimi të dyshimtë.

✨ Pse të zgjidhni Mamografinë 3D?
🔹 Më e saktë dhe e detajuar

🔹 Procedurë e shpejtë – zgjat vetëm pak minuta

🔹 Më shumë siguri për shëndetin tuaj

Në 3 keni mundësinë të kryeni ekzaminimet e duhura me teknologjinë më të avancuar në duart e profesionistëve.

Për konsultë dhe informacion:
☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer do të jetë në datat 27-30 Tetor pranë Spitalit Amerikan 3.Me mbi 25 vite eksperiencë profesi...
12/10/2026

Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer do të jetë në datat 27-30 Tetor pranë Spitalit Amerikan 3.

Me mbi 25 vite eksperiencë profesionale, Prof. Dr. Tezer është Profesor i ORL-së, Kirurg Oral dhe Maksilofacial, si edhe Kirurg Plastik Facial i certifikuar nga Bordi Europian.

Gjatë vizitës së tij do të ofrohen konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale me fokus në:

▪️ Rinoplastikë dhe kirurgji të fytyrës
▪️ Kirurgji endoskopike të sinuseve dhe trajtim të polipeve nazale
▪️ Kirurgji të vesh*t dhe riparim të daulles së vesh*t
▪️ Patologji të gjëndrave të pështymës
▪️ Kirurgji orale dhe maksilofaciale
▪️ Kirurgji të kokës dhe qafës

Autor i rreth 50 artikujve shkencorë, me formim ndërkombëtar në qendra të specializuara në Europë dhe SHBA, ai sjell përvojë të gjerë në trajtimin e patologjive komplekse dhe kirurgjinë e fytyrës.

Rezervoni konsultën tuaj:

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

🎗️ Breast Cancer Symposium 2026📅 30 October 2026From Evidence to the Patient’s Bedside🔹 SESSION 3: From Genetic Risk to ...
12/10/2026

🎗️ Breast Cancer Symposium 2026

📅 30 October 2026
From Evidence to the Patient’s Bedside

🔹 SESSION 3: From Genetic Risk to Precision Treatment
🕘 11:30–12:00

11:30–11:40
Germline testing: BRCA1/2, PALB2 & cascade testing
Kleida Mati • AL

11:40–11:50
Clinical Decision-Making in Early Breast Cancer: Integrating Tumor Biology and Genomic Assays
Stefanie Ende • DE

11:50–12:00
Clinical utility of ctDNA MRD testing in breast cancer
Andre Cruz • PT

💬 Panel Discussion

Chair: Emiljana Huti • AL
Co-chairs / Panelists:
Burak Koza • AL
Flutura Proko • AL

Një sesion që trajton rëndësinë e testimit gjenetik, vendimmarrjen klinike të bazuar në biologjinë e tumorit dhe rolin e testeve gjenomike në personalizimin e trajtimit të kancerit të gjirit.

📋 Programi i plotë:
https://alsobi.com/breast-imaging-symposium-2026/

📝 Registration is now open.
🔗 Register here:
https://alsobi.com/balkan-breast-imaging-masterclass-2026/

12/10/2026

Prof. Dr. Klaus Boheim, kirurg austriak vjen në Spitalin Amerikan 3, më 13-17 tetor, për vizita, konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale ORL.

Me një karrierë në spitale të njohura të Austrisë me mbi 13,000 ndërhyrje kirurgjikale, ai ka përvojë të gjerë në trajtimin e patologjive të vesh*t, hundës, fytit dhe kokës e qafës.

Për më shumë se 20 vite, ka drejtuar Departamentin e ORL-së dhe Kirurgjisë së Kokës e Qafës në Klinikën Universitare Saint Pölten, Austri.

Rezervoni konsultën tuaj:

☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Address

Rruga Sabaudin Gabrani, Nr. 2
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Amerikan - American Hospital Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Amerikan - American Hospital Albania:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category