Klinika dentare Ro-dental

Klinika dentare Ro-dental Dr. Rovena Rama
Mjeke Stomatologe Gjithashtu ofrojmë dhe këshilla falas në lidhje me mirembajtjen dhe trajtimin e dhëmbëve për të gjithë pacientët e interesuar.

KLINIKA DENTARE “Dental-A” është një klinikë dentare e dedikuar të ofrojë trajtimet më të mira ne fushën e stomatologjisë, duke përdorur aparaturat më të mira të kohës (RITTER Gjermane) si dhe standartet më të larta europiane. Në ambientet e pastra dhe bashkëkohore të klinikes sonë kryhen të gjitha llojet e trajtimeve stomatologjike, qofshin këto trajtime në fushën e terapisë, ortopedisë dhe kiru

rgjisë, si dhe trajtime ne fushën e stomatologjisë estekike. Ne ofrojmë te gjitha trajtimet baze stomatologjike, si heqjet e dhëmbëve për fëmijë dhe të rritur, mbushje të gradave të ndryshme, trajtim infeksioni në dhëmbë, pastrim gurëzash dhe florifikim, zbardhim dhëmbësh, vendosje dhëmbësh porcelani (me bazament metalik ose zirkon) si dhe proteza të të gjitha llojeve. Gjatë cdo intervenimi përdoren pajisje të sterilizuara me kujdes dhe konform rregullave të sterilizimit. Pajisjet e perdorura gjatë një intervenimi nuk perdoren më në një intervenim tjetër, n.q.s më pare nuk kanë kaluar procesin e sterilizimit. Trajtimet e kryera në klinikën tonë, kryesisht ato terapeutike dhe ortopedike, shoqërohen me grafi para dhe pas përfundimit të punës, në mënyrë që shërbimi i kryer të jetë më transparent dhe më i besueshem. Të gjitha këto trajtime ofrohen nga mjekja jone e kualifikuar stomatologe, Dr. Albana (Qyra) ABAZI, si dhe shoqërohen nga kualiteti, mirësjellja dhe profe-sionalizmi. KUALITETI, MIRESJELLJA DHE PROFESIONALIZMI
është ajo çka ne na diferencon. Jeni te mirepritur
Me respekt
KLINIKA DENTARE “Dental-A”

__________________________________________________________________

LISTA E CMIMEVE

No Lloji i Trajtimi CMIMI

1 KIRURGJI, PROFILAKSI, STOMATOLOGJI ESTETIKE

1.1 Heqje dhëmbë qumështi 200,00 leke
1.2 Heqje dhëmbë-dhëmballë 500,00 leke

1.3 Florifikim 500,00 leke
1.4 Pastrim gurëzash 1.000,00 leke

1.5 Vendosje guri në dhëmbë
(gure zbukurimi) 1.000,00 leke
1.6 Zbardhim kimik dhëmbësh
(në kushtet e shtëpisë) 10.000,00 leke
1.7 Zbardhim kimik dhëmbësh
(në klinikë) 15.000,00 leke


2 PEDODONTI (mjekim i dhëmbëve të fë-mijëve), TERAPI (mjekim i dhëmbëve të të riturve)

2.1 Silant (mbushje mbrojtëse) 1.000,00 leke
2.2 Mbushje dhëmbë qumështi 1.500,00 leke

2.3 Trajtim i dhëmbëve me
infeksion (nje séancë) 1.000,00 leke
2.4 Mbushje grada I
(sipërfaqësore) 1.500,00 leke
2.5 Mbushje grada II
(pa heqje nervi) 2.000,00 leke
2.6 Mbushje grada III
(me heqje nervi - me një rrënjë) 2.500,00 leke
2.7 Mbushje grada III
(me heqje nervi - me më shumë
se një rrënjë) 3.000,00 leke
2.8 Mbushje grada IV
(me infeksion) 3.500,00 leke
2.9 Rikonstruksion dhëmbi me vidë 3.500,00 leke

3 ORTOPEDI

3.1 Dhëmbë porcelani
(bazament metalik) 8.000,00 leke
3.2 Dhëmbë porcelani
(bazament zirkon) 20.000,00 leke

3.3 Protezë me qiellëzë me
rrjetë metalike (1 nofull) 13.000,00 leke
3.4 Protezë parciale (e lëvizshme)
me skelet metalik (1 nofull) 20.000,00 leke
3.5 Protezë totale e zakonshme
(me dhëmbë të thjeshtë) 25.000,00 leke
3.6 Protezë totale e zakonshme
(me dhëmbë italianë) 30.000,00 leke

Këshilla për fëmijët.Si të lajmë dhëmbët në mënyrën e duhur.
14/01/2016

Këshilla për fëmijët.
Si të lajmë dhëmbët në mënyrën e duhur.

