Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming"

Call Directions Website Contact the practice

Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming" Adresa: Rruga"Myslym Shyri “pas Golden City hotel Tirane ose rruga Kavajes pas Kishes Katolike

KolposkopiaColposcopy eshte nje procedure e egzaminimit te qafes se mitres, vagines dhe vulves, nepemjet nje intrumenti ...
20/10/2026

Kolposkopia
Colposcopy eshte nje procedure e egzaminimit te qafes se mitres, vagines dhe vulves, nepemjet nje intrumenti te quajtur Kolposkop.
Kolposkopia rekomandohet te kryhet nese pap testi apo egzaminimi pelvic tregon ndryshime jonormale. Perdoret per te diagnostikuar:
• Kancerin e qafes se mitres
• Lythat ge***al
• Inflamacion te qafes se mitres ( cervicitis )
• Ndryshime prekanceroze indore te qafes se mitres
• Ndryshime prekanceroze ne vagine
• Ndryshime prekanceroze ne vulve
• Kancerin e Vagines
• Kancer Vulvar
Kolposkopia eshte procedure e sigurt, me shume pak rreziqe. Rralle mund te shihen komplikacione te tilla sikur:
• Hemoragji
• Infektion
• Dhimbje pelvike
• Ethe
Pergatitja:
• egzaminimi behet pasi kane kaluar mentruacionet
• te evitohen marrdheniet seksuale nje ose 2 nete me pare
• te mos perdoret tampon nje ose 2 nete para egzaminimit
• nese ka probleme te tjera mund te perdoret nje qetesues te tipit advil, ponstan para egzaminimit.
Gjate procedures:
Kolposcopia behet ne dhomen ambulatore dhe zgjat nga 10 deri 20 minuta. Egzaminimi behet ne shtratin gjinekologjik ( ne te njejten menyre si vizita gjinekologjike ) Vendoset spekulumi va**nal plastic apo metalik, ne vagine dhe behet e dukshme qafa e mitres. Vendoset kolposkopi disa cm larg, dhe pastrohet qafa e mitres dhe va**na me ane te nje pambuku te thate. Me pas aplikohet pambuk i lagur me acid acetic ( i holluar )
Kjo mund te japi shkaktoj nje ndjenje djegje te lehte. gjate ketij aplikimi behen te dukshme zonat me qeliza te demtuara duke marre nje ngjyre te bardhe me intensitet te variushem ne varesi te grades se demtimit. Gjate kesaj kohe shihen per demtime te vazave te gjakut, me ane te nje filtri ngjyre jeshil.
Ne fund vendoset pambuk me solucion Lugol per te bere me mire te dukshme kufijte e zonave te demtuar, nga ato normale, si dhe ngjyrimin karakterisitk te zonave me ndryshime displazike. Ne rast se shihen zona te dyshimta atehere me ane te nje intrumenti te mprehte meret nje pjesez indore dhe cohet ne laborator per studime te metejshme.
• biopsia e qafes se mitres: pergjithesisht nuk jep dhimbje, por mundet qe disa paciente te ndjejne nje lloj presioni apo krampe
• biopsia e vagines: pjesa me e madhe e vagines ka ndjeshmeri te ulet, por ne pjesen e poshtme te saj mund te shkaktoj dhimbje cka ben te domosdoshem perdorimin e anestezise lokale. Nese ka hemoragji mund te perdoren lende kimike ne vendin e biopsies.
Pas kolposkopise
Nese nuk merret biopsi mund te vazhdohet aktiviteti jetesor normalisht.
Ne rast marrje te biopsise mund te kete:
• dhimbje va**nal ose vulvar qe zgjsin nje apo dy dite
• hemoragji e lehte 3 deri 4 dite
• sekrecione va**nale ne ngjyre te erret
Ne te tilla raste duhen shmangur perdorimi i tamponave, larjeve dhe dusheve va**nal, si dhe marrdheniet seksuale per te pakten 1 jave.

