Quantum Satis

Quantum Satis 🎙Podcast-i i parë mjekësor shqip
🎥 nga Arbi Mulhaxhia & Arjon Bajramaj

17/05/2025

Pse s'duhet te kemi idhuj? (Dr. Ilir Alimehmeti )

14/05/2025

Kjo nuk ndodh kurre ne Shqiperi! (Dr. Ilir Alimehmeti )

Kur ne bëmë 1 pyetësor në rrjetet tona sociale se kë do të donit të kishim të ftuarin e rradhës në podcast, shumica prej...
04/05/2025

Kur ne bëmë 1 pyetësor në rrjetet tona sociale se kë do të donit të kishim të ftuarin e rradhës në podcast, shumica prej jush thanë dr.Ilir Alimehmeti. Episodi që kërkuat erdhi!

Doktori e gjen veten duke kryer disa punë, prandaj dhe ne e pyetëm se ku e gjen motivin dhe dëshirën për t'ju përkushtuar. Si një fëmijë i 2 mjekëve mjaft të vlerësuar, ai ndan me ne ndikimin e tyre dhe pse zgjodhi mjekësinë. Edhe pse kishte zhvilluar një specializim në Shqipëri, ai pati mundësinë të vazhdonte një trajnim në Roterdam, ku tregon ato që mësoi dhe si përpiqet t'i transmetojë në vendin tonë tashmë. Në vazhdimësinë e dhënies së këtij kontributi, ai tregon dhe si është zhvilluar mjekësia në këto vite, një analizë e qartë se ku duhet të punojmë më shumë. Si një tirons të vjetër, na tregon dhe se ku do e çonte një mik të tij të huaj po të vinte në Tiranë. I njohur më shumë gjatë periudhës së pandemisë, ai ndan me ne gjithçka ndodhi atë periudhë, që nga informimi, puna si mjek, çështja e vaksinimit dhe një episod i pazakontë që i ndodhi në një emision në Kosovë.

Këtë episod e regjistruam në maj, kur dr.Iliri nuk ishte akoma një kandidat për deputet, por duket që qëllimin dhe dëshirën për të kontribuar e ka patur që atëherë.

Ky është një episod që thjesht mjafton t'i japësh "play", pastaj bëhesh dhe vetë pjesë.I tillë është episodi 19 i podcastit "Quantum Satis" Shpresojmë t'ju pëlqejë!

"Quantum Satis" do të thotë në sasinë e duhur dhe emri i podcastit tonë lidhet ngushtësisht me specialitetin të cilit i ...
14/04/2025

"Quantum Satis" do të thotë në sasinë e duhur dhe emri i podcastit tonë lidhet ngushtësisht me specialitetin të cilit i dedikohet ky episod, toksikologjisë.

I ftuar është dr.Alert Drishti, i cili jep një pasqyrim të plotë, si kurrë më parë, duke nisur që nga helmimet më të shpeshta, efektet anësore, arsyet që i çojnë njerëzit drejt përdorimit të substancave të ndryshme si dhe rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë. Doktori na tregon se për pacientët e tij më e rëndësishme se farmakoterapia, është psikoterapia, duke ndarë dhe se ku mund të realizohet në vendin tonë. Një nga sfidat më të vështira për të janë dhe helmimet në rast të tentativave suicidale, ku ai dëgjon ose "Dua të shpëtoj" ose "Kot u lodhe".

Si një mjek që studion varësinë, ndan me ne dhe varësinë më të madhe që ka.
Ky është episodi 18 i podcastit "Quantum Satis". Shpresojmë t'ju pëlqejë!

Pritjes i erdhi fundi...Podcasti i parë mjekësor shqip u rikthye!E ftuara jonë është Meg Koçiaj, neuroshkencëtare me një...
06/04/2025

Pritjes i erdhi fundi...Podcasti i parë mjekësor shqip u rikthye!

E ftuara jonë është Meg Koçiaj, neuroshkencëtare me një twist terapisteje, e diplomuar në King's College dhe duke e ushtruar profesionin e saj prej disa vitesh në Tiranë.