This video is all about brushing your teeth -- directed at children. Some topics include: plaque, cavities, and how to brush your teeth. The video also tells...

05/02/2015

Punim metal~porcelan I kryer ne kliniken Dental_A

16/04/2013
12/04/2013
08/04/2013
08/04/2013
08/04/2013

Zakonet e përditshme që dëmtojnë dhëmbët tuaj

Sheqeri, vera, si dhe hapja e shisheve me dhëmbë mund të dëmtojë buzëqeshjen tuaj.

Nga Georgie Binks
WebMD Magazine

Ju hani, pini dhe kryeni aktivitete sportive pa menduar shumë për dhëmbët tuaj, ndërkohë që nuk mund ta vini re se si ushqimi, pija, dhe aktivitetetet sportive mund të dëmtojne shëndetin e tyre. Njëzet e pesë përqind e të rriturve amerikanë mbi moshën 65 vjeçare kanë humbur të gjitha dhëmbët e tyre - këtu do të perpiqemi të shpjegojmë se si ju mund të mbroni dhëmbët tuaj.

1. Sheqeri dhe dhëmbët
Sheqeri është armiku nr 1 i dhëmbëve, dhe sa më gjatë që ai të qëndron në gojën tuaj, aq me keq është për to. Sheqeri konsumohet nga bakteret acid-prodhuese në gojën tuaj. Acidet e formuara nga këto baktere cojnë në prishjen e zmaltit të dhëmbëve. Shmangni ushqimet e pasura me sheqer të tilla si karamelet me xhelatinë, të cilat qëndrojnë të ngjitura në dhëmbët tuaj më shumë se ushqimet e tjera, si dhe mundohuni të evitoni frutat e thata, si rrush etj. Në vend të tyre mundohuni të konsumoni sa më shumë fruta të freskëta dhe ushqime pa sheqer.

2 Pijet dhe Dhëmbët
Sipas Robert Sorin, instruktor klinike, Departamenti i stomatologji dhe kirurgji orale, Spitali New York-Prezbiterian, pija freskuese Soda, qoftë ajo me apo pa sheqer, është e dëmshme për dhëmbët, pasi përmban acid, si dhe është një pije me sheqer të shtuar.
Edhe alkooli, madje edhe vetëm një gotë verë, është gjithashtu acid dhe mund të dëmtojnë dhëmbët. Përveç kësaj, alkooli redukton prodhimin e pështymë. "Pështyma shpërlan dhëmbët dhe ndihmon për të hequr pllakat dhe mbetjet bakteriale nga sipërfaqja e tyre. Sa me pak pllaka, aq më pak rrezik për acide bakteriale që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve"
Sorin thote se në rast te konsumimit të pijeve me soda dhe pijeve alkoolike, ështe mirë që të shpëlani gojën tuaj me ujë të bollshëm.

3 Rreziqe të tjera për dhëmbët
Në qoftë se ju përdorni dhëmbët tuaj për të hequr tapat e shisheve,për të hequr etiketat e veshjeve, apo për të hapur qese plastike, atëhere ndalojini këto veprime menjëherë.
Duhanpirësit duhet gjithashtu të marrin në konsideratë se si ky zakon ndikon në shëndetin oral. Nikotina I zverdh dhëmbët dhe mund të shkaktojnë edhe kancer të gojës. Përtypja e duhanit është edhe më e keqe, sepse duhani dhe elementët kancerogjenë në përbërjen e tij vjijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me mishrat dhe indet e buta të dhëmbëve, dhe qëndrojnë atje për një kohë të gjatë.
Gjithashtu, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ilaçet tuaja mund të shkaktojë tharje të gojës. Sipas Shoqatës Amerikane Dentare, më shumë se 500 medikamente mund ta ndikojnë për këtë. Goja e thatë pengon prodhimin e pështymë dhe rrit rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve.
Nëse ju merreni me sporte kontaktit, është mirë të merrni një mbrojtëse gojë në një dyqan sportiv ose ti kërkojini dentistit tuaj tju bëjë një të tillë, për mbrojtje dhe rehati maksimale.
Ju nuk duhet të jeni detyrimisht zgjuar që të dëmtoni dhëmbët tuaj. Sorin thotë se rreth 8% e amerikanëve i bluajnë dhëmbët e tyre, sidomos gjatë natës. Nëse dhe ju jeni njëri prej tyre, atëhere kontaktoni menjëherë me dentistin tuaj. Ai do tiu shpjegojë për mënyren se si të parandaloni bluarjen e dhëmbëve gjatë natës.