12/10/2026

Gra dhe vajza, kujdesuni për shëndetin tuaj! Bëni ekzaminimin e gjirit!

CFARE ESHTE KANCERI I GJIRIT?
Kanceri i gjirit eshte nje nga semundjet tumorale me te shpeshta ne ditet e sotme qe prek sidomos moshat mbi 35 vjec.

JENI TE RREZIKUARA NESE :
• Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit
• Jeni mbi 40 vjec; sepse rreziku rritet bashke me moshen
• Periodat ju ka filluar para moshes 12 vjec;
• Periodat ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec;
• Nuk keni lindur kurre femije
• Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjeç;
• Jeni mbipeshe
• Pini teper duhan dhe alkool
• Kryeni aktivitet te paket fizik

JA DISA MENYRA PER TE ZBULUAR KANCERIN E GJIRIT!
Vetekontrolli mujor i gjirit
• Kontrolli i gjirit tek mjeku
• Mamografia
• Ekografia e gjirit

PO EKOGRAFIA E GJIRIT C'FARE ESHTE?
Ekografia e gjirit eshte nje lloj tjeter kontrolli i gjirit qe kryet nga mjeku radiolog/onkolog/gjinekolog. Ne ekografine e gjirit shihen patologjite malinje(kanceret) dhe beninje ( kiste,noduse etj..)
Prane klinikes tone mund te beni ekon e gjirit ndersa viziten e gjirit me mjekun gjinekolog e ofrojme falas !

Ne ju mirepresim

Send a message to learn more

01/10/2026
Çrregullimet e gjendres tiroide gjate shtatezanise.1.HypothyroidizmiHypothyroidizmi komplikon mbi 3% te shtatezanive, ng...
03/09/2026

Çrregullimet e gjendres tiroide gjate shtatezanise.
1.Hypothyroidizmi
Hypothyroidizmi komplikon mbi 3% te shtatezanive, nga ku 0,3 deri 0,5 % eshte e formes klinike dhe 2 deri 2,5 % ne formen subklinike.Ne rastet kur marrja e Jodit eshte e mjaftueshme, shkaku me i shpeshte eshte tiroiditi autoimun si shkak i hipotiroidizmit, ndersa nje pjese e vogel eshte me natyre jatrogjenike pas interventeve kirurgjikale per kancer dhe nodul te gjendres tiroide, apo ne rast ablacioni radioaktiv te hipertiroidizmit. Grate diagnostikohen me hipotiroidizem kur kane rritje te vlerave te TSH, me vlera te uleta f T4 dhe ne formen subklinike kur ka rritje te TSH < se 10 mlUI/ml, por me vlera normale te f T4.
Hipotiroidizmi, klinik apo subklinik, sikur dhe rritja e TSH amtar shoqerohen me:
- Rritje te deshtimeve sponta, humbje fetale, lindje parakohe
- Crregullime hypertensive, shkeputje placentare,
- Zhvillim neurologjik te dobet
Forma klinike shpesh shoqerohet me anemi amtare, hemoragji postpartum.
Forma subklinike mund te komplikohen me zhvillim te diabetit gestacional, paraqitje podalike, femije me peshe trupore te ulet, detres fetal, sindrom te detresit repsirator.
Duke pare lidhjen midis hipotiroidizmit dhe komplikacioneve te ndryshme paslindjes duhet bere mjekimi i duhur per te ulur keto rreziqe !
Me shume e diskutuar se fundmi eshte : a duhen trajtuar te gjitha grate me hipotiroidizem subklinik ….Mbi 40 % e grave me antitrupa tiroidien pozitive, do te zhvillojne hipotiroidizem gjate ose menjehere pas perfundimit te shtatezanise.Per te pare nese hipotiroizmi i kapur ne fillim te shtatezanise do te perparoj, duhen percaktuar me pare cilet jane ata faktore qe ndikojne ne kete kalim.
Trajtimi i Hypothyroidizmit gjate shtatezanise
Levothyroxina eshte trajtimi i zgjedhur me qellimin e normalizimit te perqendrimit te TSh ne gjak.Gjate shtatezanise trajtimi duhet nisur me nje doze me te perafert me dozen perfundimtare ne arritjen e efektit. Shtatezania rrit kerkesat per levotiroksin ne shumicen e grave shume heret, edhe ne ato gra te trajtuara ne periudhen prekoncepsionale.Vlera e TSH prekonceptional duhet te jete me e vogel se 2,5ml UI/l.Megjithate edhe me manaxhimin e duhur prenatal ne mbi 27 % e ketyre grave do te kene rritje te TSH ne fillim te shtatezanise, cka kerkon rritje te vleres se levotiroxines ne 25 deri 30%.Sa me mire te kontrollohet hipotiroidizmi para shtatezanise, aq me pak do te jete e mundshme rritja e vlerave te TSH.
Ne grate hipotiroide, pavaresisht nga shkaku, me vlera bazale e TSH nen 5mlU/I, pas marrjes se 2 deri 3 tableta shtese ne jave, mbeten eutroidiene gjate gjithe shtatezanise.Grate qe kane nevoje per ulje te dozes jane me shpesh athireotike, dhe marrin te pakten 100 μg/dt,ose vlera te TSH