Ky episod nis natyrshëm nga një bisedë e zhvilluar kur kamera ishte fikur, mbi pozicionimin mes moderatorit e të ftuarit dhe krahasimin e këtij pozicionimi gjatë një terapie psikologjike. Më tej Megi ndan me ne arsyen e zgjedhjes së degës së neuroshkencës dhe sfidat e të studiuarit në King's College. Në bisedë e sipër tregon dhe përse zgjodhi frutin e bananes si emër për blogun e saj ku ndan njohuritë e saj me ndjekësit. Si një neuroshkencëtare dhe studiuese e trurit, na thotë se cilat janë të rejat në lidhje me studimet e fundit, a arrijmë dot të jemi "Multitasking" dhe cila është metoda më efektive e të studiuarit.

Nuk mund të linim pa diskutuar dhe epideminë më të madhe që po kalojmë, vetminë, me dëshirën për t'ju gjetur pranë e për të ndihmuar këdo që ka nevojë.

Ky është episodi 17 i podcastit "Quantum Satis".
Shpresojmë t'ju pëlqejë!

03/04/2025

Ju munguam? Shihemi të dielën!

(E mira është ta ndiqni deri në fund)

Ndërkohë që shijojmë ndeshjet e kampionatit europian, nuk harrojmë dhe profesionin tonë që është mjekësia. Në këtë episo...
23/06/2024

Ndërkohë që shijojmë ndeshjet e kampionatit europian, nuk harrojmë dhe profesionin tonë që është mjekësia. Në këtë episod, kushtuar obstetrikë-gjinekologjisë kemi të ftuar dr.Ardi Prushin, që ndan histori personale, por dhe këshilla shumë të rëndësishme.

Doktori si fillim na tregon se si u bë mjeku i parë në 1 familje arkitektësh dhe cilat ishin ngjarjet që e nxitën për të marrë këtë drejtim. Madje këto e nxitën dhe për të përcaktuar specialitetin që do merrte. Pavarësisht dëshirës së tij, ishte një problem mjekësor ai që e bëri të hiqte dorë nga ëndrra e tij dhe t'i përkushtohej obstetrikë-gjinekologjisë.

Kohës që jetojmë sot, ku çdo gjë e duam online dhe sa më shpejt, doktori ka vendosur t'i përshtatet dhe tregon se përse ka bërë këtë zgjedhje. Gjithashtu tregon dhe problemin që has më shpesh ku njerëzit nuk i kushtojnë shumë vëmendje informacioneve mjekësore të shtjelluara. Përveç kësaj tregon dhe se çfarë atij i "prish humorin" me konsultat online.

Doktor Ardi nuk i shpëton as rubrikës "Pyetje të ngrohta" ku mes të tjerash, tregon dhe objektin më të çuditshëm që ka hequr nga organi gjenital femëror.

Nuk harruam dhe këshillat mjekësore ku doktori tregon disa nga hapat që duhet të ndjekë 1 nënë shtatzënë deri në momentin e lindjes. Prekëm dhe temën e lindjes natyrale dhe cezariane, ku treguam pse mjekët insistojnë më tepër për 1 lindje natyrale. Për të mbetur tek lindja, me doktorin diskutuam dhe 1 temë sociale siç është ulja e numrit të lindjeve. Ndërkohë që trajtuam dhe surrogacinë, si një çështje që merr vëmendje çdo ditë. Duke qenë se pyetjet janë të shumta, u munduam të shpjegonim sa më qartë dhe thjeshtë se kur duhet kryer aborti. Por pa harruar dhe infeksionet urinare, që janë ndër problemet më të shpeshta këtë periudhë.

Në fund nuk harruam t'ju përgjigjemi as pyetjeve që ju na keni dërguar.
Ky është episodi 16 i podcastit "Quantum Satis". Shpresojmë t'ju pëlqejë!

Në një periudhë ku diskutohet për ide dhe platforma mbi jetën universitare për vitet në vazhdim, ne vendosëm që t'i kush...
16/06/2024

Në një periudhë ku diskutohet për ide dhe platforma mbi jetën universitare për vitet në vazhdim, ne vendosëm që t'i kushtojmë një episod special kandidatit për rektor të Universitetit të Mjekësisë, profesor Xheladin Draçini, aktualisht dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Me profesorin e nisëm bisedën nga e shkuara, për të ardhur në të tashmen dhe për të diskutuar mbi të ardhmen. Kështu profesori ndau me ne periudhën kur ka qenë student mjekësie, se si ka arritur të studiojë dhe të punojë turni 3 në të njëjtën kohë. Më pas tregon mbi sakrificat për tu bërë një kirurg i aftë dhe gjithashtu jep një mesazh të rëndësishëm që për një mjek nuk mjafton vetëm puna në sallë apo praktika e përditshme klinike, por duhet që edukimi mjekësor të jetë i vazhdueshëm.