4 Pyetje dhe Pergjigje në lidhje me përtypet e akullit
Pyetje: "Kam filluar të përtyp akull 10 vjet më parë, pasi kjo më dukej shumë qetësues. Nderkohe qe tani kjo me është kthyer në një veprim, prej të cilit nuk mund të heq dot dorë. A është ky veprim i dëmshëm për dhëmbët e mi?"
Krystn Ëagenberg, 51, Neë York, N.Y.
Pergjigje:. "Për fat të keq po. Përtypja e akullit, si dhe e stilolapsave, lapsa dhe sendeve të ngjashme me to mund të shkaktojë konsumim të smaltit (sipërfaqen mbrojtese) të dhëmbit. Nëse dhëmbët tuaja janë të dëmtuara akulli mund të shkaktojë dhe prishje të strukturës së dhëmbit".
Robert Sorin, instruktor klinike, Departamenti i stomatologji dhe kirurgji orale, Spitali Neë York-prezbiterian

http://www.webmd.com/oral-health/features/your-teeth-bad-habits.

06/12/2011

KUJDESI DENTAR BAZE - (Per Femijet )

Kujdesi dentar i nje femije fillon me shtatzanine e shendetshme te nenes se tij ose te saj, pasi dhembet e femjes fillojne te formohen perpara lindjes. Ne qofte se jeni shtatzane beni kujdes qe te hani ushqime te balancuara si dhe te merrni sasi te konsiderueshme vitaminash dhe mineralesh. Eshte e rendesishme per grate shtatzana qe te bejne nje ekzaminim total te dhembeve dhe te trajtojne kavitetet ose semundjet e mishrave te dhembeve.

-->Dalja e dhembeve

Dhembet e pare te femijes suaj (dhembet e qumeshtit) zakonisht fillojne te shfaqen ne moshen 6 muajshe, megjithese kjo varion nga femija ne femije. Te 20 dhembet e qumeshtit duhet te shfaqen ndermjet moshes 6 muaj deri ne 3 vjet. Keto dhembe me pas do te bien ndermjet moshen 6 dhe 11 vjet.
Dhembet e pare te perhershem te femijeve tuaj (molaret) shfaqen pas dhembeve te qumeshtit ne moshen 6 vjecare. Dhembet e fundit te perhershem zakonisht shfaqen ndermjet moshes 12 dhe 21 vjec.

-->Kujdesi per dhembet e femijeve tuaj.

Eshte mire qe zakonet e mira te shendetit oral te fillojne perpara se te dalin dhembet e perhershem/

*Prinderit dhe Kujdestaret shpeshiI ndajne luget, pirunet dhe enet e tjera te kuzines me femijet. Peshtyma e lene ne keto ene permban baktere te cilat mund te shkaktojne prishje te dhembeve. Ndonjehere dhe puthjet mund te transferojne baktere. Duke mbajtur dhembet dhe gojen tuaj te paster dhe te shendetshme ju reduktoni rrezikun e transmetimit te bakterieve qe prishin dhembet tek femijet tuaj. Ju mund te parandaloni prishjen e dhembeve gjate femijerise se hereshme duke treguar kujdes qe familja juaj te praktikoje zakone te mira te shendetit oral.

*Me qofte se uji i pijshem qe ju perdorni nuk permban sasine e duhur te florit atehere konsultohuni me dentistin tuaj ne lidhje me sasine e nevojshme te florit qe i nevojitet femijes suaj. Zakonisht sasija e nevojshme e florit e gjendur ne shishet e ujit eshte e mjaftueshme per femijet dhe te riturit. Ne qofte se femija juaj ka nevoje per me teper flor, dentist juaj mund tju rekomandoje suplemente. Perdorini keto suplemente vetem sipas keshilles se tij, pasi sasija e tepert e florit mund te jete toksike dhe mund te demtoje dhembet e femijeve.