Çrregullimet e gjendres tiroide gjate shtatezaniseÇrregullimet dhe semundjet e gjendres tiroide prekin rreth 5 % te shta...
12/08/2026

Çrregullimet e gjendres tiroide gjate shtatezanise
Çrregullimet dhe semundjet e gjendres tiroide prekin rreth 5 % te shtatezanive.
Gjate shtatezanise ndodhin ndryshime fiziologjike te funksionit tiroidien :
- shihet nje rritje e perqendrimit te globulinave lidhese si pergjigjje ndaj efektit estrogjenik.
- Vlerat serike te TSH ulen ne fillim te shtatezanise si rezultat i stimulimit direkt nga gonadotropina korionike.
- Permasat tiroide dhe prodhimi i hormoneve tiroid rritet gjate shtatezanise
- Rriten kerkesat per jod si rezulutat i rritjes se klirensit renal dhe humbjes ne njesine feto-amtare.
Shtatezania konsiderohet si test -stress per funksionin e gjendres tiroide amtare, ku grate me rezerve te kufizuar do te zhvillojne hipotiroidizem.
Diagnoza e semundjeve te gjendres tiroide eshte e veshtire pasi shenjat klinike dhe simptomat imitojne shenjat e shtatezanise.
Ulja e funksionit do te jepte shtim ne peshe dhe lodhje, kapsllek, nderkohe qe rritja e funksionit jep te vjella dhe shtim te oreksit. Prandaj rekomandohet depisitimi i TSH para dhe ne periudhen e hershme te shtatezanise.
Per shkak te ndyshimeve fiziologjike te funksionit tiroid, vlerat reference te TSh dhe fT4 te popullates se gjere, nuk munden te perdoren ne grate shtatezana. Bazuar ne studimet e fundit jane krijuar intervale reference te perqendrimit te TSH ne grate shtatezane te shendetshme. Grate me vlera serike te TSH > 2.5mlu/ml ne tremujorin e pare te shtatezanise, dhe mbi 3,0 mlUi/l ne tremujorin e dyte dhe te trete te shtatezanise diagnostikohen si hipotiroidizem.
Vlerat e rritjes se TSH dhe matja e fT4 perdoren per te dalluar hipotiroizmin subklinik nga ai klinik. Kufiri me ulet i vleres se TSh eshte me i vogel sesa ne ne pjesen tjeter te popullates. Ne raste te rritjes se izoluar te TSH ose e uljes se fT4 per te konfirmuar diagnozen eshte e keshillueshme perseritja e dozmit pas nje jave. Matja e fT4 karakterizohet nga nje rritje ne fillim te shtatezanise, dhe ulje mepasshme. Mund te perdoret dhe dozimi i tiroxines totale, por qe ka nje variabilitet per shkak te glogulinave lidhese, cka con ne ulje te saktesise diagnostikuese.
Gjithsesi, vendimi klinik per te vene diagnozen dhe per te nisur trajtimin e hipo apo hipertiroidizmit, duhet bazuar mbi vleren e perqendrimit te TSH dhe mbi te dhenat klinike.Duke qene se diagnoza e semundjeve te gjendres tiroide gjate shtatezanise eshte e veshtire, diagnoza e sakte prenatale dhe mjekimi i tyre eshte shume i rendesishem.Trajimi i tyre duhet bere ne klinika te specializuara multidisiplinare nga mjek endokrinolog, obsteter dhe pediater ne te njejten kohe per te ulur komplikacionet gjate shtatezanise dhe pas lindjes.

