Spitali Universitar i Traumës

Call Directions Website Contact the practice

Spitali Universitar i Traumës Dergoni e-mail ne [email protected], per shqetesimet qe keni.

8 Tetor, Dita Botërore e ShikimitSot, në Ditën Botërore të Shikimit, kujtojmë rëndësinë e kujdesit ndaj syve dhe të kont...
08/10/2026

8 Tetor, Dita Botërore e Shikimit

Sot, në Ditën Botërore të Shikimit, kujtojmë rëndësinë e kujdesit ndaj syve dhe të kontrolleve të rregullta okulistike.

Së bashku me mjekët okulistë të Shërbimit të Okulistikës të Spitalit Universitar të Traumës, Dr. Elvisin, Dr. Bledarin, Dr. Leoditën dhe Dr. Katerinën, sjellim në vëmendje rolin e rëndësishëm të shërbimit në kujdesin ndaj pacientëve me dëmtime të traumës së syrit dhe në ofrimin e trajtimit të specializuar në kohë.

I integruar në një spital të specializuar për trajtimin e traumave, Shërbimi i Okulistikës është një hallkë e rëndësishme në diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve me trauma okulare, duke ofruar kujdes të specializuar dhe profesionalizëm në çdo rast.

🎗Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit👥️Kontrolli është dashuri për veten! Mos e shty kontrollin, kujdes...
01/10/2026

🎗Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

👥️Kontrolli është dashuri për veten! Mos e shty kontrollin, kujdesu për shëndetin tënd.

🥼Një kontroll në kohë mund të bëjë ndryshimin.

🥼Edicioni i 10-të jubilar i Kongresit Shqiptar të Traumës dhe Kirurgjisë së Urgjencës, në ShqipëriNë një moment të rëndë...
25/09/2026

🥼Edicioni i 10-të jubilar i Kongresit Shqiptar të Traumës dhe Kirurgjisë së Urgjencës, në Shqipëri
Në një moment të rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, u hap edicioni i 10-të i Kongresit të 9-të Shqiptar të Traumës dhe Kirurgjisë së Urgjencës – ACTES 2026, një hapësirë e rëndësishme shkencore që bashkon profesionistë të shëndetit nga vendi, Rajoni dhe Bota për të ndarë eksperienca e shkëmbimit të eksperiencave, njohurive dhe praktikave bashkëkohore në fushën e traumës dhe kujdesit akut.

🏥Për Spitalin Universitar të Traumës, bashkëorganizimi i këtij kongresi është veçanërisht domethënës, pasi trauma dhe urgjenca janë në zemër të misionit të institucionit.

👏🏼Në ceremoninë e hapjes, mbajtën fjalën përshëndetëse:

SH.T.Z.Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë

Znj. Eugena Tomini, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Prof. Xheladin Dracini Rektor i Fakultetit të Mjekësisë

Znj.Edlira Bode, Drejtore e Përgjithshme e SUT

Prof. Agron Dogjani Kryetar i Komitetit Shkencor të ACTES

👥️Në fjalën e mirëseardhjes u theksua rëndësia e bashkëpunimit profesional, me një qëllim të përbashkët: një pacient më i sigurt, një trajtim më i shpejtë dhe një kujdes shëndetësor më cilësor, përmirësimit të vazhdueshëm të infrastructures dhe teknologjisë.

🥼Kongresi mbetet një platformë e fuqishme për edukim, shkëmbim përvojash dhe përmirësim të praktikës klinike, duke forcuar rrjetin e profesionistëve që punojnë çdo ditë në vijën e parë të emergjencave.

25/09/2026
25/09/2026
25/09/2026
🏥 Në Spitalin Universitar të Traumës u zhvillua një aktivitet shkencor në kuadër të edukimit në vazhdim, organizuar nga ...
23/09/2026

🏥 Në Spitalin Universitar të Traumës u zhvillua një aktivitet shkencor në kuadër të edukimit në vazhdim, organizuar nga Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme.

📍Në trajnime u prezantuan temat me rëndësi për praktikën klinike dhe menaxhimin e pacientëve, duke sjellë në fokus lidhjen mes diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit të përshtatur sipas nevojave të pacientit.

🥼Mjeket:
Dr. Aurora Skënderi – “Reaksionet medikamentoze”
Dr. Edina Zhabjaku – “Urtikaria akute”
Dr. Haidi Gorica – “Paraneoplastic Neurological Disorders”
Dr. Marsida Kasa – “Veshka dhe medikamentet”

Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave profesionale kontribuojnë në:
✔️ forcimin e bashkëpunimit multidisiplinar
✔️ përditësimin e njohurive profesionale

👥️Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme në SUT vijon angazhimin për zhvillimin profesional të stafit dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve.

22/09/2026

Address

Laprake
Tirana
1001

Telephone

+35544330182

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Universitar i Traumës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Universitar i Traumës:

Shortcuts

Sponsored

Share

Category