*Jepini femijes suaj ushqime me vlera ushqyese, si drithrat, perimet dhe frutat, ne menyre qe te mbani mishrat e dhembeve te shendetshem, pasi ne kete menyre formohen dhembe te forte dhe shmanget prishjen e dhembeve. Mundohuni ti shmangni ushqimet e pasura me sheqerna dhe karbohidrate te perpunuara si makaronat dhe buka e bardhe.

*Mos I jepni femijeve tuaj pastrues goje qe permban alkool. Ne qofte se femija juaj ne moshen 6 vjec e lart ka kavitete konsultohuni me dentistin tuaj nese femija duhet te perdore pastrues goje qe permban flor, por beni kujdes qe femija juaj most a gelltise ate.

*Mbajini femijet tuaj larg tymit te duhanit, pasi ai mund te ndikoje ne prishjen e dhembeve, semundjen e mishrave te dhembeve dhe ne cregullime te tjera shendetesore. Mesojini femijet tuaj per rrezikun e shkaktuar nga pirja e duhanit.

*Ne rast se femija juaj thith gishtin e tij ose te saj ose kafshon thonjet, ndihmojini ata qe ti heqin keto vese. Ne rast se femija nuk heq dot dore nga keto vese atehere konsultohuni me dentistin tuaj.

-->Perdorimi I furces dhe fillit dentar.

*Filloni te pastroni dhembet e femijeve tuaj me nje lecke te bute sapo vereni qe dhembet e pare kane filluar te shfaqen. Sapo fillojne te shfaqen me shume dhembe pastrojini ato me nje furce dhembesh te bute.

*Duke qene se perdorimi I tepert I florit mund te jete toksik dhe mund ti demtoje dhembet e femijeve konsultohini me doktorin ose dentistin tuaj nese eshte mire te perdorni paste dhembesh me flor apo jo. Pastrojani dhembet femijeve tuaj me furce gjate viteve te para (zakonisht deri ne moshen 3 vjecare) deri sa femija ta kryej vete kete process. Mesojini femijet tuaj qe te mos e gelltisin pasten e dhembeve.

*Femija juaj mund te mesoje se si te laje dhembet ne moshen 3 vjecare. Ne moshen 4 vjecare ata do te jene te afte ti lajne vete dhembet ne mengjes dhe ne mbremje, por ju duhet qe ta kontrolloni ate nese I ka pastruar dhembet ne menyren e duhur apo jo.

*Jepini femijeve tuaj nje furce te vogel dhe te bute dhe perdorni paste me flor ne nje sasi sa nje koker bizeleje. Bejini femijeve qe te mesojne nga ju se si pastrohen dhembet.

*Filloni te perdorni fillin dentar sapo dhembet e femijeve tuaj te prekin njeri-tjetrin. Konsultohuni me dentistin tuaj ne lidhje me kohen dhe menyren e duhur te perdorimit te fillit dentar dhe menyren se si te mesoni femijet tuaj te perdorin kete fill.

30/11/2011

KUJDESI DENTAR BAZE - (Veshtrim i pergjithshem 2)

-->A ekziston mundesia e parandalimit te problemeve dentare?

Per te mbajtur dhembet dhe mishrat e dhembeve te shendetshem kerkohet nje ushqim i mire si dhe nje pastrim i rregullt i dhembeve me furce dhe me fill dentar.
Me poshte gjenden disa keshilla se si ne mund ti mbajme dhembet dhe mishrat e dhembeve te shendetshem:

*Pastrojini dhembet tuaj me furce te pakten dy here ne dite, ne mengjes kur ngriheni nga gjumi si dhe ne darke para se te flini, si dhe mundohuni te perdorni fillin dentar te pakten nje here gjate dites. Ky veprim ndihmon ne eleminimin e Gurezave, te cilat cojne ne prishjen e dhembeve, mishrave dhe kockave rrethuese te dhembit.
*Perdorni nje paste dhembesh qe permban Flor pasi pasta me flor ndihmon ne parandalimin e kaviteteve dhe prishjen e dhembeve. Keshillohuni me stomatologun tuaj ne lidhje me pastruesit e gojes qe permbajne flor ose qe permbajne ingrediente qe luftojne gurezat. Beni kujdes qe pastat e dhembeve qe perdorni te jene te miratuara nga Shoqatat Dentare te autorizuara.
*Evitoni ushqimet me permbajtje te larte sheqernash. Sheqernat ndihmojne ne shtimin e gurezave tek dhembet.
*Evitoni perdorimin e duhanit, pasi duhani mund te shkaktoje semundje te mishrave te dhembeve si dhe kancer oral. Edhe ekspozimi ndaj tymit te duhanit mund te shkaktoje semundje te mishrave te dhembeve si dhe problem te tjera shendetsore.
*Praktikoni pastrimin e gjuhes. Per kete ju mund te perdorni furca te vecanta qe permbajne pastrues gjuhe (pyesni stomatologun tuaj per te tilla produkte). Pastrimi I gjuhes vecanerisht rekomandohet per duhanpiresit ose per ata persona, gjuha e te cileve eshte me te cara te thella.
*Kryeni kontrolle te rregullta tek dentist ne baze te nevojes se dhembeve tuaj per ekzaminim dhe pastrim.

-->Kur duhet te shkojne femijet e mi tek dentist?

Kur femija juaj eshte 6 muajsh doktori juaj duhet te vereje nese femija juaj do te kete problem dentare apo jo. Ne qofte se ai konstaton se femija juaj do te kete probleme dentare atehere ju duhet te kujdeseni qe femija te kontrollohet nga nje dentist perpara ditelindjes se tij te pare ose 6 muaj pasi i shfaqet njeri prej dhembeve te pare te qumeshtit. Pas vizites se pare prenotoni vizita te rregulta tek dentist cdo 6 muaj.
Ekspertet rekomandojne qe kujdesi dentar I femijes suaj te filloje ne moshen 12 muajshe. Ne qofte se femija juaj ka probleme dentar te shkaktuara nga rrezimet, semundjet ose nga problemet e zhvillimit ju duhet qe te konsultohemi sa me shpejt me dentistin pediater (pedodont).

29/11/2011

KUJDESI DENTAR BAZE - (Veshtrim i pergjithshem 1)

-->Cfare nenkuptojme me kujdesin dentar baze?

Me kujdes dentar baze nenkuptojme larjen e rregullt te dhembeve, viziten te dentisti juaj per kontrolle dhe pastrime periodike si dhe perdorimin e ushqimeve qe cilesohen te shendetshme per gojen, si ushqimet e pasura me drithera, perimet dhe frutat si dhe bulmetet.

-->Perse eshte i rendesishem kujdesi dentar baze?

Kujdesi dentar baze eshte i rrendesishem pasi ai:
*Parandalon prishjen e dhembeve.
*Parandalon semundjet e mishrave te dhembeve, te cilat mund te demtojen indet e mishrave dhe kockat ndihmese te dhembit dhe per rredhoje, nje periodhe afatgjate, mund te cojne dhe ne humbjen e dhembit.
*Shkurton kohen e vizites tek dentisti juaj dhe e ben kete vizite me te kendeshme.
*Kursen para. Duke parandaluar prishjen e dhemeve dhe semundjet e mishrave te dhembeve ju reduktoni nevojen per mbushje te dhembeve ose procedura te tjera me te kushtueshme.
*Ndihmon ne parandalimin e eres se keqe te gojes. Duke lare dhembet rregullisht ju njekohesisht pastroni gojen tuaj nga bakteriet qe shkaktojne eren e keqe te gojes.
*Ndihmon ne mbajtjen e dhembeve tuaj te bardhe dhe parandalon nxirjen e dhembeve nga ushqimi, pijet dhe duhani.
*I jep mundesi dhembeve qe te jetojne per nje kohe shume te gjate.

15/10/2011

Address

Rr. "MUZAKET", Perballe Kompleksit "ALMAK" Dhe Pallateve "Hawai", Don Bosko
Tirana

Opening Hours

Monday 09:30 - 14:00
16:00 - 19:30
Tuesday 09:30 - 14:00
16:00 - 19:30
Wednesday 09:30 - 14:00
16:00 - 19:30
Thursday 09:30 - 14:00
16:00 - 19:30
Friday 09:30 - 14:00
16:00 - 19:30
Saturday 10:00 - 14:00
16:00 - 18:00

Telephone

0695618972

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika dentare Ro-dental posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika dentare Ro-dental:

Shortcuts

Share

Category