Gjenetikisht jemi pothuajse te gjithe njesoj. Vetemrreth 0.5-1% e ADN-e eshte ajo qe na ben unike:pamja, predispozitat s...
03/08/2026

Gjenetikisht jemi pothuajse te gjithe njesoj. Vetem
rreth 0.5-1% e ADN-e eshte ajo qe na ben unike:
pamja, predispozitat shendetesore, menyra si reagon trupi yne dhe shume veçori te tjera. Eshte e pabesueshme si nje ndryshim kaq i vogel gjenetik krijon kaq shume diversitet njerezor.
Prandaj gjenetika eshte nje mjet kaq i fuqishem per te
kuptuar me mire shendetin dhe veten tone.

Anemia gjatë shtatzanisëGjate shtatzanise, ndodhin ndryshme te medha ne organizmin e gruas qe perfshijne ndryshimet horm...
29/07/2026

Anemia gjatë shtatzanisë
Gjate shtatzanise, ndodhin ndryshme te medha ne organizmin e gruas qe perfshijne ndryshimet hormonale, metabolike me gjithe efektete e tyre ne organet dhe sistemet e organizmit. Fillimisht ka nje mbajtje te sasise se ujit ne organizmit, por nga ana tjeter ka rritje te kerkesave per hekur, qe eshte perberesi i hemoglobines ,proteines se rruazave te kuqe te gjakut, qe mbartin oksigjenin. Kjo rritje e kerkeses eshte per nenen, per bebin qe po zhvillohet si dhe placenten, sidomos ne tremurjorin e dyte dhe te trete. Nese hekuri ne organizem nuk eshte i mjaftuesheshem per te perballuar keto kerkesa do te zhvillohet anemia. Kjo eshte me e shprehur nese shtatezania shoqerohet me te vjella, nese barra eshte binjake, nese gruaja ka patur cikle me fluks te shtuar me pare. Nevoja ditore e nje gruaje shtetezane eshte 18 deri 27 mg ne dite, por duke qene se kjo sasi nuk mund te merret ne ushqim, rekomandohet marrja supplement ditorre e 30 mg hekur.
Anemia gjate shtatezanis mund te zhvillohet dhe nga mungesa e acidit folik, ose vit B12, apo nga crregullime te gjakut te trasheguara si dhe prania e semundjeve kronike.
Faktoret favorizes:
Dieta e varfer ne hekur, vitamina, folate.
Crregullime apo semundje te aparatit tretes, nderhyrje kirurgjikale ,
- cikle menstruale me fluks te shtuar qe zgjasin per nje kohe te gjate,
- semundje kronike si tumore te melcise, veshkave.
- forma te trasheguara te anemise, semundje autoimune
Shenjat: lodhje, lekure e zbehte, zbehje te mukozave, dobesim te thonjeve, veshtiresi ne gelltitje, ndyshime ne humor dhe perqendrim, crregullime te rrahjeve te zemres, shpeshtime te tyre, shkurtim te frymemarrjes, keputje, duar dhe kembe te ftohta. dhimbje koke (megjithese keto jane dhe shenja shoqeruese te shtazanise). Studime te koheve te fundit kane treguar nje lidhje midis formave te renda te anemise nga mungesa e hekurit dhe nje deshire te madhe per ngrenien e akullit, letres apo argjiles. Cdo grua shtatezane ne fillim te shtatezanise i nenshtrohet egzaminit te gjakut per matjen e hemoglobines, hematokritit, sideremise, dhe morfologjise se gjakut.