Si kirurg prekëm pak dhe zhvillimin e këtij specialiteti të mjekësisë i cili ka ndryshuar shumë, madje sot po flitet për përdorimin e robotikës për zhvillimin e operimeve. Profesori gjithashtu dha një mesazh shumë të rëndësishëm që kirurgjia nuk është vetëm një profesion i meshkujve.

Për të kaluar tek pozicioni i dekanit dhe rektorit, profesori tregon që merr vlerë vetëm kur arrin t'i shërbesh studentëve dhe profesorëve. Gjithashtu ndan me ne momentin më të vështirë, impaktin më të madh që mendon se ai së bashku me ekipin e tij, si dekanat, kanë dhënë përgjatë këtyre 8 viteve. Ndërkohë që shpjegon dhe vizionin si rektor i ardhshëm.

Një pjesë të rëndësishme të bisedës ja kushtuam dhe studentëve, si një pjesë thelbësore e jetës universitare, që nga organizimet e tyre deri tek roli në vendimmarrje.

Një episod që mundohet të zbërthejë mjekun, pedagogun por dhe vizionin si kandidat për rektor të prof.Draçinit.
Ky është episodi 15 i podcastit "Quantum Satis". Shpresojmë t'ju pëlqejë!

Episodin e plotë e ndiqni në
• YouTube: https://youtu.be/6VD7xAwGxN4?si=JWbun5HVhF0zPijG

Kujdesi për lëkurën duhet të jetë gjatë gjithë vitit, por sidomos në periudhën e verës ku ekspozimi ndaj diellit është m...
09/06/2024

Kujdesi për lëkurën duhet të jetë gjatë gjithë vitit, por sidomos në periudhën e verës ku ekspozimi ndaj diellit është më i madh. Duke qenë se synojmë t'ju sjellim informacionet mjekësore jo vetëm në sasinë e duhur, por dhe në periudhën e duhur, atëherë kur keni më shumë nevojë, këtë episod vendosëm t'ja kushtojmë dermatologjisë ku e ftuar është dr.Monika Fida, mjeke dermatologe pranë QSUT dhe pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë.

Doktoresha na tregon mbi fillimet në mjekësi, vështirësitë e kaluara si dhe çelësin e suksesit të saj si pedagoge sot. Mjaft interesant për tu ndjekur është dhe ndryshimi i dermatologjisë, jo vetëm në infrastrukturë por dhe në konceptimin e këtij specialiteti mjekësie. Nga një degë jo shumë e pëlqyer nga mjekët e rinj përpara 2 dekadash, në një ndër degët më të preferuara sot.

Treguam se me çfarë merret tjetër një dermatolog përveç problemeve me lëkurën dhe adnekset e saj. Doktoresha flet dhe për risinë më të fundit në këtë specialitet siç është mjekësia estetike. Ndan raste klinike nga praktika e përditshme si mjeke duke dhënë mesazhe të qarta për të gjithë ata që interesohen për ndërhyrje estetike sa më cilësore. Duke mbetur tek praktika klinike, ndan dhe një rast ku nga një vëzhgim i kujdesshëm i nishaneve ka arritur të parandalojë zhvillimin e mëtejshëm të një melanome.

Në një periudhë ku shumë flasin për rutinën e lëkurës, doktoresha tregon cila është ajo e duhur nga këndvështrimi i një mjeke me përvojë. Gjithashtu shpjegon qartë dhe llojin e kremrave të diellit, spf e duhura që duhen përdorur sipas lëkurës.

Ju sigurojmë që do të merrni përgjigje për çdo lloj paqartësie apo problemi që mund të keni patur deri tani me lëkurën, pa ju harruar dhe ju që na keni nisur pyetje për probleme më specifike. Ky është episodi 14 i podcastit "Quantum Satis". Shpresojmë t'ju pëlqejë!

Episodin e plotë e ndiqni në
•YouTube: https://youtu.be/EFSVizTUZHY?si=PPfcTyerxjqIRQoH

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Quantum Satis posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Quantum Satis:

Shortcuts

Share