Ne varesi te lloji te anemise do te jete dhe mjekimi:
Nese behet fjale per anemi nga mungesa e hekurit merret suplement hekur 60 deri 120 mg ne dite, merret ne formen e ferri sulaft 325 mg (60mg hekur) ose ferrous glukonat 300 mg (34 mg hekur), ferri fumarat 325mg tb (106 mg Hekur). Per tu perthithur me mire, duhet marr me vit C, leng portokalli, qitroje, leng domateje me stomak bosh, por asnjehere nuk merren me qumesht dhe me kafe apo caj apo calcium.
Marrja e hekurit shoqerohet me efekte anesore, te tilla si kapsllek, djegje te stomakut, te perzjera te vjella.
Si ndikon anemia te bebi ?
Pergjithesisht bebi kujdeset vete per nevojat e tij per hekur duke marre tek nena, por anemia e nenes mund te ndikoj ne hekurin e depozituar cka rrit rrezikun per zhvillim te anemise me vone gjate femirise. Anemia nga mungesa e hekurit lidhet me rritje te rrezikut per lindje parakohe dhe lindje te femijeve me peshe te ulet, dhe ne raste me te rralla te formave ekstreme mund te coj ne vdekje te bebit ne miter apo pas lindjes.
Efektet te nena nese gruaja do te jete anemike ajo do te jete e keputur, ka mungese te energjive, trupi e ka me te veshtire per te perballuar infeksionet, do te jete me veshtire per te perballuar lindjen, shtohet mundesia per te patur hemoragji pas lindjes, rritet rrisku per te kaluar depresionin post partum.
Çduhet bere per ta parandaluar?
Se pari nje diete e shendetshme e pasur me ushqime per permbajne hekur: mishi i kuq eshte burimi me i mire i hekurit, por nuk perjashtohen mishrat e tjere, peshku apo burimeet joshtazore sikur: bathet, thjereza, rrushi i thate, kumbulla, fig, patate me gjithe lekuren, kajsi, brokoli, perimet e gjelbra, drithrat arrat, farat e ndryshme.

NIPT (Non-Invasive Prenatal Test) eshtë një nga metodat më të sigurta dhe moderne për skrining prenatal.Ai realizohet me...
16/07/2026

NIPT (Non-Invasive Prenatal Test) eshtë një nga metodat më të sigurta dhe moderne për skrining prenatal.
Ai realizohet me një analize te thjesht gjaku të nënës, pa
rrezik per fetusin, duke ofruar saktësi shume te lartë në
zbulimin e anomalive kromozomike më te shpeshta, si
Trisomia 21, 18 dhe 13.
Nipti me gjithperfshires dhe më i avancuar :
Zbulon trisomite më te zakonshme (Down, Edwards,
Patau)
Analizon aneuploditë e kromozomeve seksuale
Identifikon delecione/duplikime (CNV) >7Mb në të
gjitha kromozomet
Perfshin panelin e mikrodelecioneve më të shpeshta
genetike si :
-22q11.2 DiGeorge syndrome
-1p36 Deletion syndrome
-4p (WOLF-Hirschhorn syndrome)
-5p (CRI -DU-CHAT syndrome)
-15q11.2 (PRADER WILLI/ANGELMAN syndrome )
Opsion për aneuploditë autosomale të rralla

13/06/2026

Anorgazmia (Mungesa e orgazmës)
Anorgazmia është përkufizimi mjekësor që i bëhet vështirësisë për arritjen e orgazmës pas një stimulimi të mjaftueshëm seksual. Kjo është një gjendje e shpeshtë që prek shumë gra, më tepër se sesa mendohet. Orgazmat variojnë në intensitet dhe gratë karakterizohen nga frekuenca e orgazmave të tyre dhe niveli i stimulimit të domosdoshëm për të shkaktuar orgazmën. Përveç kësaj, ka variabilitet që lidhet me moshën, gjendjen shëndetësore dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme.
Simptomat
Orgazma është të ndjerit e një kënaqësie të madhe dhe çlirimi të tensionit fizik, të shoqëruar me kontraksione ritmike të pavullnetshme të muskulaturës pelvike. Bazuar në këtë përcaktim, anorgazma është paaftësia për të përjetuar orgazmë apo vonesa e zgjatur për të arritur në orgazëm. Klasifikohen disa tipa anorgazmash:
• Anorgazma primare: Kur gruaja nuk ka arritur kurrë orgazëm
• Anorgazma sekondare: Kur gruaja ka pasur më parë orgazma, por së fundmi ka vështirësi në arritjen e tyre.
• Anorgazma situacionale: Kur gruaja arrin në orgazëm vetëm në gjendje të caktuara p.sh. gjatë seksit oral apo masturbimit. (Kjo është shumë e shpeshtë tek gratë). Në fakt, shumica e grave arrijnë në orgazëm vetëm gjatë stimulimit të klitoris.
• Anorgazma e përgjithshme: Kur gruaja nuk arrin në orgazëm në çdo lloj pozicioni dhe me cilindo partner.
Shkaqet
Pavarësisht asaj që përshkruhet apo shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizik, emocional dhe psikologjik.
Shkaqet fizike: Shumë sëmundje, ndryshime fizike apo medikamente të ndryshme mund të interferojnë me orgazmën:
Gjendje mjekësore: Sëmundjet si: diabeti apo skleroza multiple, ndikojnë në shfaqjen e problemeve me orgazmën.
Ndërhyrje gjinekologjike: Operacionet e qafës së mitrës, heqja e mitrës, prania e aderencave nga infeksionet kronike, i bëjnë marrëdhëniet seksuale të dhimbshme.
Medikamente të ndryshëm: Medikamentet që përdoren për mjekimin e tensionit të lartë të gjakut, anti alergjikët apo antidepresivët ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve seksuale.
Alkooli dhe droga: Sasia e madhe e alkoolit dhe përdorimi i drogave të ndryshme pengon aftësinë për arritjen e orgazmës.
Mosha: Me kalimin e viteve gruaja pëson ndryshime anatomike, hormonale, neurologjike apo kardiovaskulare, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në seksualitetin e saj. Vlerat estrogjenike gjatë kalimit në menopauzë, sjellin një ulje të ndjeshmërisë së klitoris, kokave të gjoksit, lëkurës. Po ashtu ndodh një pengim në qarkullimin e gjakut në vaginë dhe klitoris, ç’ka sjell stopim të orgazmës.
Shkaqe psikologjike:
• Probleme mendore si p.sh: ankthi ose depresioni
• Ankthi për arritjen e orgazmës
• Stresi dhe probleme financiare
• Kultura dhe besime fetare të ndryshme
• Frika nga shtatzënia apo marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
• Turpi apo droja
• Bërja fajtor për eksperiencat seksuale të ndryshme
Probleme të lidhjes
Shumë çifte që kanë probleme në marrëdhënien e tyre shfaqin probleme edhe gjatë akteve seksuale.
Për këtë ndikon:
• Mungesa e lidhjes me partnerin
• Konflikte apo probleme të pazgjidhura të ditës
• Komunikim i keq në lidhje me nevojat seksuale apo preferencat seksuale
• Tradhtia apo mungesa e besimit
Diagnostikimi:
• Anamneza mjekësore: Jeta seksuale, histori infeksionesh të kaluara, ndërhyrje kirurgjikale, japin të dhëna të rëndësishme që ndihmojnë në vënien e diagnozës.
• Ekzaminimi fizik, duke nisur nga tërësia e aparatit ge***al
Trajtimi
Është e vështirë të trajtohet anorgazma. Trajtimi do të varet nga shkaktarët, por më e rëndësishme është kombinimi i ndryshimeve në stilin e jetës, me terapinë në çift dhe preparatet.
Këshilla
E rëndësishme është të kuptohet trupi: të kuptosh anatominë e trupit tënd, të kuptosh mënyrën e pëlqyer të prekjes për të çuar në një kënaqësi seksuale më të plotë. Mund të përdoret një diagram për të kuptuar anatominë, por mund të përdoret dhe pasqyrë. Më e rëndësishme është ti kushtohet pak kohë eksplorimit të trupit. Nëpërmjet masturbimit ose një vibratori mund të kërkohet për të gjetur tipin e prekjes që të jep më shumë kënaqësi dhe më pas të diskutohet me partnerin. Nëse vetëeksplorimi është i pamundur, atëherë kjo mund të realizohet nëpërmjet partnerit. • Rritja e stimulimit seksual: Shumë gra kanë nevojë për stimulim direkt apo indirekt të klitoris për të arritur orgazëm, por jo të gjitha e realizojnë këtë. Ndryshimi i pozicioneve seksuale mund të sjell stimuli të kliroris,në të njëjtën kohë në pozicione të ndryshme bëhet e mundur që partneri të bëj prekjen e klitoris gjatë aktit seksual. Po ashtu përdorimi i vibratorit mund të ndihmojë ardhjen e orgazmës.
• Këshillimi i çiftit: Duke diskutuar për tensionet dhe mospërputhjet sociale, mund të rregullohet edhe jeta seksuale.
• S*x terapi: Kjo përfshin edukimin seksual, përmirësimin e aftësive komunikuese, ushtrime të sjelljes dhe mënyrës së prekjes së partnerit, etj.
Trajtimi medikamentoz
• Nëse ka sëmundje të tjera, mjekimi i tyre sjell në zgjidhjen e problemit të orgazmës.
• Terapi –Estrogjenike në formë të pilulave, patch apo xheli, mund të jepet një efekt pozitiv në funksionin e trurit dhe të faktorëve të sjelljes, që ndikojnë në përgjigjen seksuale. Përdorimi i estrogjenëve lokal va**nal, rrit fluksin e gjakut në vaginë dhe përmirëson dëshirën seksuale.
• Terapia me Testosterone: testosteroni luan një rol të rëndësishëm në funksionin seksual femëror, çon në rritje të orgazmës, por ky përdorim nuk është i aprovuar nga FDA. Nga ana tjetër përdorimi i testosteronit shoqërohet me efekte anësore si: shtim i qimeve, ndryshime të sjelljes dhe personalitetit.
Mjekësia alternative
• Zestra. Masazhi i klitoris me këtë vaj bimor, sjell rritje të kënaqësisë seksuale dhe si rrjedhojë orgazëm.
• ArginMax. Ky është një suplement oral, me përmbajtje L-arginine, që shkakton relaksim të vazave të gjakut dhe rritje të fluksit të gjakut në organet gjenitale, sidomos në klitoris.

Send a message to learn more

Address

Rruga Kavajes Afer Kishes Katolike Rrugica Him Kolli Ose M . Shyri Pas Big Market
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 19:30
Tuesday 09:00 - 19:30
Wednesday 08:30 - 19:30
Thursday 08:30 - 19:30
Friday 08:30 - 19:30
Saturday 08:30 - 14:30

Telephone

+355697389230

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Obstetrike-Gjinekolgjike "Fleming":

Shortcuts

Sponsored

Share